E premte, 26.04.2024, 12:07 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Fitoret e partive shqiptare në Maqedoni si të Pirros

E merkure, 08.10.2008, 06:48 PM


Xhevat Rexhaj
FITORET E PARTIVE SHQIPTARE NË MAQEDONI SI TË PIRROS

Nga Xhevat Rexhaj, Zvicerr

Assesi nuk bëjë pjesë në ata të cilët replikojnë, as me dëshirë e as me hidhërim. Megjithatë paska rast ku njeriu me dëshirë do të merrej me një temë apo shkrim në të cilin ka disa gjëra të cilat të bëjnë trysni dhe presion që të thuhen ndryshe, mirëpo pa e pasur as pa e menduar replikën e mëtutjeshme.

Ishte një shkrim i një autori me temën, Fitorja e Gruevskit, fitore e Pirros, i cili më bëri që të them diç ndryshe duke u nisur nga pikëpamja e ime. Thënë të drejtën fitoret e kundërshtarëve tanë, apo thënë më qartë armiqve tanë, ndoshta në shikim të parë duken si të Pirros, që më sa di unë ky Pirrua ishte paraardhës i yni- shqiptarëve, mirëpo në vazhdimësi këto fitore po na bëjnë dëm neve shqiptarëve konkretisht.

Do të ndalem pakëz tek bajraktarllaku i ynë shqiptarë. Në Mal të Zi kemi 4 parti politike e dimë mirë sa banorë janë, një numër i caktuar shqiptarësh janë në parti malazeze. Në Luginën e Preshevës janë dikun 5 parti politike e dimë mirë përqindjen e shqiptarëve, në trojet shqiptare në Iliridë-Maqedoni janë dikun me të rejat-të vjetrat 7 parti. Me sa shihet ky defaktorizim, dhe shkapërderdhje e shqiptarëve nëpër mëhalla, apo fise, si të dikurshmet, shqiptarëve ju sjell vetëm humbje. Nga historia, nga përditshmëria, nga mentaliteti i ynë kur kemi nga 5,6 apo 7 “KRYETAR” partish, 7 “SHEFA”, partish ahere vetvetiu dihet se këta kurrë nuk merren vesh ndërmjet vetes, sepse luftën kryesore e zhvillojnë në atë se cili është më patriot se tjetri dhe cili është më tradhtarë se tjetri. Dihet nga historia e jonë, nganjëherë fatkeqe se ne për nga numri i popullatës kemi më së shumti “ tradhtar” dhe më së shumti “patriot” për kokë banoresh. Rezultati i këtyre parti-klaneve, në fund është vetë dobësimi i kombit dhe përçmimi gjerë në nënçmim nga ana e armiqve tanë.. Për Shqipërinë dhe Kosovën nuk po ndalem se ato te e fundit janë shtete dhe me kohë partizat e vogla dhe hileqare siç ishte ajo e ORAs zhduken vetë nga skena politike.

Tani do ndalem te shqiptarët e Maqedonisë- Iliridës. Prej kohës kur kryetar ishte N. Halili në PPD, të cilin, ashtu siç mendonin ta rrëzonin dhe shkatërronin LDKnë, bashkëmendimtarët e njëjtë, në taborin shqiptarë u luajtë loja e përqarjesë ndërshqiptare. Hisenikët dihen, janë ende gjallë, dikush me shëndet të lig e dikush i fortë materialisht. E shkatërruan Z. Halilin, e humbën dhe e gjuajtën R. Osmanin e shumë të tjerë, dhe filluan të luftojnë njëri tjetrin, fatkeqësisht edhe me arme. Maqedonasit i fërkonin duart, luanin lojën e tyre dhe diplomacisë botërore i ofronin dokumente me bollëk se ja, ne me shqiptarë jemi mirë ama ata në mes vetes kanë luftë, nuk janë për rregull dhe shtet, pra nuk janë të interesuar për të drejtat e tyre.

Pas ndryshimeve që ndodhën si rezultat i UCKombëtare, u vërejt se ndoshta gjakrat do të ulen dhe shqiptarët me shpejtësi do të futen në trenin që të marrin të gjitha ato të drejta që u takonin si popull i dytë dhe vital në Iliridë. Mirëpo ç`ndodhi, filloi luftë e ftohët dhe vrasje, atentate e likuidime ndërshqiptare, sa për platformë u harrua, maqedonasit fërkonin duart. Partitë shqiptare gjatë fushatave zgjedhore, prapë po them fatkeqësisht luftonin në mes veti, vinte njëra në pushtet dhe rezultati, thuaja asgjë në dritë nuk shihej. Vinte tjetra në pushtet, pa fituar votat e shqiptarëve dhe luante me interesat shqiptare, nuk arriti të realizoi asnjë detyrë parësore për shqiptarët.

Pse nuk u pranua Kosova? Kush fajtorë?

Ndodhi rishpallja e pavarësisë së Kosovës, partia kinse radikaliste, shqiptare në qeveri me radikalistin e vërtet maqedonas Gruevskin, nuk u ndie për së gjalli. Për ta shtirë bishtin ndërmjet këmbëve u pajtua për zgjedhje të reja, u bë luftë, u plagosën dhe tmerrësisht u vra shqiptari prej shqiptari, fitoi partia që kishte fituar edhe përpara.

Tani më futja në kabinetin qeveritar ishte vetëm se një mundësi për të zënë vende të parëndësishme ministrore e të tjera dhe për të marr nga një pagë. Te e fundit rezultati për shqiptarët, katastrofë, fitoi shumicën absolute, “ Pirrua”, pra Gruevski. Sa për mëshirë dhe për hir të spektatorëve nga perëndimi ai e mori partin shqiptare në qeveri, çfarë kemi tani, sot është  8. tetori dhe Maqedonia nuk e ka pranuar ende Republikën e Kosovë- marri për të gjitha partitë politike shqiptare, marri për liderët- bajraktarët e fiseve. Kur Mali i Zi me një shumicë prej mbi 35% serbë e voton rezolutën për pranimin e Kosovës, Maqedonia me mbi 35% shqiptarë bënë thjeshtë tallje me të gjithë shqiptarët. Cervenkovski luan k...  duke deklaruar se ai është për njohjen e menjëhershme të Kosovës por ja që qeveria ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët nuk po tregon vullnet të tillë. Kjo është thika me dy teha, edhe nuk të pranojnë por edhe të l¨në fajtorë.

Prandaj, fitoret e  partive shqiptare në Maqedoni, duke mos e futur luftën dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,  janë fitore të Pirros.

Të jemi më në fund edhe ne shqiptarët të sinqertë dhe të drejtë edhe ndaj vetvetes. Mos ta vazhdojmë vesin e keq që për të metat dhe dobësitë tona të i fajësojmë të tjerët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora