E enjte, 25.04.2024, 05:45 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Nuk u falet varrosja e LDK-së

E merkure, 08.10.2008, 07:41 PM


Rugova - Agani
NUK U FALET VARROSJA E LDK-së

Nga Xhevat Rexhaj, Zvicër

Në vitin 1994, në një tubim asokohe madhështor, me rastin e 7 Shtatorit, shpalljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mysafirë i LDKsë në Scahffhausen ishte Akademik Fehmi Agani- Nënkryetar i LDKsë. Një sallë e madhe në qendër të Schaffhausenit ishte përplot shqiptarë, të moshave dhe gjinive të ndryshme, sinqerisht madhështi. Kishte njerëz që me vite nuk kishin qenë në Kosovë, mirëpo të gjithë me fytyrat e tyre e shprehnin atë krenarinë dhe dashurinë ndaj një Njeriu të madh të kombit shqiptarë, njeriut të dytë pas Presidentit Rogova, njeriut që mu si edhe ai i Madhi i kombit nuk e mirrte askënd në gojë për të keq, por fliste për të gjithë shqiptarët mirë. Manifestimi ishte mirë i përgatitur dhe atë kohë për herë të parë merrnin pjesë një elitë e zviceranëve edhe deputet federal, G. Meier, M. Wüthrich, J. Zimmermann, I. Eichenberger e të tjerë. Akademiku ynë mbajti një fjalë të shkurtër, përshëndeti të gjithë shqiptarët, mysafirët dhe sidomos të rinjtë. Ishte një mesazh” “Presidenti i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova ju përshëndetë të gjithë shqiptarëve në Zvicër duke ju uruar për sensibilizimin e çështjes së Kosovës, dhe keni kujdese ruani miqtë që i keni fituar, se është edhe më vështirë që ti mbajmë pranë” tha Dr. Fehmi Agani i cili  përqafohej nga të pranishmit, një mik zviceran i mahnitur tha, për fat ju shqiptarët paskeni njerëz të urtë dhe evropian, perspektiva e juaj është e sigurt.

Ishin shumë figura të mëdha të LDKsë në këtë Nëndegë sidomos para lufte. Pas luftës ishin edhe dy figura të mëdha të LDKsë, Zonja e nderuar Nekibe Kelmendi dhe i nderuari Zotëriu Alush Gashi. Qetësia, realiteti, atdhedashuria dhe LDK izmi i tyre na bënin të sigurt se ata janë shtylla në LDK. Për Zonjën Kelmendi miqtë zviceranë kishin lëvdata dhe komplimente të mëdha në të gjitha aspektet. Zotin A. Gashi ashtu se ashtu e njohim si një nder figurat dhe intelektualët dhe veprimtarët më të kulturuar shqiptarë. Pra ishim të gëzuar për vizitat e tyre të atëhershme.

Për ndryshim nga koha e Akademikut të Madh Agani, pas  lufte këto figura kyçe të LDKsë na ofronin diç tjetër, ta ndihmojmë materialisht Kosovën edhe me investime ,dhe të të  forcojmë LDKnë. Si zakonisht ne u besonim, ama jo edhe krejtësisht sikur para luftës, kishin ndodhur shumë gjëra të paparashikuara edhe për LDKistat.

Bindja ishte se sidomos figurat e mëdha të LDKsë, N. Kelmendi, A. Gashi, F. Sejdiu, N. Daci, B. Ramosaj,  K. Berisha, F. Ferati, L. Haziri( ishte edhe ai në Schjaffhausen në vitin 2004 në festën e LDKsë) e disa të tjerë do jenë besnikë të Presidentit Rugova dhe të LDKsë!.

Ka kohë ende për shpëtim

Nuk shkuan as 2-3 vite pas vizitave të këtyre dhe shumë të tjerëve nëpër perëndim, dhe mu ata , si personazhe kryesore morën pjesë në dramën-tragjedi, pas Zisë kombëtare me rastin e vdekjes së Presidentit I. Rugova, duke u bërë pjesë e një marrie histerike shkatërrimtare të organizmit më vital mbarëshqiptarë, LDK së. Qëllimin e Surrojit me bashkëmendimtarë e realizuan mu figurat kinse markante- të mplakura-të shterura nga idetë e reja-dhe të uritura për poste qeveritare, nuk e shkatërruan LDKnë si parti por e denigruan dhe e përdhunuan djersen e qindramijëra aktivistëve vërtet kombëtarë, dhe rugovistë me zemër-shpirt dhe trupë, pra në një mënyrë ia qitën faqen e zezë vargut milionësh mbarëshqiptarë që ia dhanë lamtumirën e fundit të dashurit të kombit, Presidentit të tyre,  e që  atë varrim madhështorë e kishte përgatitur dikush shumë mirë dhe në mënyre¨madhështore, me ndihmën e një Njeriu të madh Dukagjinas.

Ju figurat e kaluara të mëdha të LDKsë, jeni bashkëpjesëmarrëse në plagosjen e LDKsë, ju jeni përgjegjës për nënçmimin që iu bëhet juve dhe neve aktivistëve( shikojeni veten se ku uleni dhe si përçmoheni në qeveri, sidomos Zonja Kelmendi dhe Zotëriu Gashi, e pabesueshmese çfarë pranon të bëjë shqiptari për pushtet e karrikë), ju jeni fajtorë se për pak para jeni shitur, andaj ju lutemi që në momentin e fundit që do të keni mundësi të ruani edhe ata dy gisht fytyrë që iu ka mbetur. E keni mundësin, bëhuni shembull për gjeneratat e reja dhe ofroni mundësin që lakun që ia keni vë në fyt LDKsë ta këputni, do të ju jemi mirënjohës, dhe do të ketë të ardhme LDKja. Nëse jo për asgjë tjetër ahere për hir të moshës, Zonja Kelmendi, Zotëri Gashi, Zotëri Hamiti, Zotëri Berisha, Zotëri Kryeziu( n`u baft) bëhuni pjesë e ndryshimeve në LDK, iu ka hije dhe ju kërkohet juve si njerëzit ndër më të afërmit të Njeriut të Madh që e përmendni aty këtu, Njeriut që përmes tij ju edhe arritët aq lartë, andaj edhe ai do iu ishte mirënjohës nëse nuk lejoni që si bashkëpjesëmarrës ta varrosni LDKnë. Të nderuar-a, keni përgjegjësi të lartë morale dhe njerëzore, keni përgjegjësi para anëtarësisë që ishte dhe është e sinqertë, mos të ju mallkoi ofshama e tyre se del mu nga shpirti rugovian-kombëtarë-shqiptare.

Të gjithë keni qenë pjesëmarrës të Kuvendit të vitit 1994, Dr.Akademik Agani për hir të LDKsë gati se pranoi atë që ne e dimë, u futën e kush nuk u futën në kala për ta marr për brenda, nuk munden, e ju fatkeqësisht 12 vite më vonë i realizuat detyrat që ishin paraparë që ahere. Jemi në shekullin e ri, ofroni vend për ardhmërinë-rinin, të ec përpara LDKja.

Ka kohë që të shpëtoni LDKnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora