Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aurel Dasareti: Besimi i tepruar në parajsë sjell ferrin në tokë

| E diele, 08.12.2019, 05:01 PM |


Besimi i tepruar në parajsë sjell ferrin në tokë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Mosmarrëveshje e madhe për asgjë. Cili është qëllimi për të folur për asgjë, apo nëse asgjë nuk është me të vërtetë diçka? Debati fetar është kryesisht për asgjë. Kuptimi ekziston vetëm në përvojën tonë të botës, por cilat janë pasojat e kësaj nëse nuk besojmë në përmbajtjen e përvojës?

***

Në shumë fe, parajsa është një vend ku banojnë perënditë dhe qeniet e mbinatyrshme. Disa fe, të tilla si Judaizmi, Krishterimi dhe Islami, kanë zhvilluar gjithashtu besimin se parajsa është një vend i bukur dhe i begatshëm ku jetojnë të lumtur shpirtrat e të vdekurve, që në të gjallë nuk kanë bërë mëkate. Një lloj kopshti i Edenit. Qielli pastaj bëhet kundërshtari i vendit ku njerëz të këqij (siç janë shumë këlysh shqipfolës politik-bërës dhe pseudo-fetarë) do të torturohen pas vdekjes, ferr.

***

Përfytyrimi (mendimi i caktuar) i një jete të lumtur pas vdekjes nuk është vetëm i mirë. Sidomos kur shihni se sa vepra mizore janë justifikuar në besimin e një jete në botën tjetër. Prandaj, besimi i tepruar (që i kalon kufijtë) në një jetë pas vdekjes është diçka që ne mund ta bënim me sukses pa të.

Çfarë është feja? Dikush mund të mendojë se një lëndë (veprimtari, dije, lëmi profesionale) që e quan veten shkencë fetare kishte një përgjigje të thjeshtë për këtë pyetje, por kurrë nuk e bëri. Pse është kështu? Gjatë dy shekujve të fundit, shumë sende të ndryshme janë quajtur "fe". Qysh në fillim të shekullit të 20-të mund të renditen më shumë se njëqind përgjigje të ndryshme për këtë. Nëse pyetni njerëz në rrugë, do të merrni gjithashtu një listë të gjatë të shoqatave të ndryshme, përfshirë midisin e dijetarëve fetarë.

Shumëllojshmëria (një mori idesh).Ka edhe më shumë konsiderata që e bëjnë sfiduese përgjigjen e kësaj pyetjeje. Nëse shikojmë historinë e fesë, gjejmë një larmi të madhe. Jo vetëm midis, por edhe brenda secilës nga ato që shpesh i quajmë "fe". Le ta marrim si shembull "Krishterimin". Mund të ndahet midis drejtimeve të Katolicizmit dhe Protestantizmit. Edhe pse do të gjeni shumë ngjashmëri, siç është besimi në Jezusin e Nazaretit si Biri i Zotit, ekzistojnë gjithashtu shumë dallime, përfshirë atë që do të thotë "Biri i Zotit". Apo “Islamin”, Sunitët dhe Shiitët.

Pasojat. Një arsye e rëndësishme pse është sfiduese (qëndrim përballues)të përgjigjemi se çfarë është feja, është sepse mënyra se si dikush përgjigjet ka pasoja.

Shoqatat.Me fjalë të tjera, nuk janë vetëm përcaktimet dhe legjislacioni që përcaktojnë se çfarë është dhe nuk është feja. Ekzistojnë gjithashtu një numër shoqatash, qëndrimesh dhe supozimesh. Për disa njerëz, feja ka të bëjë ekskluzivisht me pushtet (fuqinë), për të tjerët ka të bëjë me çlirimin.

Për disa, feja është e ligjshme; ndërsa të tjerët preferojnë që feja të zhduket një herë e përgjithmonë.

Disa (njerëzit e duhur-zgjuar)besojnë se feja është diçka që i përket jetës private, ndërsa të tjerët (të hallakaturit-të krisurit mendsh)dëshirojnë ta ndajnë fenë e tyre me sa më shumë njerëz.

Pyetja është më e rëndësishme sesa përgjigja. Prandaj pyetja "çfarë është (një) fe?" duhet të pasohet me pyetjet "për kë?" Dhe "pse?" Përkundër asaj që dikush mund të mendojë, pra, pyetja, dhe jo përgjigjja, bëhet më e rëndësishmja.

Është një keqkuptim i madh të besosh se Zoti është kryesisht i interesuar për fenë.

Unë gjithmonë e kam respektuar fenë e të tjerëve. Siç kam thënë, ka vetëm një Zot dhe shumë njerëz të hutuar.