| E diele, 08.12.2019, 02:09 PM |
VUÇIQ NUK NA BEFASON SEPSE NUK DALLON NGA KRIMINELËT E MASAKRES SË RAÇAKUT
Nga
Dedë Preqi
Nganjëherë
na duket se njeriu kur nuk ecën përpara dhe sa i përketë harmonisë dhe kriterit
njerëzor, mbetën po ato grupe të njëjta parake, të përkufizuara nga vetë lloji
dhe miti i tyre, raca apo kultura, të cilat brenda shoqërisë bëhën protagonistë
të historisë tragjike, dhe krijojnë përshtypjen e kohës së egër mesjetare, që
akoma nuk mund të hyjnë në mes njerëzvepaqësor të shoqërisë paqësore.
Dhe
më e keqja kur, rritja e gjeneratave të reja joshet nga ana tjetër e lidhur me
mitet e kësaj natyre, dhe do e kenë jo lehtë të shmangën sëmundjeve të tilla,
që shdërrohen në katastrofa njerëzore, dhe i përngjajnë njëra-tjetres gjithnjë
e më shumë, pavarësisht se lindin në mes të Evropës, në Rusi, Kinë, Kore
Veriore, në Amerikën e Veriut, apo Amerikën Jugore.
Shoqëria
moderne, njerëzit e paqës njerëzore, njerëzit që dallojnë prej kafshëve,
përpiqen që ta trajtojnë ekzistencën e vet
dhe jetën ashtu sikur e trajton makineria lëndën e parë prej sëcilës e
nxjerr produktin e vet të pastër.
Në
thelb të kësaj natyre rreziqet në shoqëritë njerëzore nuk ndalen dhe shfaqën
edhe në kohën moderne e bashkëkohore, të cilat do bëhën shqetësuese në ditët
tona, që nuk dëshmojnë tjetër vetë faktit se këto mundësi kanë qenë përherë
vepruese, por asnjëherë nuk kanë qenë fitim prurëse, dhe asnjëherë nuk e kanë
nxjerrë njeriun prej krizës dhe vetë shkatërrimit njerëzor.
Mitëve
dhe përrallave i bashkangjiten vetëm popujt e epokës së paditur njerëzore, apo
të kohës së egër, të cilët nuk i kanë kuptuar namatisjet dhe mallkimet për
mëkatët e tyre, por në një kuptim të thellë, popujt e paqës dhe popujt e botës
së lirë demokratike, nënkuptohen vetëm ata që investojnë në këtë drejtim dhe në
këtë përspektivë njerëzore.
Asnjë
sundimtar dhe pushtues i ndonjë vendi në botë, nuk ka fituar ndonjë mirënjohje
të jetës dhe vepres, apo do të quhej fisnik dhe i suksesshëm me veprat
kriminale, apo të masakrave që ka shkakëtuar ndaj njerëzve të pafajshëm.
Kush
do ta quante vepër fisnike dhe të «shenjtë» njerëzore,siq e quan sot Serbia,
masakrimet dhe gjenocidin që shkakëtoi regjimiMillosheviqit,ndaj popullatës
shqiptare të Kosovës, në vitin 1998-99, dhe në të kundërtën e saj, 400 masakra
të tilla, siq ishte ajo e Reçakut, dhe të tjerat, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i quan
sot trillime dhe të pa vërteta.
Kjo
tregon se vetë ndjesia e mundimshme e të qenit fajtor, duket se është e lidhur me një vetëvlerësim
të kamufluar të situatës, që nuk bëhët fjalë thjeshtë vetëm për një individ,
por për një masë të gjërë individësh dhe kriminelësh, që nuk janë në gjendje ti
plotësojë kriteret njerëzore që ia kanë përcaktuar vetëvetës dhe shoqërisë.
Kështu
edhe kryetari i Serbisë, Vuçiq, veprimet e tijndaj popullit dhe shtetit të
Kosovës, janë shumë skandaloze për një kryetar shteti, që do të ishte edhe vetë
pasqyra e një burrështetasi serb dhe me një politike të tillë e tregon vetëm
arrogancën e një burrështeti , duke e mohuar dhe bishtëruar të vërtetën e
krimit dhe masakrave që shkakëtoj regjimi serb, bashkëkriminel i së cilës ishte
edhe vetë Aleksandër Vuçiqi.
Vuçiq,
nuk duhet të na befasoj shumë, sepse nuk dallon nga kriminelët e masakrave të
Raçakut dhe të 400 masakrave të tjera në Kosovë, por ky njeri dhe kriminelët
tjerë i ikin përgjesive dhe dënimëve që e meritojnë, nëse Kosova dhe politika e
akterëve të saj paraqitet e ngathtë dhe nuk është aktive në grumbullimin e
fakteve dhe dëshmive të vërteta, për ta paditur Serbinë për sëcilin krim dhe
kriminel të saj.
Nuk
duhet ti fajësojmë evropianët apo amerikanët për gabimet tona, apo të presim
gjithherë «llokum në gojë «, kur ekziston mundësia e kopetencave dhe forcave
vendore, që buron nga ligji dhe Kushtetuta e shtetit të Kosovës, kuptimi i sëcilës nuk mund të shprehet me anën e
konceptet të thjeshta të rebelimit të politikave të lidershipit tonë, e ca më
pak për një faj të madh, i cili del në pah përmes kryetarit Hashim Thaçi dhe
kryeministrit Edi Rama, duke ditur se bëhët fjalë për ngjarje të madhe
historike, nëse me Vuçiqin, bëhën pazare me tokat shqiptare.
Edhe
prej këtij këndvështrimi, Serbia e rritë mundësinë e veprimëve të saja
skandaloze karshi Kosovës, kur ekziston një kuadër i dobët politik i
lidershipit shqiptarë, dhe kështu ky shtet merr edhe optimizmin e vet për të
depërtuar në konceptet e veta mitike, edhe pse e di fort mirë se është në rrugë
të gabuar, ajo nuk ndalet me përdorimin e gjitha dredhive të veta, me qëllim të
destabilizimit dhe pengimin e këtij vendi që të integrohet me vendet e botës.