E premte, 19.04.2024, 05:16 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Vuçiç nuk dallon nga kriminelët e masakrës së Raçakut

E diele, 08.12.2019, 02:09 PM


VUÇIQ NUK NA BEFASON SEPSE NUK DALLON NGA KRIMINELËT E MASAKRES SË RAÇAKUT

Nga Dedë Preqi

Nganjëherë na duket se njeriu kur nuk ecën përpara dhe sa i përketë harmonisë dhe kriterit njerëzor, mbetën po ato grupe të njëjta parake, të përkufizuara nga vetë lloji dhe miti i tyre, raca apo kultura, të cilat brenda shoqërisë bëhën protagonistë të historisë tragjike, dhe krijojnë përshtypjen e kohës së egër mesjetare, që akoma nuk mund të hyjnë në mes njerëzvepaqësor të shoqërisë paqësore.

Dhe më e keqja kur, rritja e gjeneratave të reja joshet nga ana tjetër e lidhur me mitet e kësaj natyre, dhe do e kenë jo lehtë të shmangën sëmundjeve të tilla, që shdërrohen në katastrofa njerëzore, dhe i përngjajnë njëra-tjetres gjithnjë e më shumë, pavarësisht se lindin në mes të Evropës, në Rusi, Kinë, Kore Veriore, në Amerikën e Veriut, apo Amerikën Jugore.

Shoqëria moderne, njerëzit e paqës njerëzore, njerëzit që dallojnë prej kafshëve, përpiqen që ta trajtojnë ekzistencën e vet  dhe jetën ashtu sikur e trajton makineria lëndën e parë prej sëcilës e nxjerr produktin e vet të pastër.

Në thelb të kësaj natyre rreziqet në shoqëritë njerëzore nuk ndalen dhe shfaqën edhe në kohën moderne e bashkëkohore, të cilat do bëhën shqetësuese në ditët tona, që nuk dëshmojnë tjetër vetë faktit se këto mundësi kanë qenë përherë vepruese, por asnjëherë nuk kanë qenë fitim prurëse, dhe asnjëherë nuk e kanë nxjerrë njeriun prej krizës dhe vetë shkatërrimit njerëzor.

Mitëve dhe përrallave i bashkangjiten vetëm popujt e epokës së paditur njerëzore, apo të kohës së egër, të cilët nuk i kanë kuptuar namatisjet dhe mallkimet për mëkatët e tyre, por në një kuptim të thellë, popujt e paqës dhe popujt e botës së lirë demokratike, nënkuptohen vetëm ata që investojnë në këtë drejtim dhe në këtë përspektivë njerëzore.

Asnjë sundimtar dhe pushtues i ndonjë vendi në botë, nuk ka fituar ndonjë mirënjohje të jetës dhe vepres, apo do të quhej fisnik dhe i suksesshëm me veprat kriminale, apo të masakrave që ka shkakëtuar ndaj njerëzve të pafajshëm.

Kush do ta quante vepër fisnike dhe të «shenjtë» njerëzore,siq e quan sot Serbia, masakrimet dhe gjenocidin që shkakëtoi regjimiMillosheviqit,ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, në vitin 1998-99, dhe në të kundërtën e saj, 400 masakra të tilla, siq ishte ajo e Reçakut, dhe të tjerat,  kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i quan sot trillime dhe të pa vërteta.

Kjo tregon se vetë ndjesia e mundimshme e të qenit fajtor,  duket se është e lidhur me një vetëvlerësim të kamufluar të situatës, që nuk bëhët fjalë thjeshtë vetëm për një individ, por për një masë të gjërë individësh dhe kriminelësh, që nuk janë në gjendje ti plotësojë kriteret njerëzore që ia kanë përcaktuar vetëvetës dhe shoqërisë.

Kështu edhe kryetari i Serbisë, Vuçiq, veprimet e tijndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, janë shumë skandaloze për një kryetar shteti, që do të ishte edhe vetë pasqyra e një burrështetasi serb dhe me një politike të tillë e tregon vetëm arrogancën e një burrështeti , duke e mohuar dhe bishtëruar të vërtetën e krimit dhe masakrave që shkakëtoj regjimi serb, bashkëkriminel i së cilës ishte edhe vetë Aleksandër Vuçiqi.

Vuçiq, nuk duhet të na befasoj shumë, sepse nuk dallon nga kriminelët e masakrave të Raçakut dhe të 400 masakrave të tjera në Kosovë, por ky njeri dhe kriminelët tjerë i ikin përgjesive dhe dënimëve që e meritojnë, nëse Kosova dhe politika e akterëve të saj paraqitet e ngathtë dhe nuk është aktive në grumbullimin e fakteve dhe dëshmive të vërteta, për ta paditur Serbinë për sëcilin krim dhe kriminel të saj.

Nuk duhet ti fajësojmë evropianët apo amerikanët për gabimet tona, apo të presim gjithherë «llokum në gojë «, kur ekziston mundësia e kopetencave dhe forcave vendore, që buron nga ligji dhe Kushtetuta e shtetit të Kosovës, kuptimi i  sëcilës nuk mund të shprehet me anën e konceptet të thjeshta të rebelimit të politikave të lidershipit tonë, e ca më pak për një faj të madh, i cili del në pah përmes kryetarit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Edi Rama, duke ditur se bëhët fjalë për ngjarje të madhe historike, nëse me Vuçiqin, bëhën pazare me tokat shqiptare.

Edhe prej këtij këndvështrimi, Serbia e rritë mundësinë e veprimëve të saja skandaloze karshi Kosovës, kur ekziston një kuadër i dobët politik i lidershipit shqiptarë, dhe kështu ky shtet merr edhe optimizmin e vet për të depërtuar në konceptet e veta mitike, edhe pse e di fort mirë se është në rrugë të gabuar, ajo nuk ndalet me përdorimin e gjitha dredhive të veta, me qëllim të destabilizimit dhe pengimin e këtij vendi që të integrohet me vendet e botës.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora