Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mevlud Buci: Dritë e zotit në tokë të Arbnisë

| E diele, 08.12.2019, 11:08 AM |


DRITË E ZOTIT NË TOKË TË ARBNISË

MEVLUD BUCI

Hej, kush përfalet, kush dhuron,

Asht si drita që ndriçon,

Vllau vllait i kërkon ndjesë,

Një lajthi në dymbëdhjetë pjesë.

Kjo urti vjen prej lashtësie

Jemi  një në troje Arbnie,

Nga tan bota jehojnë fjalët:

“Në kamb shqiptarët për shqiptarët”.

E thotë zemra për kët votër

Bujari për vlla e motër

Za e jehonë në dhimbje të tërmetit,

Lëshjonë dritë shqipet e shkrepit.

Me lot në sy në hark ylberi

Elvis Naçi e Sindrit Bejleri,

Nga çdo anë globit të dheut

Se janë bijtë e Skënderbeut…

Hej, në log të mirësisë del bekimi

Prej çdo ane vjen urimi,

Tek plisi e lulja e shkrepit

Janë tan zemrat në ballë të tërmetit.

Me shpirt bese me dritë të zotit

Një janë bijtë e Kastriotit,

Shpirt i bardhë në dritë të lirisë

Dritë e zotit në tokë të Arbnisë…