E premte, 29.03.2024, 12:23 PM (GMT)

Mendime

Vildan Sharra: ‘’Zëri i Amerikës’’ dhe demo…hipokritët shqiptarë

E diele, 08.12.2019, 04:00 PM


“ZERI I AMERIKES” DHE DEMO…HIPOKRITET SHQIPTARE

Nga Vildan Sharra

Luften e fituam , por Europa e humbi lirine.Ne qofte se nuk i shporim keta derra dhe t’i dergojme andej nga kane ardhur, nje lufte me te madhe do te kemi perpara. Ruset, bolsheviket , nuk kane meshire per jeten njerezore, jane barbare, te dehur kronike, bij k..vash ... Une nuk kam deshire te vecante t’i kuptoj bolsheviket, pervec faktit se sa plumb ose hekur duhet per t’i zhdukur ata. Dhe u kerkoi eproreve te tij dy jave kohe per t’i shporur bolsheviket ruse nga Europa. Jane keto disa nga fjalet e dala nga goja e gjeneralit Xhorxh (George) Patton, komandantit te armates te 3-te te ushtrise clirimtare amerikane, qe i shpartalloi regjimentet hitleriane prej Afrikes,Sicilise deri ne Berlin, governatorit ushtarak te Bavarise ne 1945. Fjalet e tija nuk u pelqyen, shume ofenduese per aleatin bolshevik Stalin! Dhe bolshevizmi ozurpoi gjysmen e Europes, masakroi miliona e miliona njerez te pafajshem. U shfaros nje Hitler nga ruzulli tokesor, dhjetera te tjere u linden. U fshine nga faqja e dheut partite nazi-fashiste, por u zevendesuan me dhjetera parti te kuqe komuniste. Nje “lufte e ftohte” perfshiu ruzullin tokesor. Partite komuniste duke perfituar nga rrethanat e favorshme moren pushtetin, eleminuan intelektualet dhe kundershtaret politike, luftetaret e lirise i kthyen ne kriminele, ne vampira te kuq. Me propoganden e tyre e coroditen popullin, e shkruan historine me gjakun e njerezve te pafajshem. U vetequajten clirimtare, i munden dhe i perzune nazistet nga vendet e tyre ?! Pallavra dhe budalleqe nga me te neveritshmet, qe vazhdojne te propogandohet edhe sot, nga bijte e tyre dhe adhuruesit tru-shpelare qe kane zaptuar Shqiperine. Ne dokumentin e gjetur mbi “ Raportin e Wehrmacht -it , Ministrise se Mbrojtjes te Forcave Ushtarake te Gjermanise Hitleriane,te cilen e gjeti dhe e paraqiti ne simpoziume te ndryshme historike Bernd Jurgen Fischer, shkruhet se ushtria naziste u largua nga Shqiperia ne 4 Dhjetor 1944, dhe jo ne 29 Nentor sipas propogandes dhe historianeve komuniste. Aleatet,pasi e thyhen dhe shfarosen ushtrine naziste, filluan rindertimin e Gjermanise . Hapi i pare qe moren ishte “denazismi”,spastrimi ideollogjik,administrativ dhe fizik i mbeturinave hitleriane. Dhe filloi rindertimi i Gjermanise se re , demokratike, prej grave, pleqve dhe femijeve qe i shpetuan luftes vdekje-prurese hitleriane. Prania dhe ndihma amerikane bene qe ne pak se 30 vjet, gjermania te behet nje shtet i fuqishem demokratik, me nje ekonomi te fuqishme dhe shembull i perkryer i paqes dhe stabilitetit ne bote. Por cfare ndodhi ne Shqiperine e pas luftes? Me hyrjen ne L2B te Amerikes u kuptua se nazisteve u kishte ardhur fundi. Partia sllavo-komuniste ne Shqiperi me ikjen e ushtrise naziste e pushtoi vendin dhe shfarosi barbarisht gjithe intelektualet shqiptare, qe kishin studiuar ne shkollat me te mira te botes, e ardhmja e Shqiperise se Re te pasluftes. Masakruan gjithe prifterinjte katolike shqiptare , pjese te asaj popullsie qe i rezistuan pushtuesve otomane dhe islamizmit, krenaria dhe udheheqesit shpirterore te pavdekesise te kombit shqiptar. Dhuna dhe terrori sllavo-komunist , vazhdimesi e atij nazist, i preu rrugen per rindertim, zhvillim dhe perparim Shqiperise. Aleatet e kishin harruar Shqiperine, perendite u t’kuren dhe u verbuan prej terrorit te papare dhe te padegjuar komunist. Vriteshin dhe thereshin sherbestaret e kombit ne Shkoder dhe kudo ne Shqiperi. Fati dhe shpresa e kishin humbur rrugen. Tru-shpelaret brohorisnin per partine e kuqe. Kundershtaret ishin syrgjynosur dhe burgosur, por shpirterisht te pamposhtur, krenare qe ishin shqiptare, diellin prape kishin per t’a pare. Shqiperia kishte rene ne gjumin e tmershem komunist. Jo te gjithe flinin. E prisnim, do te vinte, dhe erdhi. Kaloi rete e kuqe, nje ze i qete dhe shprese-dhenes tingelloi fuqishem ne veshet tane. Valsi i lumturise? Jo, Zeri i Lirise, Zeri i Amerikes. Ngrihuni nga gjumi, o shqiptare! Nuk na besohej. E kishim humbur shpresen per te jetuar. E prisnim vdekjen , burgun, internimin, me qetesi. Xhelatet benin listat dhe hapeshin gropat. Kush e kishte radhen? Nenat dridheshin, grate tmeroheshin, femijet lebetiteshin. Dua babin, kur do vij babi? Te nesermen nje kamion ndalonte te pragu i portes. Policet zgerdhiheshin, gjitonet shikonin me keqardhje. Persekutimi fizik kishte filluar. Ju flet Zeri i Amerikes, ju flet Zeri i Lirise. Zemrat filluan te na ngrohen, trupi nuk i ndiente torturat e tmershme. Besimi per jeten, per atdheun e lire , kishte ardhur. Terroristet e kuq tmerroheshin. Nga vjen, mos e lejoni, bllokoheni. Filluan arrestimet, burgimet e shumta. Nenat te frikesuara u bertisnin burrave, djemve, niperve. Mbylleni radion, do t’ju fusin ne burg, do te na internojne. Ne, nuk u frikesuam, disa edhe u denuan. Me padurim prisnim oren kur Zeri i Amerikes te fliste me ne, na qetesonte, na pakesonte vuajtjet, ne gjuhen e embel shqip. Amerika nuk e ka harruar Shqiperine, Amerika e ka shpetuar dhe do t’a cliroj Shqiperine. E prisnim me padurim. Diktatori vdiq, por jo diktatura. Populli ishte ngopur me pallavrat e terroristeve te kuq. Frika nuk i mbushte barqet e uritura. Zeri i Amerikes buciste neper rruget e plurhosura dhe te pergjakura. Populli qe zgjuar , terroristet e kuq kerkonin rruget per te shpetuar. Duhej gjetur nje rrugedalje, duhet te mos e leme pushtetin. Thureshin planet “ e Katovices”, rinia marshonte fitimtare, populli brohoriste i gezuar. E rezuam qenin, poshte komunizmi,liri- demokraci, e duam Shqiperine si gjithe Europa... Te gjithe u mashtruan, shqiptare dhe te huaj. Komunizmi u rrezua , por nuk vdiq. Dolen ne rruge me flamurin e demokracise. Filloi ndertimi i demokracise, hipokrizise shqiptare. Rrjeshta artistike, jo, te verteta historike. Vitet 1989-1990 nuk do te harrohen. Kudo ne vendet ish komuniste shperthyen demostratat e lirise. Zeri i Amerikes luajti nje rol te rendesishem ne rrezimin e diktatures komuniste ne Europe. E rrezuan, por nuk e azgjesuan. Kush do t’i udhehiqte popujt e paditur dhe liridashes ne ndertimin e demokracise ne vendet e tyre?! Kush ishte ndihma e shteteve demokratike per popujt e roberise komuniste?! Gjermania perendimore menjehere i eleminoi militantet e regjimit komunist nga te gjitha strukturat shteterore dhe shoqerore. Dhe shume shpejt gjurmet e diktatures komuniste ne Gjermanine Lindore njehere e pergjithmone u zhduken. Dhe shihen arritjet e sistemit demokratik ne Gjermani. Edhe ne Shqiperi u ngriten, demostruan dhe e rrezuan diktatorin, e tmeruan qeverine. Kush i drejtonte dhe i udhehiqte masat liridashese ne rrugen drejt lirise?! Varferia e madhe, presioni i madh ideo-politik mbi popullsine, tmerri qe ushtronte Partia e Punes me anen e “sigurimit te shtetit” , nuk kishin lejuar te mendohej dhe jo te krijohej nje udheheqje per drejtimin e kesaj revolte liridashese ne Shqiperi. Kishte shume intelektuale te pakenaqur nga regjimi diktatorial, por ishte e pamundur te organizoje qofte edhe me te voglen levizje kunder tij. E vetmja shprese per ne shqiptaret ishte Amerika. Zeri i Amerikes degjohej masivisht dhe hapur, sidomos pas vdekjes se diktatorit. Rrezimi i murit te Berlinit, permbysja e regjimeve komuniste ne Evropen lindore, egzekutimi i liderve komuniste, i tmeroi udheheqesit e Partise se Punes ne Shqiperi. Duke e pare pa-aftesine e shtreses se permbysur, pa-zotesine e intelektualeve shqiptare te heshtur gjate kohes se diktatures, dhe sidomos mos-organizimin e diaspores shqiptare ne boten e qyteteruar, per t’i ardhur ne ndihme atdheut ne rrugen drejt demokracise, i dhane mundesine partise terroriste dhe bijve te saj besnike te qendrojne ne krye te situates se krijuar. Burgjet e te denuarve politike si edhe qendrat e internimit u mbyllen, shumica e banoreve te tyre moren rrugen e emigracionit, kurse te tjere moren pjese ne qeverisjen e vendit si anetare te Partise Hipokrite. Shume kishin bere 5, 10 , 20 apo me shume vite burg , dhe u takonte te uleshin ne ndonje kolltuk ?! Egoja e tyre personale i futi ne qorsokak. Shume shpejt gjeten dyert e hapura dhe u ulen ne kultuqet e xhelateve te tyre. Njeri kryetar ne kuvend , tjetri deputet, disa udheheqes te partise demokratike, shume te tjere kuadro neper ministrite e ndryshme, ambasadore, kryetare bashkie dhe shefa te degeve te puneve te brendshme, etj., etj… Kush do t’a drejtonte vendin ne rrugen drejt demokracise ? Diaspora shqiptare neper bote ?! Intelektualet nacionaliste ?! Shtetet e zhvilluara demokratike?! Kush tjeter ? Komunizmit i kishte ardhur fundi. Dihej, pritej dhe erdhi. Shqiperia u clirua prej diktatoreve komuniste, por u pushtua pre bijve te tyre demo-hipokrite. Ku ishin partite dhe grupet nacionaliste? C’fare bene shtetet e zhvilluara demokratike, po Zeri i Amerikes? I duartrokiten dhe i mbeshteten keta udheheqes demo-hipokrite. Partia e Ballit kombetar ishte dermuar dhe shkermoqur ne vite. Kujtoj kryetarin e saj ne Nentor te vitin 1991, kerkonte ndihma te shqiptaret e Amerikes ?! Nuk kishte asnje ide apo pergatitje per situaten e krijuar ne Shqiperi. Legalistet ishin me te flakte, me besim te madh tek Mbreti, te gatshem te sakrifikonin gjithshka. Por Mbreti ishte fshehur diku ne Afrike, e shikonte atdheun si prone mbreterore, asgje me teper. Cfare kishin bere per 45 vjet antikomunistet ne mergim ?! Kishte dhe shoqata te shumta patriotike, qe nuk ishin kursyer per atdheun, por diktatura komuniste i kishte kthyer ne makina te propagandes se kuqe ne diaspore. Vatra dhe Dielli ne Amerike e kishin shuar zjarin e tyre patriotik. Pas vdekjes se Faik Konices, peshkop Noli mori plotesisht drejtimin e Vatres, dhe per 10 vite brohoriten pushtimin e Shqiperise prej terroristeve te kuq. Gazeta Dielli bente propogande te flakte per qeverine slavo-komuniste ne diaspore. Po OKB-ja si e shikonte situaten e krijuar ne Shqiperi? Cila ishte ndihma qe dhane apo do te jepnin per vendosjen e demokracise ne Shqiperi? Ne tetor te vitit 1990 , vet i katert, shkuam per ndihme te zyrat e Komisiariatit te Larte te OKB ne Rome, pasi kuestura e Romes na dha ultimatum qe te largoheshim nga territori i Italise brenda dates se caktuar, per aresyse se nuk kishim kerkuar azil politik ne Itali. U thame qe vijme nga Shqiperia, nuk i njohim ligjet e shtetit Italian, etj… Ku ndodhet Shqiperia, ne Afrike, na pyeti Tiziana dhe personeli i KLOKB ? Ishte hera e pare qe degjonin per Shqiperine?! Nuk mund te shkruaj me teper, Ne, Shqiptaret kemi qene te harruar , ne meshiren e diktatures me te eger ne bote. Fillimi i viteve 1990. Shqiperia kishte hyre ne rrugen demokratike. Emigrantet punonin, kursenin dhe ndihmonin familjet ne Shqiperi. Dukej se gjithshka po ecte ne rruge te mbare. Lidered e rinj premtonin dhe mashtronin gjithandej, brenda dhe jashte vendit. Erdhen edhe ne Amerike. Priteshin me nderime te medha nga diaspora dhe personalitete te shtetit Amerikan. Habitesha! Si ka mundesi ? Si mund te besohen keta demo-hipokrite?! Perse Zeri i Amerikes kishte rene ne gjume? Pata rastin te takoj senator Frank Lautenberg, i cili sherbeu per 26 vite ne senatin Amerikan. Nder te tjera i thashe : “ Keta, lideret e rinj shqiptare, jane bijte e diktatoreve. Vijne ne Amerike te pagezohen si demokrate , mashtrojne kedo dhe as qe kane per te ndertuar nje shtet demokratik ne Shqiperi”. Ne fillim te viteve 1990, pas shpalljes se “demokracise” ne Shqiperi, se bashku me 7-8 bashkeatdhetare , po ktheheshim ne atdheun e dyte, Amerike, me linjen ajrore AlItalia. E kishim kaluar naten ne stolat e aeroportit te Romes. Ishim ulur te dremitur ne rreshtin e pare, pas sektorit te klasit te pare. Zerat tane ne gjuhen shqipe depertuan dhe ngacmuan veshet e pjesetareve te nje Delegacioni te Rangut te Larte Shqiptar , ulur ne klasin e pare.U hap dera perpara nesh, del nje burre i veshur mire dhe na pershendeti ne gjuhen tone. Kerkoi mendimin per ecurine dhe arritjet e demokracise ne Shqiperi. Nuk i pelqeu pergjigja... Ne dore kishte nje shishe pije gjysem te zbrazur. E zgjati shishen perpara nesh dhe me krenari na tha : “ ky eshte fillimi, deri tani e kemi mbushur shishen pergjysem, merr kohe por do ta mbushim ate te plote, kini besim te Partia Demokratike”. Nuk mu durua, nuk e kisha hapur gojen fare, vetem degjoja, dhe qetesisht i thashe : “ shishja eshte e mbushur me djersen dhe gjakun e emigranteve shqiptare, nuk ka per t’u mbushur kurre, ju po e pini dhe do t’a pini per sa te jeni ne pushtet, mjere per kombin shqiptar”. Nuk e zgjati shume, hapi deren dhe humbi ne kolltuqen e rehatshme te klasit te pare. Pothuajse tre dekada me vone. Pushteti kishte kaluar nga e djathta ne te majte dhe anasjelltas . Perparime te “jashtezakonshme” ne Shqiperi ! Korrupsion i shkalles me te larte. Varferi e papare ndonjehere. Papunesi e madhe. Largime masive per te siguruar buken e gojes. Shqiperia , vendi me i varfer dhe pa te ardhme ne Europe. Kush e ka fajin ? Intelektualet shqiptare do te ishte pergjigja. Flitet e shkruhet perdite nga opinionistet neper kafenete televizive dhe gazetaret neper gazeta dhe portalet elektronike. Ka nje pafundesi autore romanesh dhe poezish. Studiuesit dhe historianet e kane zberthyer historine e kombit shqiptar si kurre ndonjehere. Intelektualet kane arritur ne shkallen me te larte ne fushat ideollogjike dhe shkencore. Jane te panumerta dekoratat “ Nder i Kombit ”. Po ku eshte Kombi Shqiptar ? Nuk shihet , eshte fshehur, e kane rrembyer. Te presim sa t’a ndertojne demo-hipokritet e partise se punes ?! Koheve te fundit ne portalet elektronike lexoj shqetesimin e madh te shqiptareve kudo, ne Shqiperi dhe neper bote. Flasim , shkruajme, ankohemi dhe asgje nuk bejme. Sharlatanet e kane gllaberuar atdheun dhe nuk ka asnje shenje qe mund te ndryshoje. Ne fjalimin e tij drejtori i Zerit te Amerikes, per Euro-Azine, mbajtur ne Konferencen me rastin e 110 vjetorit te botimit te gazetes Dielli ne Amerike, i ben nje analize te holle situates ne trojet shqiptare dhe diaspore. Midis te tjerash thekson se : “ Shqiptaret sot duken se e kane humbur busullen dhe nuk kane nje vision te qarte per te ardhmen. Ata e kane humbur besimin tek udheheqesit e tyre dhe tek vetvetja” …. Per cilen busull e ka fjalen ? Shqiperia dhe vendet ish komuniste kane ecur dhe ecin me busullen e Katovices, programuar me mjeshteri nga ideolloged komuniste. Udheheqesit e majte apo te djathte i kane zbatuar me perpikmeri direktivat e vyera te Ramis Alise , dhene ne 1989. Shqiptaret e bene te tyren, e rrezuan diktaturen. Kush i la dhe i perkrahu demo … hipokritet ne Shqiperi ? Shqiptaret nuk i besuan demo...hipokritet, por nuk kishin dhe nuk kane rruge tjeter. Besimin ata e moren nga Europianet dhe Amerika. Nuk e harroj pritjen madheshtore qe u behej lidereve shqiptare nga diaspora dhe Washingtoni ne fillim te viteve 1990. Keta hipokrite , e treguan se prej cili brumi jane gatuar, kur nuk votuan pro mikut dhe mbrojtesit me te madh te shqiptareve, Amerikes, ne OKB. Nje gje eshte e sigurte, shqiptaret nuk e kane humbur besimin te Zeri i Amerikes. Me lart ne fjalimin e tij personal, shkruan se: “ Pas kulmit te euforise qe pasoi pavaresine e Kosoves, veprimtaria e shqiptaro-amerikaneve ka rene ndjeshem. Komuniteti duket pergjithesisht i plogesht. ...Dielli , si dhe gazeta tjeter shqiptaro-amerikane, Yllyria, jane ne gjendje te mire per te nxitur aktivizmin e komunitetit “. Te njejtin mendim ka edhe ish- drejtori i meparshem i Zerit te Amerikes. Eshte e vertete, veprimtaria e komunitetit shqiptaro- amerikan ka rene ndjeshem. Cila eshte aresyja ? Pas L2B partia komuniste i dha rendesi te vecante diaspores shqiptare neper bote dhe vecanerisht ne Amerike. Dhe arriti te kishte shume simpatizues dhe veprimtare te zellshem ne Amerike e kudo. Vatra dhe Dielli ,ne pergjithesi, luajten nje rol te rendesishem ne mbrojtje te demagogjise se rregjimit diktatorial ne Shqiperi duke ju kundervene emigranteve politike dhe organizatave te tyre. Me renien e rregjimit diktatorial ne 1990-91, Vatra dhe Dielli pesuan nje tronditje te madhe. Pas viteve 1997-98 me marjen e pushtetit nga te majtet, shume militante te djathte “emigruan” ne amerike. Shume shpejt moren drejtimin e Vatres dhe gazetes Dielli. Kane pasur dhe kane role drejtuese ne federaten Vatra dhe e ringjallen gazeten e tyre Dielli. Numri i emigranteve shqiptare ne Amerike, eshte shtuar ndjeshem ne keto tre dekada. Pjesemarja e tyre ne shoqerite dhe organizatat qe veprojne ne diaspore eshte shume i paket , kjo per aresye se i njohim mire se kush i drejton dhe i kontrollon ato...militantet e partive te djathta dhe te majta. Dihet kush eshte president i Vatres dhe Kryeredaktor i gazetes Dielli. Kush i drejton deget e tyre ne Michigan, Florida apo Kanada. Militante te zellshem te PD. Mund te them se Vatra kishte me shume anetare 100 vjet me se sa sot. Eshte absurde qe e quajne vehten , Perandoria e Diaspores Shqiptare ne mergim. Te majtet kane organizatat e tyre, dhe shfaqen hapur kur presin ministrin e diaspores te zgjedhur nga kreministri ne Tirane ?! Diaspora shqiptare neper Bote dhe Amerike do te shfaqet perseri, ne permasa te jashtezakonshme kur intelektualet shqiptare, do te zgjohen nga gjumi letargjik dhe marrin ne dore drejtimin e situates teper shqetesuese ne truajet shqiptare. Eshte shume e rendesishme te kerkojme dhe shkruajme per historiografine shqiptare. Nuk duhen haruar figurat e shquara qe nuk e lane kombin shqiptar te zhduket nga historia. E kaluara duhet te na frymezoj per te ndertuar te tashmen dhe te ardhmen. Kemi 30 vjet qe mundohemi te zbulojme te kaluaren, ankohemi dhe qahemi pambarim, shkruajme per Rruget e Ferrit Komunist, por jo per Rrugen per te Shpetuar nga Ferri i Pafund ku eshte futur Shqiperia. E kaluara e ka vendin ne zemrat tona , ne muzeume dhe krijime letraro-artistike. Duhet te perpiqemi me shume per te tashmen, per te ardhmen. Demokracia nuk pret, shkruan dikush. Shqiptaret nuk e pane demokracine. Demokracia u shfaq si hije per te mashtruar popullin dhe te huajt, per te shpetuar nga revoltat e popullit te shumevuajtur, per te pregatitur te ardhmen dhe te mos e lene pushtetin e rembyer qe prej 1944-es. Planet e Katovices dolen me sukses, porosite e Ramis Alise ne tetor te 1989 jane zbatuar me perpikmeri nga bijte besnike, dhe rezultatet shihen. Por shqiptaret nuk e kane humbur besimin te Amerika, e presin dhe do te vije dita, qe njehere e mire t’i shfarosim bijte e sllavo-komunisteve, vampirat e kuq te popullit shqiptar, mashtruesit demo...hipokrite.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora