Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lamtumirë Reshat Kripa!

| E shtune, 07.12.2019, 06:10 PM |


Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare ish-i dënuari dhe i përndjekuri politik, Reshat Kripa.

Shkrimtari dhe Publicisti Reshat Kripa ishte dhe do të mbetet një ndër bashkëpunëtorët tanë më të respektuar.

Z. Kripa që në fëmijërinë e tij nuk do të pajtohej me stalinizmin e komunistëve shqiptarë dhe maratona e vuajtjeve do të fillonte që në moshën 15-vjeçare, moshë në të cilën u arrestua dhe u dënua me 5 vite burgim për ‘’Agjitacion dhe Propagandë’’!

Reshat Kripa ishte një betejë e humbur për monistët, një njeri me vlera të larta njerëzore dhe demokratike.

Iku me dinjitet të pacënuar, si një ndër bijtë më të mirë të kombit.

Prehu në paqe, vëlla.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë dhe kolegët.

Për t’u njohur më gjerësisht mbi jetën dhe veprimtarinë e z. Kripa mund të lexoni intervistën që zhvilluam para pak vitesh:

http://www.zemrashqiptare.net/news/38625/

INTERVISTË ME ISH TË BURGOSURIN POLITIK DHE PUBLICISTIN E NJOHUR Z. RESHAT KRIPA