E enjte, 28.03.2024, 10:28 AM (GMT)

Kulturë

Liljana Furrxhiu: E pagjumë

E diele, 01.12.2019, 03:00 PM


Liljana FURRXHIU

E PAGJUMË

Nuk kam gjumë.

E si mund të  fle kur vendit tim iu thyen brinj?t,

iu bë fryma beton e pleh,

kur njerezit u varros?n për s? gjalli,

e ëndrra q? ishin duke parë, ne mes iu pre.

Kur piktura e pambaruar e nje femije,

u zhubros ne agim e femija fjeti.

Fjeti e se dinte q? s'do kishte zgjim.

Si mund të fle?

Vendi im ka temperatur?,

digjet nga ethet e dhimbjes së thell?.

Jeta jonë ësht? larg djepit,

e mendja pa viza, zemra pa krah atje fluturon,

atje k?rkon folé.

Vendin tim e nxoren në televizor,

tashm? e njeh e gjithë bota.

Disa lotojn?, te tjerët heshtin, komshinjte vrapojn?

Vallë, ka pashaport e dogan dhimbja kur t? troket tek porta?

Vendi im ka plagë n? trup,

kërkon fasho per sh?rim.

Bota zgjat dorën ta mjekoj, ne, t? larguarit

mbajmë zi.

Askush s'qesh! Si mund t? qeshësh?

T?rmeti në shpirtrat tan? hapi gremine.

Shpetoi, një grua, ah, dhe nj? djalë i mekur,

shpresa ngre kok?n, kërkon t? mbijë.

Si mund t? fle?

Jam gozhduar përball? ekranit.

Lutem, lotohem e revoltohem,

vendin tim e krisën para se t?rmeti të bjer?.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora