E premte, 25.09.2020, 11:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Liljana Furrxhiu: E pagjumë

E diele, 01.12.2019, 04:00 PM


Liljana FURRXHIU

E PAGJUMË

Nuk kam gjumë.

E si mund të  fle kur vendit tim iu thyen brinjёt,

iu bë fryma beton e pleh,

kur njerezit u varrosёn për sё gjalli,

e ëndrra qё ishin duke parë, ne mes iu pre.

Kur piktura e pambaruar e nje femije,

u zhubros ne agim e femija fjeti.

Fjeti e se dinte qё s'do kishte zgjim.

Si mund të fle?

Vendi im ka temperaturё,

digjet nga ethet e dhimbjes së thellё.

Jeta jonë ështё larg djepit,

e mendja pa viza, zemra pa krah atje fluturon,

atje kёrkon folé.

Vendin tim e nxoren në televizor,

tashmё e njeh e gjithë bota.

Disa lotojnё, te tjerët heshtin, komshinjte vrapojnё

Vallë, ka pashaport e dogan dhimbja kur tё troket tek porta?

Vendi im ka plagë nё trup,

kërkon fasho per shёrim.

Bota zgjat dorën ta mjekoj, ne, tё larguarit

mbajmë zi.

Askush s'qesh! Si mund tё qeshësh?

Tёrmeti në shpirtrat tanё hapi gremine.

Shpetoi, një grua, ah, dhe njё djalë i mekur,

shpresa ngre kokёn, kërkon tё mbijë.

Si mund tё fle?

Jam gozhduar përballё ekranit.

Lutem, lotohem e revoltohem,

vendin tim e krisën para se tёrmeti të bjerё.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora