Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kozeta Zylo: Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore

| E diele, 01.12.2019, 03:09 PM |


Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore

Nga Keze Kozeta Zylo

Aspak nuk befasohem me vajtjen e tij ne Shqiperi, pasi ai ka vite e vite që punon për Kombin e tij me aq përkushtim dhe dashuri.  Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj ka fituar zemrat e amerikanëve dhe të shqiptarëve vetëm me punë dhe respekt, ose më mire ta shpreh shqiptarce me djersën e ballit.  Nga përvoja ime si një anëtare aktive e komunitetit dhe duke i ndjekur si media nëshume ceremoni të ndryshme Mark Gjonaj nuk merr pjesë vetëm ku mblidhen mijëra shqiptarë për të festuar Ditët Kombëtare, por ai merr pjesë në demonstrata për të drejtat e shqiptarëve si dhe atje ku është një person shqiptar, apo i cdo lloj rrace dhe ngjyre në se ai ka nevojë apo dhe për ta përshëndetur në se kryen një punë të devotshme në dobi të njerëzimit.

Mark Gjonaj i zgjedhur në Amerike si këshilltar në një ndër Bashkitë më të mëdha në botë, është duke e rritur emrin dhe prestigjin në saje të punës dhe të aktivitetit të tij, për rrjedhojë ai është shqiptar me plot energji dhe përkushtim për Shqipërinë Etnike.

Mark Gjonaj fluturoi për në Shqipëri për t’u takuar me të lënduarit si dhe për të ndihmuar dhe vlerësuar ndërtesat e banimit me njëgrup inxhinierësh amerikanë.  Mark Gjonaj i shoqëruar nga ministri i Diasporës z.Pandeli Majko ngushëlloi familjen Lala e cila është familja më e prekur nga tërmeti shkatërrues.  Ajo humbi tetë anëtarë të familjes dhe i vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë Lala.  Bekuar qofsh Mark Gjonaj!

Ja si shkruan në murin e tij në F/B:

“Në kohë tragjedie, New Yorkers sjellin lehtësim dhe dhembshuri në mënyra që të tjerët thjesht nuk i bëjnë. Ne duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë organizuar, dhuruar dhe po e mbajnë Shqipërinë në lutjet e tyre. Ndërsa po vlerësojmë nevojat në terren, unë do të fluturoj për në Shqipëri me një grup inxhinierësh ndertimi për të vlerësuar ndërtesat e banimit dhe shkollat ??me dëme strukturore dhe për të vërtetuar nëse janë të sigurt për te jetuar.”

Ju lutemi vazhdoni të dhuroni për të ndihmuar të gjithë ata që janë të prekur në lidhjen e mëposhtme!

Manhattan, New York, 1 dhjetor, 2019