E hene, 09.12.2019, 03:16 AM (GMT)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Diktatura e rilindja e saj

E diele, 01.12.2019, 10:21 AM


29 NANDOR 1944 – 2019

DIKTATURA E RILINDJA SAJ

Nga Fritz RADOVANI

Populli Shqiptar në gjithë historinë e kenjes së vet, asnjëherë nuk e ka pranue zgjedhen sllave, greke, turke dhe italiane, apo të ndonjë shteti tjeter të imponuem me dhunë.

Kjo krenari kombtare Shqiptare duhej shpartallue me të gjitha mjetet antikombtare!

Henrry Kissinger asht i pari diplomat historian që tek libri i Tij “Diplomacia”, ka shkrue të verteten e mnershme të Teheranit dhe Jaltes së vitit 1945, tue i tregue rinisë botnore diagnozen e saktë të “Kancerit Europjan”, që perjetsisht e ka shkatrrue kontinentin ma të kulturuem, ma të zhvilluem dhe të vjeter të njerzimit perparimtarë: Europen!

Do të paraqes vetem fakte. Ai shkruen: “Si rezultat, Bashkimi Sovjetik pati mundësi ta kthente pushtimin ushtarak në një rrjet regjimesh satelite” Diplomacia, faqe 441.

“Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia e Shqipëria vendosën diktatura komuniste. Pesë vendet e tjera, që më vonë u bënë satelitë sovjetikë: Bullgaria, Çekosllovakia, Hungaria, Polonia e Rumania patën qeveri koalicioni, në të cilat komunistët ishin më të fuqishem.”. Po aty lexojmë:“...Kominformi quajti ‘demokraci të reja’ Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë...” faqe 443.

Mbas 75 vjetë terrorizem e imoralitet, Moskës i kujtohet agjenti Ramiz Alia...Francesve Ahmet Muhtar Beg Zogolli, mik i Pashiqit, Grekëve Edi Rama... Ndersa, vend të parë pranë Millosheviqit ka katili Enver Hoxha, që nder 1 miljon e 200.000 Shqiptarë, ka vra e zhdukë ma shumë se Stalini e kushdotjeter.., në Shekullin e “Kancerit Europjan 1945”.

Miku i “dashur” i Stalinit, Ruzvelti deklaroi: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” H. Kissinger, fq. 396.

Po Shqipnia o kasapë të “Ballkanit Perëndimor”, kur ishte e Lirë dhe Demokratike?!

Me 29 Nandor 1944 partizanët “çlirimtarë” zhigatën edhe Flamurin e Kastriotit me yllin e kuq komunist të Jugosllavisë titiste, tue kndue kangen “Bijt’ e Stalinit jemi ne!”

Kush e shiti Shkodren në 1913, kush e shiti Vermoshin e Ohrin në 1924, kush e shiti një Shqipni të tanë në 1941 – 44, pa perfundue Lufta e Dytë Botnore, kur fashizmi e nazizmi kishin falimentue plotsisht n’ Itali dhe Gjermani... E në të gjithë Europen?!

Bash atëherë kur Ballkani po coptohej diten per diell e naten per hanë... Shqipnia si per qejfin e sllavëve rrethues, në zonat Jugore ishte zhytë në gjak e vllavrasje nga lufta civile.

Kur stafeten e qeverisjes e mori diktatori Ramiz Alia, qendrimin e tij e mbështeti pa asnjë mëdyshje edhe Nexhmije Hoxha, të cilët së bashku hapne “pusin e demokracisë”, të rrethuem me vrasje e barbarizma nder piramida, vjedhje dhe shperdorime, demokrat të balsamosun, agjenta sllavokomunistë, polumbarë në Detin Jon, vorreza boshe greke, shpartallues të qendresës kufitare nder Malet e Veriut, Ambasada pa Ambasador...

Dhe, pakte e antarsime në “Konferenca Islamike”, me votime të hapta antiamerikane... Ramiz Alia deklaroi: “Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes... Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur... Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë...” Karafili Ramiz Alia merr dekoratë të 50 vjetorit si agjent i KGB-së me 21 prill 2005 nga ambasadori i tyne në Tiranë.

Elita e sotme drejtuese asht vazhdimsi e porosive të Nexhmije Hoxhës e Ramiz Alisë.

Shteti i mbajtun me forcë nga elita e korruptueme e bijve të komunistëve kriminelë, ka shkatrrue pushtetin gjyqsor, legjislativin dhe ekzekutivin që nuk ishte kurrë pushtet.

Sistemi i qeverisjes së sotme nuk asht as demokraci, as tranzicion as post – komunist.

Ai asht sistem puro komunist me një korrupsion gjigand, që mbahet me pabesi dhe krimin e organizuem nga sigurimi i shtetit, ashtusi në qeverisjen e Hoxhës dhe Alisë.

Nga elita e vjeter dhe trashigimtarët e tyne, Shqiptarëve vetem u pengohet nga vetvetja hapja e Dyerve të Europës së Bashkueme. Ja përpjekja e Ramizit për ndryshime, frazë me të cilen del fëtyra e tij e agjentit të regjun terrorist e tiran: “Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t'i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje që të garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! (Vendim i Byrosë Politike të PPSH, në Tetor 1989).

Ky pra ishte 29 nandori 1944...

Shqipnia e sotme asht surrati i vertetë i diktaturës komuniste!

E pse o Zot, termet me qender në Durrës..? – Fatkeqsi e madhe!

Termeti duhej në çerdhe të dreqit, se vetem aty, asht e sakt  se  ka çka me shembë.., per me e shpetue nga “Rilindja” sllavokomuniste njëherë e pergjithmonë Populli Shqiptar!

Melbourne, 28 Nandor 2019.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT