E enjte, 25.04.2024, 01:10 PM (GMT+1)

Editorial

Sejdi Berisha: Populli im nuk e meritonte këtë fatkeqësi të rëndë!

E merkure, 27.11.2019, 10:27 PM


POPULLI IM NUK E MERITONTE KËTË FATKEQËSI TË RËNDË...!

Nga Sejdi BERISHA

Kurrë nuk e kam menduar dhe as nuk e kam besuar, se Ditën e Flamurit të kombit tim do ta shënoj me dhembje e me zi. Po sa kuptim trishtues sot ka kjo festë. Fëmijët në shkolla, flamujt me shqiponjë sot edhe nesër në duar i mbajnë, por zemrat e tyre janë të thyera, e nuk din as ta thonë dhe as ta shprehin atë dhembje, nuk mund ta shprehin as atë ëndrrën e tyre, se sot, në këtë nëntor, në këtë festë kombëtare, popullin tim e goditi një fatkeqësi e rëndë. Nuk e meritonte!

Pra, sot e nesër do festojmë ndryshe, e, se si, as unë nuk di...

Por, në këtë tragjedi, diçka që zemrën ma bëri mal. Nuk ka individ as familje në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që nuk i kanë hapur edhe zemrat edhe dyert e shtëpive të tyre për të gjithë ata që nga tërmeti shtëpitë u janë rrënuar dhe dëmtuar. Janë hapur damarët e gjakut që secili të dhurojë gjithçka për mirëqenien dhe shërimin e zemrave të secilit njeri. Edhe kafshata e gojës është ndarë për vëllezërit për njeriun e tokës së shqiponjave. Jam i besimit se këtë, ky popull do ta bënte dhe do ta bëjë edhe për të gjithë popujt e tjerë, për njeriun, për njerëzoren.

Në këtë mbështetje të paparë, jo vetëm mua, por pothuaj të gjithë, lotët e dhembjes dhe përmallimit janë shprehje e shpirtit të madh dhe të sinqertë të këtij populli të përvuajtur por kurrë të përkulur.

E gjithë kjo; edhe fatkeqësia, edhe solidarizimi por edhe festimi i ditës së flamurit kombëtare me zemër të thyer, sikur na sjell ndërmend se e gjithë kjo thua se është, dhe është, një fjalë e shenjtë, që kurrë nuk do të harrohet: ta duam njëri-tjetrin dhe kurrë më të mos jemi të inatosur e të ndarë nga njëri tjetri; sepse, toka dhe populli ynë janë të shenjtë, nuk e meritojnë as vuajtjen dhe as përçarjen...!

Dje, sot dhe përgjithmonë, shiheni, vërtetojuni dhe krenohuni me solidaritetin dhe shpirtin e madh të njeriut tonë!

Edhe këtë. Edhe pse për asnjë moment nuk mund t’i ndalë lotët, sot nuk qaj, por jetoj me krenarinë e tokës dhe të popullit tim!



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Rrugë të mbarë shkollës shqipe në Madrid! Ndue Ukaj: Merimanga kombëtare Entela Binjaku: Studentët e rinj të Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Xhelal Zejneli: Luftërat ballkanike - krimet serbe ndaj shqiptarëve Ndue Ukaj: Kongresi i Manastirit, njëra nga ngjarjet më madhore të historisë së kulturës shqiptare Blerim Latifi: Njollat e gjakut në kopshtin e mbjellur me qepë Gani Mehmetaj: Muaji i mjaltit Shqipëri-Serbi Blerim Latifi: Filozofia sot Frank Shkreli: Diktatura e shumicës ndaj pakicës shqiptare në Mal të Zi Elvi Sidheri: E vërteta për “Fitoren e Pirros”, përtej mitit përçmues romak Thanas Gjika: Nacionalizmi borgjez dhe komunizmi Xhelal Zejneli: Alfabeti i gjuhës shqipe - Kongresi i Manastirit Entela Binjaku: Fondi i bibliotekës personale të Thoma Binjakut, dhuratë Bibliotekës “Dritëro Agolli” të Fierit Elvi Sidheri: Ndjesia e pështirë e inferioritetit kulturor ndaj sllavëve Enver Bytyçi: Qeverisja e Edi Ramës është specie jashtëtokësore! Frank Shkreli: Shëngeni ballkanik - Kërcënim ndaj interesave kombëtare Xhelal Zejneli: Rënia e Murit të Berlinit dhe konstelacioni i ri global Gani Mehmetaj: Don Kishoti i Tiranës ia ofron Shqipërinë Serbisë! Alma Lama: A duhet të tremben shqiptarët nga i ashtuquajturi “minishengen”? Enver Bytyçi: Novi Sadi dhe Ohri rikthejnë Versajën, ndërkaq Edi Rama pro Jugosllavisë së Re!

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora