E enjte, 25.04.2024, 05:22 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Kënga e mjerimit

E marte, 07.10.2008, 08:27 PM


Baki Ymeri
Kënga e mjerimit

Nga Baki Ymeri

Blogu është një zgafellë e injorancës dhe primitivizmi që shëmbëllen me një pompë për fryrjen e krenarisë së nuliteteve. Duke analizuar tekstet e tyre vjen në përfundim se nuk dinë tjetër veçse të merren me trillime fantasmagorike, kërcënime penale, heqje kokash, përdhunime grashë. Kush janë këta që infektojnë blogosferën shqiptare sipas rekomandimeve të shërbimeve të fshehta të djallit? Cilat ishin lidhjet e tyre me ish/udben jugosllave dhe sigurmin shqiptar? Ishspiunët e sigurimit komunist, (k)akademikët e kombit, lugetërit e Internetit, butakët e antishqiptarizmit, për qëllime të mbrapshta dhe përfitime personale e denigrojnë Kadarenë, Kadri Manin, Vitore Leken, Luan Topçiun, Sali Bashotën, Baki Ymerin, Zemra Shqiptare... Ata janë ata që deri dje kanë qenë shërbëtorë besnikë të UDB-es jugosllave dhe Sigurimit shqiptar, ndërsa tani e vazhdojnë misionin e tyre (internetist) përmes shpifjeve, etiketimeve, madje edhe përmes kërcënimeve terroriste kundër figurave të shquara të atdhedashurisë shqiptare. Kush janë këta? Njëri ndër ta (K.K.), kërkon “plumb në ballë” kundër njërit nga diplomatët dhe eseistët më të shquar të Shqipërisë; një tjetër (R.A.), e kërcënonte një poet shqiptar se do t’i ngrejë gruan nga shtrati; një tjetër (F.B.), hedh kërcënime penale dhe terroriste kundër pesë figurave të shquara të intelektualizmit shqiptar; një fundrinë tjetër e mjerimit ballkanik (B.B.), emri i të cilit defilon në listën e Xhihadit ballkanik, përçan shqiptarët në baza fetare dhe hedh fyerje mosntruoze kundër një poeti shqiptar me prejardhje katolike; nja dy tjerë, që të dy ishagjentë të sigurmit komunist, me rekomandim të shërbimeve të fshehta serbe kërkojnë kokën e kryeredaktorit të Shqiptarit pse ky kishte guximin t’i demontojë lugetërit e Interentit me akte e fakte; një (k)akademik që i cenzuronte poezitë e Asdrenit kushtuar Kosovës dhe rekomandonte kosovarët të zbatojnë vendimet e Kongresit të Nëntë të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (R.Q.), shpif kundër Kadaresë nga etja paranoike për t’u bërë nobelist. Çfarë çmimi mund të përfitojë autori i një romani të cilin ende askush nuk ia ka përkthyer në gjuhët e qarkullimit ndërkombëtar?
Blogu nganjëherë shëmbëllen me një fushë vetëlavdërimesh të kota për nulitetet që s’i njeh bota. Cili është misioni “fisnik” i forumeve tona që tolerojnë debate destruktive  me plasimin e lloj/lloj etiketimesh e fyerjesh personale si: "spiun", "filoserb", “filogrek”, "fashist", "komunist". Bajram Curri, i admiruar nga kombi dhe i tradhëtuar nga një shqiptar i shitur. Grigore Brënkushi, albanolog shqiptar me prejardhje rumune vjen të hulumtojë bashkëpërkimet rumuno/shqiptare në Shqipëri dhe ndiqet e spiunohet nga një (k)akademik shqiptar i sigurmit komunist. Kadareja, shqiptari më i famshëm në botë, i hymnizuar nga personalitete të shquara franceze dhe i denigruar nga fundrinat e xhelozisë shqiptare. Po qe se analizojmë listën e kafshëve të Internetit që fyejnë vlerat e kombit, konstaton se emrat e tyre nuk kanë gjë të përbashkët me shpirtin e florinjtë të shpirtit shqiptar. Çfarë shqiptarësh janë ata që tolerojnë infektimin e blogosferës shqiptare me fyerje, shpifje e denigrime antishqiptare! Përgjigjen na e jep Fotaq Andrea: «Qëllimet, parapëlqimet dhe qëndrimet personale që bien ndesh me synimet e vërteta, s'ka pse të gjejnë vend në forumin tonë virtual. Ndryshe, ulet niveli, tulaten energjitë dhe lihet një shije e hidhur tek "debatojnë" disa prej nesh, ne nje spektakël të pafrytshëm. Mendoj se sot më shumë se kurrë kemi nevojë të vlerësojmë objektivisht çdo vlerë të vërtetë kombëtare, gjithçka të mirë, të vyer e të frytshme që kemi trashëguar, dhe që përbën dinjitet për kombin tonë, për të sotmen e vështirë që po ndërtojmë, por sidomos për të ardhmen e brezave tanë”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora