E premte, 19.04.2024, 04:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: “Netët e Kinemasë Evropiane” në Kukës

E diele, 17.11.2019, 09:51 PM


Nga Jugu në Veri në Kuksin e bukur turistik me “Netët e Kinemasë Evropiane”

Nga Albert Z. ZHOLI

Qyteti verior i shqipërisë Kukësi mirëpret nga data 19 – 21 Nëntor magjinë e ekranit të madh aq të munguar në këtë qytet. Tre netë festa e kinemasë Evropiane, do të zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë z. Safet Gjici. Vallja e Kukësit do të ushtoj para ekranit të madh duke i uruar mirëseardhjen Artistëve, kineastëve, aktorëve të kinemasë shqiptare si dhe këngëtarëve të ftuar si Irma Libohova, Miranda Kullani, Hysni Hoxha etj. Ekrani i madh do të flas në shqip në dy premierat e filmit shqiptar, “Sfida dhe “Delegacioni” si dhe në projeksionet e kinemasë së njohur Evropiane. Ai do të moderohet nga e mirënjohura Prezantuesja ikonë Sivana Braçe. Aktiviteti i rëndësishëm kinematografikë mbështetet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Bashkia e qytetit Kukës dhe kurohet nga Cinemania Production me President Mjeshtrin Skender Jaçe. Kukësi kjo pasuri kombëtare, qyteti traditës dhe i shumëllojshmërisë, uji i bollshëm, liqeni, lumi, burime të shumta, klima dhe mikroklima, malet, pyjet, livadhet alpine, bjeshkët krijojnë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e turizmit kulturor. Festa e kinemasë Evropiane do sjellë kënaqësinë e filmit në ekranin e madh duke shpërndarë bukurinë dhe ndjesinë e kinemasë së munguar prej vitesh edhe në këtë qytet. Kështjella e Vilës, Kështjella e Pecës, Hisari i Domajve, Gradishta e Bardhocit, Kështjella e Bushatit dhe kodërvarret në Çinamak dhe Kenetë do ushtojnë me thirrjen: Mrësevjen Kinemaja Evropiane!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora