Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skender Jashari: Veteranët e rrejshëm dhe të instrumentalizuar

| E hene, 25.11.2019, 07:49 PM |


Veteranët e rrejshëm dhe të  instrumentalizuar

Nga Skender Jashari

Për dallim nga  luftërat  tjera, Lufta për Liri, në  çdo rast ka karakteristika të ngjajshme,  ajo “ niset  nga  idealistët”( të cilët në të shumtën  e rasteve  tradhëtohen dhe bijnë  heronjë), “ e mbarojnë  trimat”( pas lufte  dalin disa trima që në luftë kanë qenë  larg frontit) dhe “ fitoren  e gëzojnë horrat”.

Zgjidhja e  këtij problemi ishte    së miri siç thoshte gjenerali amerikan  që të paguheshin këta  mercenar dhe të dëboheshin nga vendi, kështu  t’i vehej kapaku punës së tillë. Derisa    botën   komuniste shoqërohej edhe me  shprehje  tejet  banale, të cilat duket që disa  i kanë praktikuar edhe në vendin tonë.

Ne,  si në Kosovë( UÇK),    Luginë të Preshevës ( UÇPMB) dhe në  Maqedoninë e  Veriut (UÇK),  nuk morëm  mësimet  nga praktikat  e kaluara, madje  as  nga përvoja e vendeve  të ish-jugosllavisë, të cilat  pak vite para nesh, ishin ballafaqu me këtë  fenomen.

Idealizmi i Kombit tonë,  nuk  ishte vetëm  Çlirimi i këtyre Trojeve, por edhe  Bashkimi i tyre me shtetin Amë, pos kësaj idealizmi ishte  Çlirimi nga çdo  robëri nga armiqët, pra përfshirë edhe çlirimin shpirtërorë nga ndikimet e huaja kulturore, fetare, ekonomike. Një pjesë e idealistëve tonë, në luftërat e fundit për liri kanë qenë të frymëzuar nga majtizmi, ateizmi, komunizmi, si rrjedhojë sot ndeshemi me më shumë problem derisa aspirojmë  anëtarësim dhe integrim në BE dhe NATO, problemet e tilla s’do ekzistonin sikur të aspironim  anëtarësim dhe integrim në  bllokun e rënë  komunist.

Luftërat  tona  Çlirimtare   fatkeqësisht  nuk u udhëheqën  nga institucionet tona paralele, madje kishte edhe  fërkime dhe konfrontime të fraksioneve oponente, kjo e  rëndoi edhe më  shumë situatën, si gjatë  ashtu edhe pas. Keqpërdorime, sabotime, tradhëti, spijunazhe e  deri edhe  akte  kriminale  ndodhën  gjatë   luftërave  tona, të tillat  u shoqëruan edhe  pas  lufte.

Shtabi i Përgjithshëm  i UÇK-së,  ka publikuar   shifrën prej 13458 pjestarë, me  këtë ndarje:  shtabi i përgjithshëm  kishte 39, Zona e Drenicës 2611 pjestarë, Zona e Pashtrikut 1715 pjestarë, Zona e Dukagjinit 1537 pjestarë, Zona e Shalës 1253 pjestarë, Zona e Llapit 4523, Zona e  Nerodimes 1253, Zona e  Karadakut 347 pjestarë, Batalioni 1/60  me 110 pjestarë, Qendra Shkollore me 30 pjestarë, Brigada 200 e Logjistikës me 40 pjestarë.

Nga 13458 pjestarë  të vërtetë, në vitin 2019,  shifra kishte arritur në  66500 aplikime, apo 46230 veteran. Hipokrizia shkon edhe më tej, duke  u zhvillu gjoja hetim nga një prokurorë dhe duke nxjerrur  rreth 19.060 veteranë të rrejshëm,  e që për të diskreditu tërësisht këtë proces prokurorë politikë futën edhe rreth 3000 emëra të veteranëve të vërtetë në  listën  e veteranëve të rrejshëm. Për 19.060 veteranët e rrejshëm, për çdo muaj nga 170 euro, shteti i Kosovës, i jep 38 milion  euro brenda një viti. Apo nga numri total i veteranëve, Kosova  jep pensione për 37.771( duke  përfshirë këtu edhe 19.060 veteranët e rrejshëm). Për vitet 2015- gusht 2018,  llogariten që mbi 88.769.217 milion euro i  janë dhënë për veteranët nga buxheti i shtetit.

Utopia  shkon deri aty, sa edhe pas reagimit të ambasadorit zviceran Jean-Hubert Lebe në mars 2019, i cili kishte thënë:” ju paguani veteran të rrejshëm, ne investojmë  në projektet tuaja-s’ka logjikë”, këtë  e kishte përkrahur edhe  ambasadori amerikan e të tjerë. Ndërsa politikani i Kosovës,  gjoja  “katolik”( me porosi të patronit të tij) del për ta demantuar ambasadorin zviceran( mos të harrojmë, se kjo taktikë është e njohur më parë  në sistemin e drejtësisë, kur    dyshuar për terrorizëm islamik, kryenin akte terroriste kundër nacionalistëve  Shqipëtar, prokurorët politik  gjoja “katolik” dhe policët hetues gjoja “katolik” trajtonin rastet e tilla dhe dihej përfundimi i rastit!). Po ashtu edhe  disa zyrtarë të  organizatës së veteranëve të UÇK-së, dalin kundër, duke  nënkuptuar  mbrojtjen  e  veteranëve të rrejshëm.

Personalisht kisha  komunikuar edhe  më parë, me disa nga  zyrtarët e organizatave të veteranëve të luftërave tona, kyresisht në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës, për  largimin  e  veteranëve të rrejshëm. Nga bisedat  kisha  kuptuar që veteranët e  rrejshëm  janë  produkt i  disa individëve  të këtyre organizatave  dhe partive politike. Interesi i tyre ishte thjeshtë përfitimi  në aspekte të ndryshme, nga ngritje    vetëlavdisë( me madhështim  të luftës, duke falsifiku Historinë) e deri tek përfitimi i pastër politik dhe  material- të njejtin interes pothuajse  kishin edhe veteranët  e rrejshëm. Vlerat  e Luftërave tona, askush nuk i mbrojti, madje  disa individ në organizatat  që thirreshin në emër të saj, në jo pak raste  janë  politizuar nga parti politike, e  për më keq kanë patur edhe dorë në  fryrjen e  listave të veteranëve të rrejshëm.

Fushatën për veteranizimin e partizanëve politik e kemi vërejtur  fare mirë,  madje edhe nëpër  medie  janë publikuar mënyra të shumta kriminale, sesi  janë shitur-blerë statusi i veteranit. Mirëpo me dukurinë  kriminale të  veteranëve të  rrejshëm, si Kosova, Lugina e Preshevës ashtu edhe Shqipëtarët në Maqedoninë veriore, janë  ballafaquar  që gjatë  zhvillimit të  luftërave, por  si dukuri  me elemente  kriminale  u intensifiku më pas.

Pas luftërave, një pjesë  e  veteranëve u instrumentalizuan  nga  qarqe të ndryshme:

·       Disa të tillë u instrumentalizuan  nga partitë politike, duke u  përdorur nga  ato, për qëllime politike, si benefit veteranët  e tillë, përfituan  vende pune, shkollim jomeritor, karrierë jomeritore e disa edhe plaçkë lufte! Disa dhjetëra veteran të  vërtetë, shkaku i mos instrumentalizimit të tyre, iu  imponu të vritnin veten, shkaku  i papunësisë dhe problemeve tjera  shëndetësore dhe psiko-sociale. Madje disa të tillë  kemi pa, që nën urrejtjen  politike kundër një partie tjetër Shqipëtare, kanë deponuar akuza për krime  lufte, krime politike pas lufte.

·       Pak veteran janë instrumentalizu  nga  agjensitë  informative  armiqësore  me Shqipëtarët, duke i  radikalizu, ekstremizu në  islamizëm, me qëllim    etiketimit të luftërave  tona  çlirimtare, si luftëra me elemente  të luftërave  fetare islamike, për qëllime  politike  të Serbisë, si kundërshpërblim morën ndihma e pagesa  sidomos  nga organizatat  fetare gjoja humanitare  islamike,  të ndikuara  nga  personat e lidhur me Serbinë.

Një pjesë  e veteranëve të  rrejshëm të publikuar    listat e  tilla në Kosovë, kanë disa specifika  karakteristike kriminale, të cilat  do duhej  hetuar, gjykuar edhe për  më shumë vepra kriminale, nëse të tillët lidhen edhe me luftërat tjera  si në Luginë të Preshevës( UÇPMB-ën). Ato janë që:

·       Në luftën  e Kosovës, në asnjë mënyrë, asnjë anëtarë i familjeve të tyre nuk ka qenë aktiv( dalloni nga ata  të cilët janë  veteran të rrejshëm por  që kanë patur familjarë pjesëmarrës në luftën e Kosovës!);

·       Kanë  ardhur disa ditë apo disa orë në UÇPMB, apo si ushtar turist( siç i quanim),  e pastaj   kanë  ikur mbrapa;

·       Kanë promovu, propagandu ideologji politike të ndonjë partie  politike( duke futur frymën përçarëse brenda  ushtarëve apo duke kry detyra të porositura); fetare( kryesisht me  porosi  të agjenturave  serbe, për ta  identifiku  Luftën tonë për Liri të UÇPMB-së, si luftë  me elemente  ekstreme islamike) etj;

Nga këta  veteran  të rrejshëm,  të përfshirë edhe në listën e veteranëve  të rrejshëm tashmë, por edhe disa të tillë, që i njohim, por që ende nuk janë  larguar nga lista  e veteranëve, keqas janë keqpërdorur nga qarqe  brenda Kosovës por edhe nga qarqet e huaja. Përdorimi i këtyre  është bërë:

·       Për  luftë politike, duke  u përfshirë në propagandim  e deri në luftë politke,  e jo pak raste edhe  deri në akte kriminale me motive politike. Janë  tashmë  disa dhjetëra raste  të rënda, të cilat ende  nuk kanë  përgjegje të drejtësisë.

·       Janë  prodhuar  disa  qindra  dëshmitarë që kanë  shkaktu nisje  hetimesh dhe kanë  dëshmuar  e do dëshmojnë  gjoja  për krime  të luftëtarëve  shqipëtar gjatë  luftërave të fundit.

Derisa Agjensia e Kosovës për Inteligjencë, ashtu edhe policia, prokuroria dhe gjykatat  e Kosovës, të  stërmbushura me partizan politik të partive politike, një pjesë  e të cilëve  edhe  me “peng të së kaluarës” apo  me  kontrata e  shërbime për  shtetet e huaja( kryesisht Serbisë, Turqisë etj), nuk trajtuan  asnjëherë meritorisht, mbrojtjen e vlerave të luftës, hetimin dhe gjykimin e  personave që manipulonin, falsifikonin, keqpërdornin a kryenin akte tjera kriminale që kishin të bënin me vlerat e  luftërave tona.

Më:24.11.2019

Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.