E premte, 29.03.2024, 01:13 PM (GMT)

Mendime

Enver Bytyçi: Ilir Meta nuk është kundër ambasadorëve, por kundër “tutorit të prostitutave”!

E diele, 24.11.2019, 01:07 PM


Ilir Meta nuk është kundër ambasadorëve, por kundër “tutorit të prostitutave”!

Nga Enver Bytyçi

Së paku një meritë e ka Ilir Meta! Shkundi shqiptarët nga gjumi i rëndë në pritje të ambasadave! Por jo vetëm kaq. Zbuloi në publik se Shqipëria nuk ka kryeministër. Vendin e kryeministrit e ka zënë një tutor prostitutash të shtëpisë publike me emrin Rilindja!

Shqipëria ka përjetuar një izolim të tmerrshëm dhe në ankthin e rikthimit të atij izolimi ne shqiptarët pranuam pa asnjë pengesë arrogancën e ambasadorëve. Aq sa e lëshuam fatin tonë në duart e tyre. Sa herë gjendet ngushtë gjysma opozitare kthen sytë nga ambasadorët si nga Perëndia. Gjysma tjetër, si derrat e pangopur, mburren me aftësitë e liderit legjendar për korruptimin e ambasadorëve me para dhe me “prostitutat” e rilindjes, mjafton që të zgjasë ëndrra e pasurisë dhe pushtetit.

Ilir Meta, nëse e fiton betejën e nisur, po bën ndarjen e madhe nga kjo gjendje e çuditshme, që shfaqet vetëm te ne shqiptarët. Ka prej atyre që presidentin e vendit në këtë qëndrim e “akuzojnë” për sovranizëm. Por askush në hierarkinë shtetërore nuk ka autoritet kushtetues të jetë “sovranist” sa presidenti i Republikës. Aq më tepër kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Republikës.

Shqipëria është republikë parlamentare, ndërkohë që Edi Rama po e shndërron atë në një republikë prostituore. Ndërkaq shtëpinë publike të Rilindjes ai po e përdor si rasad për të garantuar mbështetjen e ambasadorëve për ta shkatërruar republikën parlamentare. Ne e kemi jetuar një kohë kur e gjithë trupa diplomatike e akuzonte Sali Berishën për gjoja futjen në dorën e tij të pushteteve të tjera. Por në fakt asokohe nuk kishin ndodhur as 5 përqind e çudive që ndodhin sot nën qeverisjen prstituore të Edi Ramës. Gjykata Kushtetuese e kohës së Sali Berishës ishte në mbështetje të të gjitha padive dhe ankesave të ish-kryeopozitarit dhe ish-kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama. Ndërsa sot, kjo gjykatë kushtetuese po shkon sigurt në duart e një të çmenduri, që nuk di se çfarë bën.

Nuk besoj se trupa diplomatike e ardhur nga vende me traditë demokratike mbështet Edi Ramën në përpjekjet e tij për t’u vetëshpallur monark absolut në një vend kandidat për pranim në BE dhe anëtar të Aleancës Atlantike. Mbështetja diplomatike ndaj Edi Ramës sigurohet përmes thesit dhe vesit, përmes parcelave të hashashit dhe kuplarasë së Rilindjes! Kjo maskaradë e Edi Ramës ka filluar që kur ai u emrua ministër kulture dhe u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës. Dhe Ilir Meta ka qenë dëshmitar i kësaj praktike korruptuese të kreut të ekzekutivit të sotëm, ndërkohë që u desh të përballet vetë me tutorin e prostitutave që të reagojë ashpër ndaj tij.

Reagimi i Metës ndaj ambasadorëve, siç ishte p.sh reagimi ndaj ambasadorit të OSBE-së, Bochardt, është në fakt reagim ndaj shtëpisë publike të Rilindjes dhe përpjekjeve të saj për ta shndërruar të gjithë Shqipërinë në një parcelë hashashi dhe kuplara prostitutash! Nëse arrin dhe e shpëton këtë proces, ilir Meta do të mbahet mend për një moment kthese në jetën politike të Shqipërisë, kthesë kur shënohet ndryshimi i madh në raportet tona me ndërkombëtarët dhe kërkesa ndaj tyre për të qenë korrekt e të paanshëm në këtë Shqipëri të rraskapitur e në buzë të greminës!

Republika duhet shpëtuar, ajo është në rrezik. Ilir Meta, edhe nëse ka për qëllim të rritë ndikimin e tij te Gjykata Kushtetuese, duhet mbështetur. Ndryshe shkatërrimi i Republikës do të vijë nga futja në dorë e kësaj gjykate prej Edi Ramës. Po mbështetën presidentin shqiptarët do të kenë së paku një gjykatë që do t’i mbrojë nga kryeministri i tyre dhe çmenduritë e tij të paimagjinueshme!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora