E premte, 05.06.2020, 07:28 PM (GMT+1)

Komente

Blerim Latifi: Njollat e gjakut në kopshtin e mbjellur me qepë

E diele, 24.11.2019, 01:55 PM


Njollat e gjakut në kopshtin e mbjellur me qepë

Nga Blerim Latifi

Ishte maji i vitit 1998. Në atë kohë studimet universitare i mbanim në shtëpi private. Fakulteti Filozofik ishte vendosur në dy shtëpi të tilla, në Lagjën e Muhaxherëve në Prishtinë. Pas ligjëratave kthehesha në banesë përmes rrugicave, duke iu shmangur rrugëve kryesore, në mënyrë që të mos hasja në patrullat policore, të cilat tërë ditën endeshin rrugëve dhe maltretonin qytetarët. Rreziku për mua ishte edhe më i madh, për shkak se vija nga Prekazi, i cili nga 5 Marsi ishte në luftë. Në tre raste, kur më kishin ndaluar, më patën mbajtur gjatë, derisa e verifikonin nëse gjendej emri im në listat e njerëzve të kërkuar prej tyre. Edhe atë ditë të 12 Majit, pas ligjëratave, ndoqa të njëjtin itinerar, nëpër rrugicat e lagjes. Jo shumë larg nga fakulteti, ishin grumbulluar disa njerëz afër një shtëpie të vogël e të vjetër. Nga bisedat e tyre e kuptova se në atë rrugicë kishte pasur të shtëna midis policisë dhe dy personave, emrat e të cilëve askush nuk i thoshte. Njëri prej tyre ishte vrarë dhe policia e kishte marrë trupin e tij. Me shokun që ishte me mua, hymë në shtëpinë ku kishte ndodhur ngjarja. Gjithçka ishte përmbysur, dera dhe dritaret ishin thyer, disa vrima plumbash shiheshin në murin e gëlqerosur të shtëpisë dhe në kopshtin e vogël të mbjellur me qepë, shiheshin njolla gjaku. Një plak që ishte aty na tha se duhej të largoheshim, sepse policia ishte në fund të rrugës dhe mund të kthehej nga momenti në moment. E dëgjuan plakun dhe u larguam. Më vonë e morrëm vesh emrin e të vrarit. Ai ishte Agron Rrahmani, pjestar i ilegales së LKÇK- së, në Prishtinë, i cili u rivarros sot jo shumë larg vendit ku u vra 21 vjet më parë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora