E merkure, 27.05.2020, 11:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Alfred Papuçiu: Akademiku Bedri Dedja

E diele, 24.11.2019, 12:08 PM


Akademiku Bedri Dedja - Baba i modernitetit në letërsinë tonë për fëmijë

Nga Alfred Papuçiu

Gjithmonë njerëzit e mëdhenj të çdo kombi qofshin karakterizohen nga thjeshtësia dhe janë tepër komunikues me njerëzit e çdo moshe dhe kategorie shoqërore. Unë kam pasur fatin gjatë jetës sime të kem pranë figura të tilla të shquara të gjuhësisë, profesor Mahir Domi i cili më ndihmonte me zemërgjerësinë dhe thjeshtësinë që e karakterizonte, si edhe tim atë,  për të ecur në rrugën e gjatë dhe të vështirë të publiçistikës dhe letërsisë. I tillë ishte edhe « xhaxhi » Bedriu për mua, siç i thërrisnim ne, që herë pas here shihte shkrimet e mija para se t’i botoja. Ai më dha kurajo gjatë jetës sime, sidomos pas vdekjes së tim eti . Me fjalët e tij të urta të një psikologu e pedagogu të shquar, më shtynte të shkruaja, si një terapi e mirë pas lodhjes së ditës, më dërgonte herë pas here letra, më telefononte apo më vinte dhe i shkoja për vizitë në Gjenevë apo Nëshatel,  për të botuar në një vëllim refleksionet e mija tek të cilat ai nuk donte të vinte asnjë presje.  Botuam së bashku « Përrallat e Zvicrës » dy gjuhësh shqip dhe frëngjisht të cilat lexohen jo vetëm në Shqipëri por edhe në Zvicër dhe gjetiu. I kam përkthyer disa artikuj të tij në frëngjisht me » postulata » domethënëse për të rinjtë nga Kosova dhe Shqipëria që jetojnë në Zvicër, për sjelljen e tyre të edukuar në një vend që i kishte pranuar në gjirin e tij. Vitin e Ri të fundit, para vdekjes së tij e kaluam sëbashku familjarisht në Nëshatel të Zvicrës ku banon e bija. Aty kishte ardhur dhe i biri, Taulanti dhe të afërm të tjerë. Kujtuam të kaluarën se sa ka bërë ai dhe e shoqja e përkushtuar, Pandora, për të ndihmuar nipër e mbesa që të merrnin sidomos rrugën e artit etj. Gazeta zvicerane «Le quotidien Jurassien» e Zvicrës e ka cilësuar Bedri Deden si personalitet shqiptar me zë. Vitet ikin dhe ai sot do të kishte 89 vjet.

Në lidhjen e mëposhtme po jap për lexuesit një shkrim të Agim Devës, në përkujtim të Akademikut Bedri Dedja.

Alfred Papuçiu, Gjenevë, më 20 nëntor 2019

http://www.zemrashqiptare.net/news/51920/agim-deva-bedri-dedja-baba-i-modernitetit-ne-letersine-tone-per-femije.html?skeyword=Bedri%20Dedja



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora