E marte, 23.04.2024, 02:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Dritë e këngës në flamur

E diele, 24.11.2019, 12:29 PM


DRITË E KËNGËS NË FLAMUR

Kushtuar  këngëtarit  virtuoz  Sherif  Dervishi

NGA MEVLUD BUCI

Hej,paska vdek Sherif Dervishi

Jo s`ka vdek  por rron i gjallë,

Burrë vigan porsi lisi

Dardha e Lura e kanë djalë…

Hej,Dardha e Lura e kanë djalë

Sherif- kënga ,bir Drini,

Lum si ti moj Zall-Dardhë,

Sherif Dervishi  o xhevahiri…

Sherif Dervishi, xhevahiri

Shpirtin kish si ujët e Zetës,

Nëpër këngë, çel lule bliri

Nuk harrohet këngëtar i bjeshkës.

Nuk harrohet këngëtar i bjeshkës

Dibra e lashtë,mal i këngës,

O Sherif, bilbili i shkrepit

Dritë Arbnie,zjarr i zemrës.

Drit Arbnie ,zjarr i zemrës

O Sherif,të nderon Lura,

Nëpër kohëra kurorë e pemës,

Të nderon në  mejdan për burra.

Të nderon në  mejdan për burra

Këngët e tua lule mbi gur,

Të nderon kombi,Dibra  e Lura

Dritë e këngës në flamur…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora