E premte, 29.03.2024, 07:38 AM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Studentët e rinj të Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar

E diele, 24.11.2019, 05:04 PM


Studentët e rinj të  Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar

Nga Entela Binjaku

Prej muajit tetor të vitit 2018 është hapur në njësinë bashkiake nr.7 në kryeqytet  Qendra Sociale e Kryqit të Kuq Shqiptar, dega e Tiranës.

Me ligjin e miratuar nga Parlamenti i shqiptar, Kryqi i kuq Shqiptar është organizatë humanitare vullnetare që ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur. Organizata është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që sot ka 189 shoqata në mbarë botën dhe miliona vullnetarë.

Aktualisht kjo organizatë vepron në disa programe dhe projekte të cilat mbështeten mbi parimet e humanizmit, paanësisë, neutralitetit, pavarësisë, vullnetarizimit, unitetit, universalitetit. Pikërisht mbi këto parime punon edhe qendra në fjalë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që janë në vështirësi për shkak të kushteve ekonomike duke u ofruar drekën falas, në mënyrë të përditshme në 5 ditë të javës.

Kjo qendër ofron një vakt në ditë për rreth 100 qytetarë, burra dhe gra me synimin që jo vetëm të ushqehen por të krijojë për ta edhe një mjedis të ngrohtë dhe mikpritës, si në një familje të madhe.

Vetmia, varfëria, indiferenca janë disa nga plagët e shoqërisë sonë sot dhe çdo mjet në ndihmë dhe në përballje me to, është i domosdoshëm.

Shën Tereza thotë: “kur marr nga rruga një njeri që ka uri, i jap një pjatë gjellë dhe një copë bukë. Për dikë që ndjehet i përjashtuar, i padëshiruar, që i mungon dashuria, është i frikësuar dhe që ka mbetur mënjanë të tjerëve, kjo varfëri është më e vështirë për tu kapërcyer. E megjithatë edhe më të varfërit mund të jenë të lumtur”.

Studentët e vitit të parë të Degës së Shëndetit publik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë kanë vizituar disa here këtë qendër.

Me mbështetjen e drejtueses sw degës së Tiranës së Kryqit të Kuq Shqiptar, znj. Xhulieta Muçollari ata u pritën përzemërsisht dhe morën udhëzime edhe nga Kristian Cura  Koordinator i programit. Kristiani u foli të rinjve mbi programet e shoqatës më të vjetër humanitare në Shqipëri.

Studentët e rinj u angazhuan bashkë me punonjësit e qendrës në servirjen e drekës.

Shumw nga studentwt e  Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, gjatë 10 viteve të fundit i janë bashkuar si vullnetarë Kryqit të Kuq Shqiptar. Ata janë bërë pjesë  kryesisht në programet e dhurimit vullnetar të gjakut, programin e rinisë dhe edukimit humanitar apo dhe të Klubit 25.

Vullnetarizmi, dobishmëria e kontributit të të rinjve, ndjeshmëria ndaj njerëzve në nevojë, solidariteti me më të pamundurit, por edhe mirënjohja për kontributet që këta njerëz i kanë dhënë shoqërisë,  janë disa nga vlerat që të rinjtë kanë nevojë të kultivojnë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Fondi i bibliotekës personale të Thoma Binjakut, dhuratë Bibliotekës “Dritëro Agolli” të Fierit Entela Binjaku: Shoqata Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” nderon kontribuesit në vite Entela Binjaku: Mbahet në Tiranë Forumi i Sipërmarrjes Rumani-Shqipëri Entela Binjaku: Maia Morgenstern në Shqipëri Entela Binjaku: In memoriam për Thoma Binjakun Entela Binjaku: “Dy botë” dhuratë ne lexuesve nga Elvi Sidheri Entela Binjaku: Fëmijë dhe të rinj nga Shqipëria në Rumani pjesë e ARC 2019 Entela Binjaku: Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut mban ‘Ditët e Evropës’ në Shkup Entela Binjaku: Costantin Chiriac në Tiranë, një vizitë, shumë vlera Entela Binjaku: 'Java Botërore e Shëndetit' në syrin e studentëve të Universitetit të Mjekësisë Entela Binjaku: E diela në fshat për fëmijët e Fshatit SOS Entela Binjaku: Një pasdite në Tiranë me “Mbretin e Karikaturave” ?tefan Popa Popa’s Entela Binjaku: Gratë në institucionet vendimarrëse - realitet apo...?! Entela Binjaku: Identiteti, kohezioni dhe ruajtja e vlerave - Vizitë e Përfaqësuesve të Lartë të shtetit rumun në Shqipëri Entela Binjaku: Ndal bullizmit - pro sjelljeve miqësore! Entela Binjaku: Studentët e Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Intervistë me znj. Teuta Shkenza, Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri Entela Binjaku: Kjo dhimbje që la pas babai... Entela Binjaku: Vijon fushata e kartolinave të fëmijëve piktorë të Fshatit SOS! Entela Binjaku: Varësia nga lojrat e fatit... përgjigje në mungesë të disa pyetjeve

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora