Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Mini (Shengeni) Ballkanik!

| E shtune, 23.11.2019, 05:14 PM |


Satirike

MINI (SHENGENI) SHQIPTAR!

Shpërthen frika me panik,

Për “Shengenin” Ballkanik!

Nuk e duam një bashkim,

Pa kufij me letërnjoftim!

Si t’i themi nismë e mbarë,

Kur ka lindur nga shqiptarë!

Sikur  Rama, Zaevi dhe Vuçiq,

Që na dalin më shumë se miq!

Jo si fqinjë me thikë pas shpine,

Po me lidhje origjine….

A s’e patëm një ish Jugosllavi,

Me “bashkim” dhe “vëllazëri”?!

Jo si sot mos keni dert,

Nga rreziku permanent...!

Na ka ikur kohë e vrarë,

Me shqiptarët e shpërndarë!

Pa u bërë njëherë unikë,

Në “Shengenin” Ballkanik!

S’ka Evropë as bashkim,

Pa korrigjim dhe integrim!

Ç’ka kujtoni nëpër gropa...

Me probleme, na do Evropa?!

Sevdail Hyseni