Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skender Jashari: Kalvari i Parë i Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, për islamizimin e tyre dhe kujtimi i At Pjetër Bogdanit

| E premte, 22.11.2019, 08:53 PM |


Kalvari i Parë i Shqipëtarëve  të Luginës së Preshevës, për islamizimin e tyre dhe kujtimi  i At Pjetër Bogdanit

Nga Skender Jashari

Pushtimi Osman   në Luginë të Preshevës, kishte  ardhur     fazat e   para të  pushtimit të Trojeve Shqipëtare. Madje  dokumentarisht  faktohet që  Perandoria Osmane, kishte  vendosur  garnizonin Osman    Sopot, për të  siguruar  kanalin rrugor  Morava-Vardar. Brenda garnizonit Osman në vitin 1410  ndërtohet  xhamia e parë   në Trojet  Shqipëtare ( disa  shqipfolës dhe pseudohistorian, tentojnë të kopjojnë  me porosi historiografinë  ruso-serbe, që tentojnë këtë  xhami ta bartin  për vite para pushtimit Osman- për gjoja  të argumentojnë   ardhjen e  islamit para  pushtimit osman!).  Xhami tjera  nuk kishte  në Luginë të Preshevës deri  në vitet 1735.

Shqipëtarët e  Luginës së Preshevës nuk u konvertuan  me  dhunë    fillim të pushtimit Osman, konvertimi i dhunshëm  filloi pas dështimit të Kryengritjes  antiosmane të vitit 1689. Konvertimet  e interesit  ishin evidente edhe në Luginë të Preshevës para  vitit 1689. Mjafton të shikohen   statistikat osmane të kohës, që dëshmonin se edhe  pjesa e ultësirës së Luginës, nuk ishin   musliman. Në çdo vendbanim  kishte Kisha dhe manastire katolike, në kuadër të Dioqezës së Shkupit, si në: Preshevë(  Kishën e njejtë  e  sllavizuan serbët); Rahovicë( Kishën ku  qëndroi  Gjergj Kastrioti, të cilën  e sllavizuan serbët); Kishë    Zhunicë,  Bukoc, Gosponicë, Raincë, Bukurocë, Boshtran etj etj.

Lidhja e Shenjtë u formu më 1684, mes  Austrisë, Polonisë, Venedikut, Maltës e pas dy vitesh hyri edhe Rusia. Aleanca e Shenjtë, filloi veprimet ushtarake  anti-osmane më 1686, ku  ushtritë  austirake  zgjeruan territorin kundër  Osmanëve, në  Bosnje, Bullgari, njejtë  bënë edhe  Venecianët   si në Dalmaci ashtu edhe në  More. Derisa  popujt  e Gadishullit Ilirik( kryesuar nga Shqipëtarët, pastaj  bullgarët, serbët, grekët etj),  nxiteshin  nga  Perandori Austriak, për  kryengritje  antiosmane, e  komanduar  nga  At Pjetër Bogdani! Gjatë kësaj  kohe,

Kalvari i parë  i Luginës  së Preshevës (Karadakut), ishte Kryengritja  anti-osmane  e vitit 1689. Ushtritë  Austriake depërtuan  deri në Shkup, pra  përmes  Luginës së Preshevës,  ku Shqipëtarët  i bashkoheshin masivisht kryengritjes anti-osmane( sa që deri më sot,  janë  përcjellur  gojdhana e deri  këngë  lufte për luftën e tillë)! Njejtë  edhe  Shqipëtarët  e  Kosovës,  iu  bashkuan  ushtrive  austriake! Fatkeqësia ndodhi    Grykën e  Kaçanikut, përmes së cilës  pritej  bashkimi i Ushtrive  Austriake, të asaj    çliroi Kosovën,  me  atë    kishte çliruar  përmes  Luginës së Preshevës  për në Shkup, prej nga   do vazhdonin  çlirimin  e  Selanikut e  tutje! Dështimi i Betejës për marrjen e  Grykës së Kaçanikut,  bëri  që të  dështonte  e gjithë  Kryengritja anti-osmane dhe Lufta  anti-osmane e udhëhequr nga Austria!

Me janar 1690,   pra me  dështimin e  Luftës  Austriake  kundër  Osmanëve dhe  në të  njejtën  kohë  dështimin e  kryengritjes  sidomos Shqipëtare  kundër osmanëve, filloi  kalvari i tmerrshëm  për Kombin Shqipëtar! Prej  qershor 1453, kur  Perandoria Osmane kishte  lidhur  aleancë  me  Patrikanën e  Stambollit( Kishën Ortodokse greko-sllave), vetëm  Shqipëtarët u akuzuan për  Kryengritjen  anti-osmane të 1689. Represioni  brutal  i pushtuesit osmane në  bashkësundim me  Patrikanën e Stambollit,  u  vu në  veprim.  Shqipëtarët  e Luginës së Preshevës që  deri në këtë  periudhë  ishin pothuajsë  % për %  katolik, u detyruan    iknin: ose   maleve të Karadakut, ose   për  në drejtim të Vojvodinës( tokës së Austrisë).  Pushteti Osman në  hakmarrje  spastroi etnikisht dhe  kreu xhihad  mbi Shqipëtarët edhe të kësaj treve, e në vend  të tyre  vendosën  sllav apo  edhe    pas ( pas viteve 1705) edhe  shqipëtar të  muslimanizuar-këto ende   tregohen  me  frikë  nga  gojdhanat  e popullit të kësaj ane. Në vitet  1690-1735,    Luginë të Preshevës,  hapësira e  ultësirës kishte  pësu ndryshim të tmerrshëm etno-teologjik, më  nuk kishte  katolik. U zhdukën  fshatra të shumta Shqipëtare të rrafshit të Luginës së Preshevës, duke përfshirë edhe Rahovicën,  e kryesisht  fshatrat  që ndodheshin    fusha. Madje  gojtaria e popullit ka përcjellur edhe:” sollën  Shqipëtarët  musliman  nga  ana  e Shkodrës derisa atje bëhej  kryengritje anti-osmane, pushtuesit Osman i ofronin faljen e jetës së familjeve të kryengritsëve dhe vendosjen  edhe në Luginë të Preshevës, si familje  muslimane”. Në shumicën e  Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës,  mund të thonë që origjina e tyre është nga Malësia e  mbi Shkodrës, e  që lidhet  me  shpërnguljen e  viteve  1690-1735,  mirëpo nëse  rrëmon më thellë  do shohësh    një pjesë  e   tyre  realisht janë  vendas, por që  pushteti serb i pas viteve 1912  dhe hoxhallarët  e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene ia imponuan  një  vetëquajtje të tillë për nga  origjina. Zhvendosja e  dhunshme  nga një  vendbanim Shqipëtar,  në vendbanimin tjetër Shqipëtar, ishte  taktikë ushtarake me të cilën pushtuesit  Osman  arrinin t’i tjetërsonin fetarisht Shqipëtarët, sa që psikologjikisht edhe sot e  vërejmë  që :”Shqipëtarët  turpërohen për një të keqe  vetëm para  atyre  që njihen e jo edhe para atyre  që nuk i njohin!”.

Historiografia serbe e quajti këtë  gjoja  ikja e serbëve, por    fakt  nga Lugina e Preshevës vetëm Shqipëtarë kishte dhe vetëm të  tillët  u detyruan të iknin. Emrat edhe të  Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës ishin  të shumtë   të tipit  bizantin, të  cilët  më pas  u përvetësuan  si emra  gjoja  sllav  e bullgar.

Kisha katolike përpjekej  në forma të ndryshme për  mbrojtjen  e  besimtarëve të saj, por asnjëra nuk dha rezultat. Madje  disa raste  Kisha  katolike  i vuri     mes dy zjarresh  Shqipëtarët,  duke kërkuar  që të bëjnë  ç’të jenë  e  mundur,  që të ruajnë  identitetin fetar katolik, ose në të kundërtën  shkishërohen. Shumë  Shqipëtar në  këtë  periudhë  u bënë  “shkije”  u shkishëruan edhe  në Luginë të Preshevës.

Tjetërsimi fetar i ngjarë sidomos në vitet 1690-1735) i parapriu tjetërsimit  kombëtar të Shqipëtarëve.  Në këtë  periudhë  mund të flasim për islamizimin e rrafshit të Luginës së Preshevës dhe mbetjen  tërësisht të krishter katolik të malësisë së Karadakut të Luginës së Preshevës. Në  vitet 1836-1908, në  mënyrë  të vazhdueshme  ndodhi gjenocidi  Osman  kundër  Shqipëtarëve  në Karadak dhe në  rrafshin e Luginës. Për fat  sot, kujton Kombi yn, vetëm  rastin e  Martirëve të Karadakut( Stubllës), por Shqipëtarët katolik të  Karadakut  të Luginës së Preshevës, nuk e patën  fatin të kishin  prijësin  fetar pas  vitit 1705( Kuvendit të Arbërit), gjë    askush   nuk ishte  zë i tyre! Kjo periudhë  njihej  si  periudhë e  “trashjes  së zullumit osman”,  gjegjësisht në  ndërdije të parëve  tonë,  identifikohet  si Kalvari i dytë i  Luginës së Preshevës( Karadakut)!

Si përfundim, Lugina e Preshevës edhe  pse kishte një rrol  vendimtar në Kryengritjen  anti-osmane të vitit 1690, ky vit  njihet  si viti i shkëputjes së  të kaluarës tonë  mijëravjeçare  nga Europa dhe lidhja me islamin, të keqën    do e  bartim në supe vazhdimisht me  pushtimet   osmano-sllave.

____________

Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.