E enjte, 28.03.2024, 07:53 PM (GMT)

Mendime

Enver Bytyçi: Harta e Ramës, Kosova si pjesë e Serbisë!

E enjte, 21.11.2019, 09:00 PM


Enver Bytyçi:

Ky skandal i kryeministrit Edi Rama vjen në radhë pas skandaleve të shumta të tij në marrëdhëniet e ngushta me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq! Harta e rajonit, në të cilën Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë, e publikuar në faqen dhe televizionin e Edi Ramës, është mjet provokimi përtej provokimeve të Serbisë.

Beogradi nuk ka guxuar që ta mohojë shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, thjesht e ka kontestuar atë. Edi Rama e mohoi ekzistencën e Kosovës si nocion politik. Millosheviçi refuzoi çdo kërkesë e përpjekje të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, por nuk guxoi t'i thotë botës së qytetëruar se Kosova nuk ekziston. Edi Rama shkoi përtej guximit antishqiptar të Milosheviçit.

Nëse dikush beson se ky akt është pasojë e pakujdesisë, gabon rëndë dhe ushqehet me iluzionin e mashtrimit në emër të dëshirës për ta përjetuar këtë ngjarje si ëndërr të keqe. Por nëse zgjohesh dhe sheh përtej ëndërrës, do dallosh se harta e rajonit pa Kosovën është një vepër e qëllimshme e kryeministrit të Shqipërisë.

Para pak ditësh Rexhep Qosja shprehej i bindur për atë se "Edi Rama nuk e tradhton Kosovën"! Edhe Qosja sheh ëndërrat jugosllave! Edi Rama i ka tradhtuar me kohë, që në rininë e vet, interesat e Kosovës! Ndërsa harta pa Kosovën është thjesht epilogu i veprimtarisë së tij keqbërëse ndaj saj.

Fatkeqësia qëndron në faktin se ashtu si Enver Hoxha, edhe Edi Rama vazhdon të ketë fansat e tij në Kosovë! Ndërkaq miqtë e Ramës në Prishtinë janë njëkohësisht edhe miq të Beogradit!

Në një vend tjetër të civilizuar akti i sotëm i Edi Ramës do të kishte shkaktuar tërmet, protesta të pandalshme e të fuqishme në të gjitha qytetet e Kosovës, të Shqipërisë, Maqedonisë Perendimore, në qytetet shqiptare të Malit të Zi e të Serbisë. Por tek ne nuk ndodh kjo. Sepse ai po i ushqen shqiptarët me fasadën patriotike të Mumajesit me këngën e tij të flamurit "Kuq e ZI", apo këngën e Elvana Gjatës për Shqipërinë dhe Kosovën bashkë!

Skenarë më të rrezikshëm do të shohim, nëse nuk vetëdijësohemi se prapa fasadës patriotike, Edi Rama fsheh dhe përgatit katastrofën më të madhe në historinë e shqiptarëve. Ndërkohë që shpërblimi nuk i ka munguar dhe nuk do t'i mungojë! Beogradi është gati ta bëjë Edi Ramës aksioner në Trepçe, mjafton që kjo pasuri e paçmueshme e Kosovës të bëhet pronë e Serbisë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora