E premte, 29.03.2024, 10:05 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Rrufjanët e partive politike

E enjte, 21.11.2019, 08:00 PM


RRUFJANËT E PARTIVE POLITIKE

KURVA ME DY - TRE BURRA

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam ditur herët, para Lufte të  Kosovës në Drenicë 1998 - 1999 dhe 2001, në IRJ të Maqedonisë, edhe i kam fshikulluar në shkrimet e mia publicistike, se: në gjirin e Partive Politike Shqiptare i kemi pasur edhe disa rrufjanë me kokën në grazhd partiak, e bythën në policinë e Shtetit të “përbashkët” (Xhadisë). Shkaku kryesor, që edhe sot e kësaj dite, nuk mund ta çojmë kokën si popull shqiptar.

Punë tjetër është ajo histori policore, se: I zgjodhëm vetë si popull, apo na i huazuan “vëllezërit” e Njerkës për “ndihmë” partiake politike. “Patriotë”, të shitur një krah kashtë kasolle mes fushe, ose një asht qeni endacak i hudhur për dritare në rrugë. Rrufjanë, që edhe sot e kësaj dite i ndërrojnë partitë politike, si kurva burrat. Tekefundit, kurvës i ka hije t’i ndërrojë burrat në shtrat, por jo edhe këtyre “patriotëve” kuqezi. Partizanë partiak, që Sot çirren dhe e shterin zërin nëpër gazeta dhe portale elektronike të “pavarura” e varura si “analistë” politik para syve të Popullit Shqiptar, se: “… akademikët, profesorët dhe intelektualët…”, nuk kanë bërë asgjë duke i shti të gjithë në thesin e tyre të grisur arnë përmbi arnë, në “Festat e Nëntorit” 2019. Organizojnë “manifestime kulturore” me paratë e qytetarëve duke u fotografuar me pushtetarët si “vlera artistike” patriotike shqiptare me “poetë” dhe “këngëtarë” Facebooku, vetëm gjatë një muaji. E, gjithë vitin ia fusin gjumë arushe. Ende, i mbajnë gjallë partizanët e partive tyre politike gjysëmanalfabetë me çaj rusi, fanta e coca cola mbi tavolinat e tyre festive “artistike”.

Ecë, e u beso këtyre rrufjanëve me diploma policore universitare, që e shitën Dje veten për pak para, dhe nuk e shesin Sot?! Nuk do ta shesin, as edhe Nesër?! Përsëri, mu si Dje me “vajtimet” e tyre “patriotike” dhe lotët e krokodilit rrëke fytyrës, ende ta fusin kokën në grazhdin e Partive Politike Shqiptare, e bythën te Shkërdhaçi i Shtëpisë Publike. Pavetëdije harrojnë, se: Populli Shqiptar i mban ende mend veprimet e tyre policore dhe gjurmët e thella ugareve në mjetet e informacionit, që nuk i fshin dot asnjë shi, stuhi, ose borë e madhe duke rënë pandërprerë me ditë, javë, muaj, vite dhe shekuj. E di se, cilës rruge kemi ecur si shqiptarë: asaj fushore, apo asaj malore.

Edhe, kësaj radhe nuk do t’ua përmend emrat dhe mbiemrat e partizanëve partiak, se: Frikë kam, mos ta përlyej Lapsin tim Kryengritës. Arsye, e thotë edhe vetë populli: Hë për hë, për Lapsin tim Kryengritës, jeni “trima pas lufte”. Dje, u lanë mendtë pas taxhisë të partive politike, dhe gjirit (tambëlit) të Xhadisë. Sot, turreni me të katra pa kokë si dhelpëra pas herdheve të Dashit. Nuses me pashterkë të kuqe.

E shoh, se: Pak veta e keni lexuar fragmentin e Abetares. Dashit brirëpërdredhur, kur Dhelpëra dinake i shkonte përmbrapa, herdhet mos i bien udhës. Kurrë, Dashit bripërdredhur herdhet nuk do t’i bien udhës, as edhe pasi ta kërcejë gardhin! Edhe pse, Dhelpëra dinake, gjithë ditën e gjatë e ndjek përmbrapa hap pas hapi. Prandaj, ini të lumtur me grazhdin e partive politike Dje dhe Sot: poste politike, vende pune, honorare marramendëse pa asnjë ditë pune.

Fatkeqësisht, Sot janë zbrazur hambarët e Xhadisë. Edhe, grazhdi dhe gjiri i partive politike, u ka shterë tambëli. E di, edhe atë, se do t’i thirrni në ndihmë vajtocat e Rekës t’ju këndojnë mbi varr me para këngë vajtimi, por nuk do të vij njeri i gjallë me lule mbi kokë, as edhe ndonjë parti politike me fjalime patetike. Shkaku, se: Rrugës deri në varr si kurva politike, i keni ndërruarr disa burra mejdani me “besë” e pa besë.

Mëkate bëtë, Dje: Punimet e autorëve, që ua dërgonin si redaski në besim për t’i publikuar në gazetat dhe portalet e juaja elektronike të “pavarura” e varura, ju ia përcillnit me besnikëri “vojvodës” tuaj të partisë politike. Dhe, nuk i publikonit si një zë tjetër alternativ në mjetet e “pavarura” të informacionit. Fjalës lirë. Shkak, që nuk mund t’u besojmë edhe Sot si parti politike me këmbët dhe trutë në legen.

Sot, gurë e dru hudhni mbi ish shefat e juaj partiak. Partive Politike Shqiptare. Akademikëve. Profesorëve. Mësuesëve. Intelektualëve… Se,  nuk kanë bërë asgjë?! Jo, o rrufjanë trusakatë: Me kapacitetet e bythëve juaja “intelektuale” dhe hojdodole, që i keni pasur me vite në prehër të shkërdhaçve Njerkës, sipas meje kanë bërë mjaftë të pamundshmen. Është dashur të bëjnë edhe më shumë, por me sojin e juaj të rrufjanëve duke bredhur burrë më burrë, politikanët shqiptar e kanë pasur në rrezik edhe kokën.

Kotnasikoti, Sot i fajsoni politikanët, akademikët, profesorët, mësuesit, intelektualët, se nuk e kanë ngritur zërin… Ndoshta, edhe keni të drejtë, por ju gjithë jetën si kalemxhi të shëtitur nëpër redaksi të varura e të “pavarura” me poste politike i kaluat netët kokëmëkokë në Shtëpinë Publike, në prehërin e Xhadisë, me: DoktorZiun, Patriotin e Vonuar, Tun-Batunin, Skizofrenin, Deledashin, Hojdodolen, Dudumin, Bozaxhiun dhe Hoxhën e Allahut. Dhe, shefat e juaj partiak, që nateditë ua fërkuat herdhet.

Ehu, rrufjanët e Sotshëm “patriotë” të popullit shqiptar ende me brekët nëpër këmbë, që: Sot e ngrisni zërin deri në qiell për liri me pizi, valle e çifteli, kur Katundi digjet, e Kurva krihet?! Nuk e pyetni veten: Po, sikur ju Dje të ishit në Çetën e Kryengritësve Shqiptar para Lufte (1998 - 1999 dhe 2001), Populli Shqiptar Sot, a do të ishte në këtë gjendje arsimore, kulturore dhe dalldisur politike?!

E di, nuk jeni në gjendje ta hapni as gojën. Përgjigjem, prapë Unë vetë, se: ju kutadimë ne se, me cilin dudum shkërdheheni dhe e kaloni natën “patriotike”, kur neve si shqiptarë na digjet zjarr nateditë mbi krye?!

Përsëri, përgjigjem Unë: Shqiptarët, nuk do të ishin në këtë gjendje politike, arsimore dhe kulturore për t’u vajtuar Sot me Gra Zajazi. Amani, “vëllezër” të Njerkës ua hudhni edhe një torbë taxhi, ose një asht në rrugë këtyre këlyshve tërbuar të Popullit  Shqiptar, se: Me lehjet e tyre në iriq pas shpine mes Kopështi, m’i qërruan edhe sytë, së paku të më pushojnë veshët! Gjithë jetën u zvarritën fushave e livadheve, e sot u është tekur të hipin maleve me piskama partiake e zhurma kulturore, në Baba Tomorr.

Rrufjanë, që Dje: Nuk u hyri asnjë ferrë në këmbë?! Dhe, Sot: Kur u ka hyrë Kryengritësi për oxhaku, zëri për ndihmë u shkon për qielli…



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora