E shtune, 20.04.2024, 10:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Drita LokaHaxhillari: Mos e vrisni artin, poezinë!

E enjte, 21.11.2019, 08:42 PM


Mos e vrisni artin, poezinë !!

Shkruaj pena ime, pse dridhesh, mos ndalo,

trishtimin e shpirtit tim, ktheje në sihariq,

ç'është ky ngërç, as fjala s'del, pena ime loto,

shkruaj pena ime për zhgënjimin në disa "miq"

Në jetë e qëmoti, s'u gjend ndjenja fajit,

në vite e në kohë, zullum, ambicje, çakërdi,

sa keq, kurrë nuk peshoj fjala e fukarait,

por vetëm arroganca, shuplakat në padrejtësi.

Djep i dijes-Korça, qytet me arsimim e kulturë,

vizion diturie, në gjithë Shqipërinë mbarë...

Sa keq, për "disa" që gjasme me emër, me figurë,

bëjnë si të "ditur" kush e kush më parë !

Na u mbush "tregu" plot e përplot me poetë,

na u mbushën librat plot autorë në "zë"

mjerë fjala artistike, mjerë poezia, vaj medet,

emra "poetësh" në radhë...kë të zë e kë lë !!

Poetë të mirfilltë, në ç'do qytet a fshat,

shkruajnë, vargëzojnë, me shpirt të lirë,

pseudo/poetët, u zënë pritë, s'i lënë rehat,

"jemi ne të parët" botojmë se "jemi të mirë"

Qaj pena ime, ke të drejtë, derdh lot...

qaj vargu im i mbështjellë në vaj, në zi,

si u katandis arti vërtetë, të mjerë ne sot,

gris e vidh andej-këtej, oh sa të vranë POEZI !!

Falmë vargu im, që s'të jap dot frymë, jetë,

falmëni ju miq poetë, brilantë e penë artë,

s'mundem të hesht, gjithçka është e vërtetë,

flet realiteti, flet shpirti, flet dhimbja mbi kartë.

A do bëhet vallë një ditë kjo Shqipëri,

me poetë të mirëfilltë apo shkrimtar !?

Kur do ketë rregulla, kritikë në letërsi,

që lexuesi ynë të ndihet vlerësues, krenar !?

Apeloj me të drejtë, por kush s'të dëgjo,

mos e vrisni poezinë, e kemi pulsim për jetën,

shkruaj pena ime, mos hesht, mos ndalo,

vargëzo melodi shpirti, qëndro me të vërtetën !!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.

Dt:15.11.2019.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora