E hene, 09.12.2019, 02:09 AM (GMT)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Përshëndetja magjike e babë Martin Kapllajt

E merkure, 20.11.2019, 08:20 PM


PERSHENDETJA MAGJIKE E BABE MARTIN KAPLLAJT..

Nga Zeqir Lushaj

Babë, Martin Kapllaj

Kjo buqete me lule te fresketa qe Sabrieja ka sjellë nga baçja e vet ne Malin e Shengjinit eshte nje dhurate kuptimplote qe sidomos babe Martinin tash 82 vjeçarë e gezon shumë.

-------------------

Kete foto te babe Martin Kapllaj-t, e kam realizuar une (Z. L.), me daten 9 Maj te sivjetshem, ne naten e festes se Shenkollit te Veres ne familjen Kapllaj te Dedajve te Mbi-Shkodres por tash sa vjet me banim ne Ishull Lezhe. Te ftuar edhe ne kete feste ne familjen Kapllaj bashkshortja ime Sabrieja tha se babe Martinit do i coj nje tufe lule nga bacja jone...

Na priten ne oborrin e bukur te viles qe ne ate nate feste shendriste edhe me shume. U pershendetem e perqafuam me te gjithe sa ishin ne at verande por me shume u ndalem me te zotin e shtespise, burrin e mire e te dashur Martin Kapllaj. I uruam festen, i dhuruam buqeten me lule dhe une fiksova kete foto te cilen doktoreshe Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj) nusja e Arbenit, djalit te madh te Martinit  e botoi ne ZemraShqiptare me titull: SONTE SHENKOLLI I VERES DHE RAMAZANI FESTOJNE BASHKE.

...!

Qe nga ajo dite e festes se Shenkollit, sot hyme ne at oborr dhe u ulem pikrisht aty ku rrinte zakonisht babe Martini...! Por sot, nuk na priti Martin Kapllaj. Sot na priten koke-ulur e ne pikllim djemte Arbeni e Aleksi, vajzat e tij, nipa e mbesa, shoke e miq te shumte prej kahmosit qe i kishte mbledh lajmi i ndarjes nga jeta te ketij burri te nderuar si dhe bashkshortja fisnike bije e Selces legjendare nane Prenda.

Eeeh sot! Sot nuk ishte feste, sot ishte mort.

-Zoti ju lashte shendosh! I paste me jete gjithe sa ka lane mbrapa! Per te mira mbas-sodit...,-ishin fjalet vizitoreve te shumte qe hynin e dilnin sot ne at prak.

Mbasi kryem nderimet si ne te tilla raste u kthyem ne shtepi bashk me mikun e dashur nga Micigeni i USA, Lul Zef Gjerkaj qe rastesisht u ndodh sot ne Lezhe per te pire nje kafe per qefe tek une dhe sa e mori vesh lajmin me tha: - Me prit Zeqir se erdha per 10 minuta e po shkojme bashke.  Kapllajt jane edhe miqt e mi dhe te familjes time...

...!

Po shfletoja ZemrenShqiptare dhe iu riktheva shkrimeve per kete familje, per kete njeri. Me mbeten syte tek kjo foto. Pse do te thoni ju.  Se si mu duk babe Martini ne kete foto me buqeten e luleve mbeshtetur te zemra e me doren qe na pershendet aq sinqerisht, si nje engjell...

Ndoshta, te  perfshire nga hareja e festes, nuk e lexuam mire at pershendetje, dicka si hyjnore!!

Ndoshta at nate te Shenkollit te Veres ai na tha: -Faleminderit! Kaloni gezuar. Ky eshte Shenkolli i fundit per mua...

-Pac bekimin e Perendise o babe Martini. Nen kujdesin e Zotit kalofsh ne jeten e pasosur te pertej-varrit!

Qysh sonte, 20 Nentor 2019, Dedajt e Shkoders dhe Ishull Lexha e kan nje burr te mire me pak!

Dr Domenika, Sabrie Lushaj, Babe Martini, Hyke Rexha nga Mitrovica e Prenda Kapllaj.

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare ne Londer, Lezhe, 20 Nentor 2019-



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT