E shtune, 20.04.2024, 10:13 AM (GMT+1)

Mendime

Hasan Blakaj: Si etërit si bijtë e tyre

E hene, 18.11.2019, 11:00 PM


Si etërit si bijtë e tyre

Nga Dr Hasan Blakaj

Hienat shpërfaqen kur luanët nuk janë prezent. Kështu ju del punë më diasporën të bijve të kryepolicëve të shërbimit Jugosllav. Në vend që të merren më probleme të  panumërta në Kosovë ju del punë më diasporë. Besoni, jeni të konsumuar dhe si etërit tuaj nuk mund të bëheni të tjerë përpos asaj që keni trashëguar. Jeni marr më neve atëherë kur padron kishit serbin, po merreni përsëri me ne, kur këshilloni qeveri e banditë por, tani kanë ndërruar paksa kohët dhe keni shpurdhët e fundit, sepse nuk ua var kush më për filozofitë tuaja t´pa filozofi. Na shatë atëherë po shani edhe sot por mos harroni se populli sheh dhe është shumë largpamës. Nuk kam ndërmend të ju rikujtojë të mirat dhe të bëmat e diasporës sepse këto i dini edhe ju më mirë se unë, por, desha vetëm të ju tregojë sesa mosmirënjohës jeni dhe kurrë nuk keni për të ndryshuar për të mirë, sepse këtë e keni në gjak gjenetikisht të trashëguar.

Zotëri të pa nderuar: do kthehem pak ne retrospektivë

Ne atëherë kishim dy zgjidhje për të mbijetuar: Ti bashkëngjiteshim karvanit tuaj sllavo serb, bashkëpunëtor të regjimit të Millosheviqit, kur ju u bashkëngjitët qeveritarëve mafioz, injorant, të pa arsimuar të ”komandantëve”. Dhe, rruga tjetër ishte ta mbanim dinjitetin tonë në dualizëm shpirtëror duke menduar që po shpëton më dinjitet, pra duke ikur nga shteti yt që ti dhe çdo gjë, nga vetvetja jote. Shumë nga ne zgjodhëm rrugën e dytë për tu mos u bërë edhe më keq. Injorimi i intelektualëve të mirëfilltë dhe sidomos i atyre nga diaspora që u gjenden shumë herë në ballë të proceseve shtetformuese ka bërë që edhe veteranët e çështjes kombëtare që nga mosha fëmijërore ti thonë Kosovës për herë dytë Mirë u pafshim atdheu jonë pas 20 viteve kinse në liri. Tani jo si të përndjekur politik nga Serbia por nga vetë shokët e bashkëkombësit e tyre qeveritar dhe sojit tuaj bithëlëpirës. Shumë të tjerë që dikur ishin promotor të proceseve kombëtare vazhdojnë të qëndrojnë në perëndim si pasojë e pamundësisë se ofrimit të hapësirës që te kthehen në atdhe për të kontribuar edhe në liri për shtet formim të drejt e demokratik. Arsyeja është e thjeshtë frika permanente e atyre që janë në pushtet më blerje diplomash, dhe nga po ata servil pushtetit të dikurshëm serbosllav që ju bashkëngjitët sahanit të ”komandantëve” uzurpator. Ju kishit frikë nga konkurrenca e mirëfilltë intelektuale prandaj motoja e juaj ishte sa më larg Kosovës aq më mirë për shtetin e kapur nga mafia qeveritare. A ka logjikë dhe a është e mundur që një shtet për të cilin nuk ke bërë asgjë për te, të ofron strehim, punë dhe mirëqenie, ndërsa vendi që ti dhe aq shumë për te nuk të ndihmon dhe thjeshtë nuk të pranon brenda për të kontribuar. Kjo dukej sheshit atëherë dhe tani. Jeni bërë të pa ngopur, ju ka hyrë tërpia thotë populli e kurrë mos u ngopëshit. Krijimi i traseve shantazhuese gjyqësore nga vet qeveria më përvojën tuaj serbosllave sa është absurde po aq shqetësuese për kombin tonë në këtë rrugëtim fillestar. Figurat që erdhën për ta ndihmuar Kosovën ca i larguat nga Kosova më kanosje burgimi apo likuidimi si rasti i Prokurorit Elez Blakaj ca të tjerë bënë ”vetëvrasje” duke ia marr jetën  vetës  më 12  shpuare thikash në shpinë. Po kjo është sui generis për libër të Ginisit rast unik botërorë duke ja marrë vetvetes jetën nga prapa, duke e ngulfatë vetveten apo duke e shpuar veten me thikë mbi 12 herë. Krejt kjo u bë më shkollën tuaj faqezezë. Pra në paaftësi për ti zgjidhur këto probleme kruciale krijoni gjyqe spektakulare vetëm e vetëm që të shkoqitet vëmendja nga proceset dhe problemet që Kosova ka sot. Nga merren këto ide konfliktesh të kohëpaskohshme dhe pse behën ato, në këto momente delikate askush nuk i di më mirë se vet ata që i shkaktojnë ato. Pra thjeshtë qeveri që janë të pa afta dhe kontradiktore, në atë se çka thonë dhe çka veprojnë, qeveri që në fjalorin e tyre kanë plotë gojën antikorrupcion e vet janë të korruptuara gjerë në palcë. Nga qeveri që ndërhynë në gjyqësor dhe sfera të tjera të jetës se pavarur, nuk mund të presësh më shumë për ta zgjidhur ndonjë çështje më të thjeshtë të nivelit komunal, e lere më çështjet më të ndjeshme siç është ajo e veriut të Kosovës. Pra ju që shani diasporën jeni me ta, këshilltarët e tyre. Populli ju njeh mirë prandaj shpurdhni ju gërhimat e fundit. Pra po hymë në dekadë të re me mendësi të vjetër duke u munduar ta ç ‘vendosni vëmendjen të diaspora jonë e shenjët më akuza të llojllojshme si rasti i Shkëlzen Maliqit, Valon Sylës, Baton Haxhiut e të tjerë  mjeran ku në mënyrën më të poshtër shprehen për diasporën shqiptare. Jo ore bythëlëpirës që shani pa ndërprerë bashkë me ty Shkëlzen Maliqi, unë e as shumë shokë të mi nuk e patën fatin tënd ta kishim një baba si tëndin kryepolic Mehmet Maliqin që vrante e këthillte në vitet 80-ta. Unë nuk mora shkollën tënde të Beogradit sepse as nuk kisha mundësi dhe as nuk e kisha fat ta kisha babanë si tëndin, dhe ishte fat i mirë. Ti nuk e kishe fatin tim të qëndroje në burg të Prishtinës në ujë të ftoftë në acarin e dimrit 1983 në -15 gradë c. dhe kurrë nuk do të dëshiroja ta përjetoje edhe ti këtë. Vendimin shtetëror kundër nesh që ne po e shkatërronim Jugosllavinë tënde më nenet famoze kundërrevolucion bashkim kombëtar, bashkim grupi, i rrezikshëm për shoqërinë, sigurisht që i ke pa të nënshkruara nga babai yt. Ketë vendim për burgosjen time të nënshkruar nga babai yt e ruaj ende për ta kujtuar kohën tuaj mizore po deshe edhe mund ta shohësh. Jam i bindur që i ke pa dhe ka qenë e pa mundur të mos i shohësh, apo, ti dish së paku që ekzistojnë. Në kohen e krye spiunit babait tënd u vranë në burg shumë të rij dhe patriot të kombit. Edhe atëherë ishin të njëjtat shpjegime nga serbo sllavët më babanë tënd, gjeja se të burgosuri u hodhën nga dritarja, u ngulfaten më çarçaf më rrip të sakos, piu këtë e atë helm dhe justifikime të tjera ku të gjitha ishin vrasje të pastra shtetërore. Po atëherë na vriste serbi kurse sot po na vrisni ju më shkrimet tuaja i biri i kryespiunit më i zi se ai. A s´u kthye familja Dehari ti ndihmojë Kosovës. Ajo familje kishte mundësi të qëndronte në diasporë sepse i kishte të gjitha të mirat e jetës por zgjodhi të vije të jetojë me ju, të ju ndihmoj duke menduar se ju jeni familja e tyre. A s´ishin Avniu dhe shoqja e ti intelektual dhe familje e shenjët shqiptare Valon Syla. Të diasporës ishin ata Valon apo jo. Kur ti thua se Diaspora, janë analfabet të pa shkolluar dhe shesin mend. Shtrohet pyetja po ju ku i keni mëndet, kaq të ditur që jeni, e keni bëre Kosovën leckë për pazar si të ishte pronë private e juaja.  A s´ju vranë të dy djemtë e familjes Dehari për ti lënë më lot në sy për tërë jetën prindërit e shkretë. Për ta lënë nusen e re më fëmijën e Astritit në bark të nënës ende pa lindë. Kjo është shkolla e juaj e Beogradit dhe metodat sofistikuara sllave. Edhe atëherë ne vitet 80-ta i vratë të rinjtë në burg, tani shumica prej tyre janë dëshmor sado që ju trumbetuat se ishin ”vetëvrasje”.  Është e pa kapshme për mua si mund të vetëvritet njeriu në burg kur edhe lidhëset e këpucëve ti heqin e lere më gjësendet të tjera. Po, po mund të ketë qenë sikur ”vetëvrasjet” e bashkëqeverisjes suaj të sotme që janë tipike në vrasjen e vëllezërve Dehari sepse shkollën që posedonit ju atëherë e transmetuat të ”komandantët” e sotëm sepse ju jeni këshilltarët e tyre.

Babai juaj ishte  bashkëpunëtori më i ngushtë serbosllav UDB në atë kohë. Këtu ka vetëm një dallim të vogël, të rinjtë atëherë u vranë nga pushteti serbosllav, e vëllezërit Dehari nga qeveria banditeske e korruptuar qe nuk qanë kokën për asgjë përpos pasurisë dhe uzurpimit të pushtetit. Jeni rracë e ndyrë bythë lëpirës pushtetesh. Ti Shkëlzen që e mban veten si filozof, kur Kosova piqej e digjej erdhe në diasporë qe e shanë tani për të na treguar për teatrin e kukullave në Prishtinë se regjimi i Millosheviqit po ua lejuaka punën në teatër, kur serbet vrisnin foshnje dhe i proklamonin në botë se shqiptarët po bëjnë propagandë më kukulla sepse ne nuk vrasim foshnjë. Dhe sigurisht se e mban mend ti mirë fjalimin tim apo nuk të ka bërë përshtypje fjala ime sepse t´u kam dukur i vogël unë atëherë. Soj i juaj si Valon Syla, Baton Haxhiu dhe ti nuk meritoni vëmendje sepse jeni të konsumuar për se keqi më puthadorët e qeverive të korruptuara por ja që nuk munda pa reaguar si dikur Valon Sylës kur kritikonte krejt pa bazë diasporën. Ju nuk dini asgjë ama bash asgjë për diasporën çfarë kapaciteti intelektual kanë. Por një gjë e di unë se duke shkruar opinione që janë e ndjeshme dhe të pavërteta mundoheni ta  tërhiqni lexuesin për të ju shitur gazetat tuaja, apo se paku të bëheni të vëmendshëm duke u munduar ta largoni lexuesi nga problemet aktuale. Kjo ka qenë dhe është shkolla qe e keni mësuar nga eterit tuaj. Dhe populli nuk thotë kot: ”Ujku qimen e ndërron por zanatin se harron”

Dr Hasan Blakaj

Stockholm 16 nëntor 2019



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora