E enjte, 28.03.2024, 08:20 PM (GMT)

Kulturë

Herman Çuka: T? duash ty

E hene, 18.11.2019, 09:33 PM


HERMAN ÇUKA

TE DUASH TY

cik?l poetik

je dita ime

e bukur

dhe e turbullt

je jeta ime

e ngazëllyer

dhe e trishtuar

je dëshira ime

përvëluese,

dhe e ndaluar,

je bukuria

ime e madhe,

dhe lotët

për të paarritshmen

je !

2013

VIKTIMIZIMI

kur fillon e merr shije

brënda mendimit

fillon e rëndohet,

masë inerte

lidhur noçkës së këmbës,

e ti mbetesh plogështi

gati për t'u justifuakuar

se faji është qyrku i bukur

që askush se veshi,

e ti më pas nuk mundesh të ecësh

pre e gatshme për t'u shqyer

mos e vish as nga mashtrimi

i bukuri i vjeshtës,

se melankolia tis i florinjtë pikëllimi

as ikonat nuk ngjalli

nga vdekja lyer në ngjyrë ari,

as nga loti i rrjedhur në një "mrekulli

vajtimi"

e viktimizmi

i është sivëllai për së gjalli

botës i duhesh në kronikat e stinës,

një personazh i tillë ku të zbrazë

vetë,tërë fajet e veta justifikuar me ty

e këputjet e gjethes

as dimrin mos hidh sipër si kapotë

ngrohje të tilla sjellin "gjumin e bardhë"

si poshtë dëborës,

"është e vështirë";më thua,

e di,por të them që nuk është e pamundur

të dalësh nga apatia

mos ia jep këtë shpresë atyre

që të kanë futur në analet e viktimës!

2019

MUND

ti mund t'i duash gratë:

'ti duash mirë

'ti duash bukur

t'i duash shumë

t' i bësh të lumtura

t'i duash pak

t'i trajtosh keq

t'i bësh të vuajnë

t'i bësh skllave

t'i bësh (...)

e mund t' i vrasësh justifikuar

për çështje banale

por kurrë s'ke për ti kuptuar,

aq më pak për t'i pushtuar

se gratë janë enigmë e komplikuar

janë të thella si detet

fshehin në fundet

e qeta,

gjëra të pashkelura,

edhe nga vetë

perënditë ...

gratë

dinë të duan dhe të urrejnë,

mirë dhe shumë

se gratë si uji dinë

të përshtaten në formën e enës...

por jo të rrinë në grushtin e mbyllur,

as në pëllëmbë të dorës

"të duash vërtet gratë,

duaj atë që të kushton më shumë:

lirinë e tyre në tënden,

dhe tënden në të tyren"

këtu nuk flas për gratë të vogla,

që duan t'i kenë burrat

eunukë* të dëshirave

(...)

a e kupton që bëhet fjalë për Gratë !

pa ato bota do ishte:

pa tinguj pa ngjyrë

pa shije

pa aromë

pa dritë

(...)

po të ishin shuar të gjitha,

as ti s'do kishe lindur nga një grua

2017

KËPUTJET

gjethet këputur,i sollën kujtimin

e manit në oborrin e Atit,

pikat e shiut,lotët e mëmës për birin,

që pat mbledhur ullinjtë

në bahçet e Corinti-t

oh' ç' brengë pat shpirti,

kur doli nuk iku,mbeti

mbi gjethet e fundme të manit

me dëshpërimin e Atit,

braktisur nga fëmijët e lindur,të birit

sot bëhet festë,diku martohen fëmijët!

shtëpia e vjetër,heshtur kafshon dhimbjen

e braktisjes,

e paftuara në gostinë e gëzimit

t'a patën ditur të vdekurit

e saj se do përtypnin

bukën e dheut,nuk do iknin

të mblidhnin ullinjtë në bahçet e Ulixes-it,

peng lënë thonjtë,të ushqenin fëmijët

sonte,këputen lidhjet nga pulsimet e gjakut,

si në të verdhën e Gogh-veshkëputurit

e gjethet e manit prerë në oborrin e Atit,

ku,u patën penguar shpirt' i drurit dhe i burrit

2019

TË DUASH TY

si të bësh dashuri,

nën një stuhi

vere të zjarrtë

buzëputhur vetëtimën

ndërsa qielli

kafshohet me tokën

në zjarrmi-zëmëratë

në një ditë të tetë

thjesht për ty sajuar !

2013

DIKUR

në qytetin tim të largët

është kohë e gështenjkës!

kaushët si kupat mbretërore

plot me të pjekura provokojnë

në avuj erëndjellës

magjepsur qyteti në këtë stinë

ngjyrë ari,

si stinë ethesh floriri

shuar në flakën e verës

prej rrushit gërqinjë,

për çmendurinë e gështenjkës

kur jepet në hapjen e buzëve të pufkës

bërtet me zë lajkatar

shitësi ambulant hokatar,

se në këtë stinë,nuri i tymosur i lakmohet

më tepër se nuri melankolik që profetizon poetët

aromë vjeshte

ngjyrë po vjeshte,

në nudo,muzë,

jo vetëm e poetëve,

e tërë soit të artistëve

në qytetin tim kohë e gështenjkës,

mbretëri e shijes,

e hershme, që nga soi i paganes

ku rreth zjarrit nën qiell të hapur

"yshtej "në rimë,çdo këngë dashurie

*

sikur të lexohej poezia

me dëshirën e pa ngopur si të stomakut,

të paktën si fillim dhe mbi kaushët

prej vjeshte,

këta tiranë prej letre,

ku përcëllohen vargjet

dhe shpirt' i poetit,

i mbetur pezull në rënie,

në qytetin tim të largët

me qytetërimin tim të hershëm

sikur !



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora