E premte, 29.03.2024, 12:11 PM (GMT)

Kulturë

Klajd Kapinova: Historia e Rozafati në New York që filloi 30 vjet më parë

E marte, 07.10.2008, 05:47 PM


Rozafati në Festivalin e 100-vjetorit të Statujës së Lirisë, mbajtur nga 4-6 korrik 1986. Imzot Shkëlqësia e Tij Mons. Rrok Mirdita.
Historia e Rozafati në New York që filloi 30 vjet më parë

Bisedë  me z. Tonin Mirakaj përkrahës në krijimin e grupit artistiko -  kulturor “Rozafat”, pranë Qendrës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York

Më 31 maj 2008 Qendra Kulturore “Nënë Tereza”, pranë kishës katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, përkujtoi 30 - vjetorin e kirjimit të grupit të parë artistik “Rozafati”, në Qendrën Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në vitin 1978 në New York. Dihet se institucionet e hershme të artit dhe kulturës në Shqipëri e kanë pasur zanafillën e tyre nga kisha katolike, gjë që dëshmohet nga burimet e shumta historike ndër shekuj. Kurse në diasporën shqiptare në ShBA dhe posaçërisht në shtetin e New York – ut dhe rrethina në këto përgatitje si gjithëmonë rol të rëndsishëm kanë luajt Të Përndershmit klerikë: Mons. Dr. Zef Oroshi (1912 – 1989), Imzot Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, aktivistit të palodhur Fran Shala dhe kryetari i këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj etj. Ndërsa në New York komuniteti i vogël katolik shqiptar (i përbërë krysisht nga emigrantë politik (1944 – 1990), është vendosur vonë në krahasim me komunitetin e hershëm ortodoks shqiptar (shekulli XVIII nga emigrantë ekonimik dhe me 1944 – 1990 ato politik dhe mbas vitit 1990 ato ekonomik) me qendrën e saj në Boston rreth kishës së Shën Gjergjit, themeluar nga Peshkopi Metropolitan Fortlumturia e Tij Theofan Stilian Noli më 1908. Krahas ndërtimit të kishës së re, Qendrës Katolike Shqiptaro – Amerikane dhe themelimit të shtypit pra revistës “Jeta Katolike” (1966) udhëheqësit shpirtëror meshtarët katolik shqiptarë dhe artëdashësit e kulturës tradicionale popullore, që kishin emigruar në Amerikë, bashkëpunuan dhe vendosën të themelojnë shoqëri, klube dhe grupe kulturore. I tillë edhe grupi artistik “Rozafati” (1978), që është edhe bërthama e krijimit të Festivalit të Parë Shqiptar në New York, që këtë vit mbush vitin e 18 – të në New York (1991). Kështu viti 1986 shënon dhe një ngjarje me shumë rëndësi në veprimtarinë e grupit “Rozafati”, me pjesëmarrjes kulturore në “Statue of Liberty Centenial” Harbor Festival, mbajtur në New York City nga 4 - 6 Korrik 1986, duke ngritur lart flamurin shqiptar, por pa yllin komunist rus. Në këtë festival të famshëm, morën pjesë më se 100 grupe nga shtete të ndryshme, në mes të tyre edhe grupi shqiptar “Rozofati”. Një vit më pas grupi artistik, u ftua në Boston, në një mbrëmje të organizuar me rastin e 75 - vjetorit të lindjes së aktivistit të vjetër vatrist dhe një ndër më të mirënjohurit personalitet i nderuar dhe respektuar në komunitetin shqiptar në Amerikë të ndjerit z. Anthony Athanas (1911 – 2005), një përkrahës dhe dashamirë i kishës katolike që prej fillimit.  Meshtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre, menduan se tashti ishin në gjendje të organizojnë një Festival më vehte. Në këtë drejtim ata patëm inkurajim dhe mbështetjen dashamirëse edhe nga Martin Koenig dhe Ethel Raim të “Ethnic Folk Arts Center”, me të cilët kishin bashkëpunuar në festivale. U vendos të mbahej Festivali i Parë Shqiptar. Për të mësuar më shumë mbi historinë e jetuar të grupit “Rozafat” deri tek Festivali I - rë, mendova të zhvilloj një bisedë me aktivistin e hershëm të komunitetin tonë, publicistin veteran dhe ish kryetarin e këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot “Zoja e Shkodrës”) punëtorin e palodhur të komunitetit shqiptaro – amerikan z. Tonin Mirakaj.

Këtë vit u mbushën 30 vjet nga koha e krijimit të grupit artistiko – kulturor shumë kuptimplotë “Rozafati”, të organizuar nga kisha dhe Qendra Katolike në New York, e cila po përkujtohet me një mbrëmje argëtuese. A mund të na përshkruani pak atmosferën e asaj kohe?

Ju falënderoj nga zemra, për këtë nismë të rëndësishme, për të hedhur dritë mbi ngjarjet e rëndësishme historike dhe kulturore të komunitetit të vogël shqiptar asokohe. Ishte pranvera e vitit 1978, kur në New York me inisiativën e asokohe Të Përndershëmve: Mons.  Zef Oroshit dhe Dom Rrok Mirditës, (sot Shkëlqesia e Tij Imzot Rrok Mirdita, Argjipeshkëv Metropolitan i Arqipeshkëvisë Metropolitane Tiranë - Durrësi), që filluan krijimin e korit të kishës, me aktivistin  Fran Shala dhe një grup të vogël bashkëatdhetarësh, por që kishin dëshirën e madhe të bëjnë diçka të dobishme për kishën e tyre. Ky grup i vogël qëllimmirë asokohe përbëhej nga aktivistët: Fran Shalaj, Miliana Mirakaj dhe Gjon Junçaj, filloj shpejt të shtohej dhe me repertorin e pasur t ë këngëve popullore që interpretonin, sollën një kënaqsi tek besimtarët që frekuentonin meshën të dielave, sa u duk se edhe pjesëmarrja në meshë çdo të diele po shtohej. Nga ana e tjetër, meshtarët e palodhur dhe kudogjendur Të Përndershmit: Mons. Zef Oroshi dhe Imzot Rrok Mirdita, gjithëmonë kërkonin diçka me shumë për të mbajtur të bashkuar komunitetin e vogël shqiptarë, ngaqë kishin një vizion për të ardhshmen. Këta largpamës qëllimmirë u provuan shumë herë ndër aktivitete që pasuan më vonë në Qendrën Kulturore të kishës katolike shqiptare në New York. Pra, lindi ideja e formimit të një grupi muzikor, me antarët e korit dhe të tjerë, që po afroheshin, duke menduar kësisoj që t’i shërbenin kishës dhe komunitetit ndër gëzime e festa, dasma e kremtime të ndryshme. Në atë kohë, në komunitet ekzistonin dy grupe, të cilët i merrnim ndër darka të kishës. Njeri nga grupet drejtohej nga Ejup Mehmeti dhe tjetrin Isa, të cilit nuk ia mbaj mend mbiemrin. Asnjëri nga këto grupe nuk mund t’i këndonin hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë. Për të kënduar hymnet, perdornim tape recorders. Organizatat shqiptare, si: “Vatra”, “Albanian Center”, “Kisha Orthodokse”, merrnin në kremtime një orkester greke me emërin “Michael Papas Orchestra”. Ishte e kjartë dhe e nevojshme se kishte hapësirë për një grup të ri artistik me kostumet etnike popullore.

Si ju lindi idea dhe kush ishin nismëtarët e parë të saj?

Të inkurajuar nga Mons. Zef Oroshi, Imzot Rrok Mirdita, Fran Shala me Loro Lulaj, Martin Gjelaj, Miliana Mirakaj, Martin Merturi dhe të tjerë, u formua grupi muzikor “ROZOFATI”, që këtë vit mbushi 30 vjet. Rozofati, aktivitetin si grup muzikor e filloj sëpari ndër darka të kishës, mandej në kremtime të 28 Nëntorit dhe në ndonjë dasëm, dhe raste të tjera gezimi në komunitetin tonë. Frani dhe Miliana, filluan të këndojnë rregullisht hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë, si edhe hymnin e Fishtës “Por si Fleta e Ejllit t’Zotit”. Tashmë  nuk kishim më nevoj për “tape recorder”.

Grupi “Rozafati” më 24 Nëntor 1985, në darkën e shugurimit meshtar të fort Të Përndershmit Dom Pjetër Popaj (mes).
Dhe më pas si vijoi puna me grupin Rozafati?

Në shtator të vitit 1978, u përfundua ndërtimi i kishës se re, ngjitur me lokalin e vjetër, ku thuhej mesha më parë, kështu që kjo sallë prej kësaj kohe mund të përdorej normalisht për shkollë shqipe, mbledhje të ndryshme si edhe përgatitje të korit dhe grupit muzikor. Natyrisht se këto aktivitete bëheshin gjithëmonë me pëlqimin e meshtarëve. Kurdo që kishin mbledhje ose përgatitje, te dera e kishës i prisnin mikpritësit: Mons. Zef Oroshi dhe Imzot Rrok Mirdita, me buzëqeshjen e tyre të zakonshme. Me shtimin e grupit me të reja dhe të rinj, shpejt lindi dëshira që të mësohen valle dhe kërcime, por duhej dikush qe t’i mësoj. Këtë problem e zgjidhi I Përndershmi Dom Pjetër Popaj, asokohe seminarist në Dun Woodie, ku po përgatitej për shugurim meshtarak. Ky, u mësoj pjestarëve të Rozofatit disa valle të bukura, që sollën kënaqësi ndër kremtime të kishës dhe komunitetit.

Kur gurpi i vogël i artistëve amator ishte i gatshëm të dalë para publikut bashkatdhetarë me programin modest asokohe?

Mbas përgatitjeve të vazhdueshme dhe sukseseve të arritura, Rozofati dha një koncert jashtë shtetit të New York – ut dhe doli para publikut bashkëatdhetarë në qytetin e Detroit (Michigan), me datën 16 Maj 1982. Në Detroit u pritën ngrohtësisht nga ata mikpritësa që morën pjesë, ndonëse nuk ishte një numër i madh bashkëatdhetarësh, për faktin se organizatorët (menaxherët) atje nuk kishin bërë lajmërimet në kohën e duhur për mysafirët. Por gjithësesi Rozofati, me koncertin e vet të pasur të muzikës popullore shqiptare u tregua në një lartësi të kënaqshme profesionale.

Tashmë grupi artistik e pasuron hartën gjeografike të shfaqjeve?

Grupi punon shumë për pasurimin e repertorit dhe se të gjithë shafqjet e saj jepen me kostume popullore, që shpesh janë përshëndetur me duatrokitje të ngrohta edhe nga spektatorët amerikanë. Rozofati, vazhdoj të kërkohej ndër aktivitete të komunitetit shqiptar në New York me rrethe. Një rast tjetër me rëndësi, është darka që u organizua me rastin e shugurimit meshtararak të Të Përndershmit Dom Pjetër Popaj, me datën 24 Nëntor 1985, mbajtur në “Imperial Manor” në Rt. 4 New Jersey, me një pjesëmarrje prej 1013 personash. Ishte darka më e madhe që mbahej mend deri asokohe në komunitetin tonë. Rozofati me vallet dhe koloritin e pasur të kostumeve popullore i dhanë mbrëmjes një pamje vërtetë festive. Governatori i shtetit të New York – ut I Ndershmi z. Mario Cuomo lëshoi një proklamatë, me të cilën shënonte rastin e parë në histori, që një shqiptar shugurohej prift katolik ne shtetin e New York – ut.

Cili është evenimenti më i rëndësishëm asokohe?

Më 8 Maj 1976, komuniteti shqiptar mori pjesë në “Festivalin e Arteve Ballkanike”, mbajtur në “DeWitt Clinton High School”, në Bronx, organizuar nga “Ballkan Arts Center”, me pjesëmarrje të tre komunitetëve ethnikë: shqiptar, grek dhe jugosllav asokohe. Shqiptarët ishin mjaft të sukseseshëm. Në atë kohë nuk e kishim grupin “Rozafati”. Mbas 10 vjetëve eksperiencë vallëtarët, intrumentistët dhe këngëtarët ishin të gatshëm të përfaqsonin komunitetin shqiptar në aktivitetet përkrah kombeve të tjera në Amerikë. Kështu viti 1986 shënon një ngjarje me shumë rëndësi në veprimtarinë e antarëve të grupit kulturëdashës “Rozafati”. Kjo ishte pjesëmarrja në “Statue of Liberty Centenial” Harbor Festival, mbajtur në New York City nga 4 - 6 Korrik 1986. Në këtë festival të famshëm, morën pjesë më se 100 grupe nga shtete të ndryshme, në mes të tyre edhe grupi shqiptar.

A u afruan pranë grupit Rozafat kërcimtarë profesionist për të rritur nivelin e interpretimit të vallëtarëve?

Në përgatitjen për këtë festival, “Rozofati” pati ndihmen e kërcimtarit  dhe korografit profesionist Gjergj Sinishtaj, kontributi i të cilit ishte shumë i çmueshëm. Grupi artistik përformoj në stage # 4, e ngritur në Maiden Lane, përpara mijëra spektatorëve amerikanë për 13 minuta. Një pjesë e valleve popullore u shfaq në televizionin nacional. Me lejoni të them se në këtë përgatitje si gjithëmonë rol të rëndsishëm kanë luajt Të Përndershmit klerikë: Mons. Dr. Zef Oroshi, Imzot Rrok Mirditës, Dom Pjetër Popaj, aktivistit të palodhur Fran Shala (dhe kryetari i këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj, shënimi im K.K.) etj. Zonja duarartë Prenda Shala, mundi në një kohë të shkurtë, të përgatisë kostumet e nevojeshme për gjithë pjesëtarët e grupit aq bukur dhe në menyrë profesionale, gjë që u bë një kontribut i rëndësishëm në suksesin që u arrit. Në këtë rast, grupi “Rozafati” nderoj kishën dhe komunitetin shqiptarë në përgjithësi.

Dhe sërisht kishit ftesa?

Po. Në vitin 1987, grupi artistik “Rozofati”, u ftua në Boston, në një mbrëmje të organizuar me rastin e 75 - vjetorit të lindjes së bisnesmenit të suksesshëm, aktivistit të vjetër vatrist dhe një ndër më të mirënjohurit personalitet i nderuar dhe respektuar në komunitetin shqiptar në Amerikë të ndjerit z. Anthony Athanas, përkrahës dhe dashamirë i kishës sonë që prej fillimit. Në këtë kohë, shpesh paraqiteshin ide për organizime kulturore, ku mund të paraqesim anët positive të vlerave atdhetare autoktone të komunitetit tonë, si: folklorin e pasur, kostumet e traditat e bukura, por eksperienca për aktivitete të tilla na mungonte.

Tashmë numëri i emigrantëve shqiptarë në Amerikë nga Shqipëria dhe trojet e tjera etnike, mbas shkëlmimit të gjumit letargjik të komunizmit dhe hapjes drejt botës vjen e rritet. A kishit menduar që të bënit një festival mbarëkombëtar?

Po është e vërtetë. Ne ndiqnim me shumë vëmendje gjithë zhvillimin e ngjarjeve politike në trojet etnike shqiptare dhe në veçanti në Kosovë e Shqipëri. Me dhimbje kemi përcjell eksodin e madh dhe futjen e shqiptarëve në ambasadat e huaja në Tiranë (2 korrik 1990), eksodet masive me anije drejt Italisë… etj. Por nga ana e tjetër ishim të gëzuar që edhe Shqipëria tashmë e kishte shkelmuar komunizmin dhe kërkonte një jetë më të denjë përkrah familjes së madhe të Europës Perëndimore dhe vendit më demokratik në botë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sigurisht që asokohe shumë intelektualë, artistë, këngëtarë, piktorë, skuptorë, valletarë, shkrimtarë të dëshpëruar nga jeta mizerabël në komunizëm braktisën atdheun për një jetë më të mirë… Në vitin 1990, pranë kishës u formua “ Shoqata e Prindërve”, që përbëhej nga prindërit e të rinjve dhe të rejave, që merrnin pjesë në korin e kishës, dhe në grupin muzikor “Rozofati”. Shoqata në fillim u kryesua nga zonja Vera Lekocaj, e më vonë nga aktivistët e palodhur z. Marian Cubi dhe z. Tomë Mrijaj. Këta gjatë përgatitjeve, mbanin qetësinë e nevojshme, bisedonin për aktivitete e organizime, kishin kujdes makinat në rrugë, që shpesh u vidheshin gomat e baterit…. nga se vendi nuk ishte aq i përshtatshëm… Meshtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre mendojnë se tani jemi në gjendje të organizojmë një Festival më vehte. Në këtë drejtim patëm inkurajim edhe nga Martin Koenig dhe Ethel Raim të “Ethnic Folk Arts Center”, me të cilët kishim bashkëpunuar në festivalet që përmenda më parë. U vendos të mbahej “Festival Shqiptar”, dhe u zgjodh komisioni përgatitës. Komisioni filloj punën pa vonesë. U bënë disa mbledhje, ku merrnin pjesë meshtarët Të Përndershmit: Dom Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, Djakoni Marash Shkreli, si edhe Martin Koenig dhe Ethel Raim të “Ethnic Folk Arts Center”. U rezervua salla e përformancës në Lehman College, dhe u caktua data 20 Tetor 1991.

Pra 20 tetori i vitit 1991 shënon edhe ditëlindjen e Festivalit të Parë mbarëshqiptar, ku nga shumë shtete të Amerikës mblidhen çdo vit në metropolin e kulturës botërore në New York grupe artistike bashkëatdhetarësh, dhe shpalosinme krenari  lashtësinë e instrumentëve, muzikën, vallet, larushia e veshjeve të bukura popullore nga të gjithë trojet etnike shqiptare. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Grupi “Rozafatit” në vitin 1980, nga e majta në këmbë Martin Merturi, Martin Gjelaj, Miliana Mirakaj, Marjan Merturi, Loro Lulaj, Fran Shala, (ulur) Linda Shala, Deda Markic, Hajrajdin Cekaj, dhe Mirko Shala.
Po është e vërtetë. “Rozofati”, që ishte grupi kryesor në festival, kishte filluar përgatitjen nën drejtimin e z. Fran Shalës dhe zonjës Shpresa Uli, kërcimtarë dhe koreografia e shquar, që kishte ardhur nga Shqipëria pak kohë më parë. U bënë kontakte me këngëtarët dhe orkestrën, që do të përformonin dhe u njoftua komuniteti me anë të  mjeteve të komunikimit të asaj kohe, për datën dhe vendin e Festivalit të Parë mbarëshqiptar. Shoqata e prindve e drejtuar nga Vera Lekocaj, Nik dhe  Zoja Gjurafshaj e të tjerë, përgatitën ushqime me meny tradicionale shqiptare, që do të shiten, nga se hymja ishte pa pagese. Se çfarë numëri pjesëmarrjeje artdashës do të kemi, nuk e kishim idenë. Në kohën e caktuar, u mbush salla, dhe kafeteria ku kishim përgatitë ushqimet. Pjesëmarrja ishte dy herë më shumë sesa kishte vende. U desht që pjesët kryesore të festivalit të përsëriteshin në kafeteri, nga se salla kryesore nuk kishte vend për të gjithë. Moderatorët e festivalit ishin zonjusha amerikane Jane Sugerman dhe z. Gjovalin Nikçi. Rozofati  dhe përformuesit të tjerë, u pritën me shumë kënaqsi nga spektatorët bashkëatdhetarë e amerikanë. Atë që se prishtshim duhet thenë me gezim e krenari, se festivali kishte me të vërtetë sukses. Presidenti i Bronx - it z. Fernando Ferrer lëshoj një proklamatë, në të cilën deklaroj datën 20 Tetor 1991 si Ditë e Shqiptarëve në Bronx, të cilën e solli në mes të festivalit z. Bill Aguado, drejtor Ekzekutiv i Zyrës së Arteve në Bronx dhe ia dorëzoj kryeratit të komisionit përgatitës të Festivalit I - rë Shqiptar. (Kryetar i Festivalit I - rë ishte z. Tonin Mirakaj, shënimi im K.K.)

Dhe tashmë festivali është në vitin e 18 - të të tij?

Po. Këtë nëntor mbahet Festivali XVIII Shqiptar në New York. Suksesi që u arrit, bëri që Festivali Shqiptar të kthehet në traditë, dhe festivalet kanë vazhduar çdo vi.. “Rozofati”, ka qenë grupi kryesor, që ka përfomuar në Festivalin e Parë, dhe në të gjitha festivalet që vijuan. Në përgatitjen e “Rozofatit” dhe të korit të kishës, janë disa emra, që sipas mendimit tim, kanë dhënë kontribut shumë të çmuarshëm, si: Z. Fran Shala, znj. Shpresa Uli, z. Vasil Marku, znj. Tatiana Petrela, zonjusha Liza Shala, znj. Angjelina Nika, në instrumentin e organos, Joana Parubi dhe profesionisti Agim Kola si edhe organizatori kryesor i festivaleve z. Mark Shkreli, skenografit z. Astrit Toto dhe gazetarja zonja Mimoza Dajçi. Gjithë kjo veprimtari si përgatitja e vallëtarëve të rinj dhe e korit të kishës, kanë kërkuar punë e përpjekje të vazhdueshme të një grupi të madh aktivistësh pjestarë të kishës dhe të komunitetit, prandej të gjithëve u jemi mirënjohës, dhe duhet t’i falënderojmë me sinqeritetin më të madh. Duhet t’u jemi mirënjohes famullitarit Të Përndeshmit Dom Pjetër Popaj, kryetarit të Qendrës Kulturore “Nënë Teresa”, në Hartsdale New York z. Mark Shkrelit, këshillit të kishës dhe të tjerëve, që bënë të mundur përkujtimin e 30 – vjetorit të krijimit të grupit “Rozafati”, e cila po na e jep rastin të kujtojmë një histori e ngjarje që filloj 30 vjet më parë.

Bisedoi: Klajd Kapinova



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora