E shtune, 20.04.2024, 03:01 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Rruga zigzake, me tela dhe gjëmba, nëpër të cilën ka kaluar familja jonë

E shtune, 16.11.2019, 06:28 PM


RRUGA  ZIGZAKE, ME TELA DHE GJËMBA, NËPËR TË CILËN KA KALUAR FAMILJA TONË, NË PRESPË DHE MANASTIR

Fragmente nga kjo broshurë, e shkruar me rastin  e 80-vjetorit të lindjes ime

Nga Reshat Nexhipi

Evidentimi i shënimeve Lidhet e familjes tonë, me disa patriotiket  të Kolonjës, na shkakëtuan, shqetsime të mëdha  Po filloj me stërgjyshin im-Ismailin. Ai kishte përkrahur Ali pashë Tepelenën kundër sulltanit, prandaj dhe, në shenjë falenderimi,  fitoi prej tij titullin Be. Këtë titull e  trashëgoi i biri-Nex

hipbeu, mbiemër me  të cilin njihet  familja jonë, në Prespë, sot, e kësaj dite. Përkrahje,  ,,Luani shqiptar,, pati edhe nga  gjyshi i nënës ime-Kajmakbeut, nga Asamati, të cilin e trashëgoi Pashobeu. Ali pashë Tepelena gjatë qeverisjes të ti në Prespë, përveç këto dy familje,  përkrahu edhe  familjet tjera bektashiane të  kësaj ane, sepse vetë ishte myhyp bektashi.   Vrasja tinëzare e 4 anëtarëve të familjes  së gjyshit tim nga nëna, nga ana e bugarofilëve të vendit Një ndër shkaqet  e këtij krimi të paparë deri atëhere në Prespë dhe më gjerë, ishte lidhja e ngushtë e kësaj familje me Nijazibenë e Resnjës, i njohur si ,,Mbret i Prespës,, armik i madh i  Bullgarisë. Këtë armiqësi, veç tjerash, e shprehu publikisht gjatë një takimi me banorët e fshatit Llabunisht të Strugës, ku i ftoi të përkrahin Hyrjetin, e filluar prej tij, pra zhdukjen e absolutizmit të sulltanit, me qëllim që të forcohet Turqia, popujt e ndryshëm të kenë të drejta të bara barta etj., përndryshe , sipas tij, këtë vend do ta zaptonte Bullgaria. Kjo paraqitje publike e tij, morri dhenë, pra u përhap edhe midis bugarofilëve të Prespës, gjë që nxiti disa nga këta të fundit, të zhdukin familjen e Asamatit, si më besnikja e Nijazibeut.

Arestimi i tre anëtarëve të familjes tonë, nga ana e regjimit serb Gjyshja ime,  dilte nga një familje  e shquar   e Ko lonjës, siç ishte edhe ajo e Sali Butkës, i njohur si ,,legjendë e Shqipërisë të Jugut, e me atë të vëlle zërve Frashër, përmes Shahin Kolonjës, dhëndër i Naim Frashërit etj., kështu që,  në familjen tonë, hynin e dilnin  patriotë të njohur, gjë që binte në sy tek serbofilët e vendit. Në një rast, kur qe vrarë një maqedonas i Prespës nga ana e ndonjë shqiptari, i erdhur nga Kolonja, u padit edhe familja jonë, kështu që, u arestuan babaj, xhaxhaj dhe gjyshja. Kjo, sipas dëshmitarëve që ishin prezent në gjyq,  edhepse e lidhur me kanxha në këmbë, kish treguar guxim të pashoq. Duhej të derdhen shumë flori, për tu shpallur të pafajshëm, thuhet në literaturën historike.

Largimi i babait dhe xhaxhait im në Greqi, të ndjekur nga regjimi komunist Këta të dy ishin të vetmit nga Prespa që luftuan në anën e Ballit kombëtar të Mitat Frashërit në Shqipëri, kurse pas mbarimit të luftës, iu këthyen familjes, sepse në Maqedoni, s kishin bërë gjë. Mirëpo, atëhere, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, ishin të shkëlqyera, prandaj dhe, veprimtaria e tyre, nuk mbeti sekrete.  Të vetëdishëm se çdo ndodhte me ta, u larguan në Greqi, duke u vendosur në kampin ballist të Piresë, afër Athinës. Xhaxhai, pas një, operacionit të rëndomtë, gjeti vdekjen, me siguri, e realizuar nga ndonjë udbash, kurse babaj im u largua në Gjermani dhe pothujse tërë jetën mbeti larg familjes, të cilës iu këthye me  paraqitjen  e ,,demokracisë,, por pa u lënë i qetë nga këlyshët e UDBËS, kështu që edhe ato ca vite që i mbetën, i kaloi me strese të përditshme.

Internimi i familjes tonë, konfiskimi imallit dhe shtëpisë nga ana e regjimit komunist, 1951 Edhepse 11-12 vjeçar, i kam të freskëta ditët e hidhura të internimit. Ishte gjysmëvjetori i vitit shkollor, 1950-1951. Dimër i  thatë dhe i hidhur... Oborri i madh i shtëpisë ishte mbushur me njerëz, fis, farefis, fqinjë, miq etj, të cilët kishin erdhur të na përcjellin dikund, por, as ata, as ne, nuk e denim ku dhe pse. Më të afërmit nuk pushonin së qari, sepse s’ishin të sigurtë a do të shihemi edhe njëherë, apo jo. Njerëzit e pushtetit, të ngarkuar me këtë detyrë, silleshin në mënyrë shtazarake, kurse sot turpërohen për këtë. Me kamion, të ngarkuar me gjërat më të nevojshme, na degdisnë në stacionin e trenit, të Manastirit, ku takuam edhe mjaft familje të tjera shqiptare nga Prespa, Struga, etj. Fëmijë, pleq, gra, njerëz të sëmurë, prisnin orë të tëra në vend të hapur, pa  lejuar të takohen me njerëzit e tyre me të cilët shiheshin nga larg. Kjo, më kujton, ditët e marsit, të vitit 1943, kur mbi 3.000 çifutë të Manastirit, po në këtë vend dhe, në të njëjtët vagonë, i dërguan në llogoret e vdekjes...,, Pas pritjes disaorëshe, treni hoqi dhe qëndroi në Veles. Prej aty na shpërndanë nëpër vise të ndryshme të Maqedonisë Lindore. Familjen tonë, me disa të tjera, e vendosën në një fshat afër Grackos, që quhej Ullanjcë, ku rryhej dhe dilej vetëm me anën e një barke të thjeshtë nëpër Vardar. Këtë barkë, në mënyrë më primitive, e drejtonte një njeri  i  posaçëm, ditë  e natë, pa pushim. Meqënëse lumi  ishte i   shpejtë, në  çdo kalim, na  rrezikohej jeta. Këtë, e përjetonja dy here në ditë, kur shkoja dhe kur këthehesha nga shkolla fillore e Gradskos, ku nuk më shoqërrohej asnjë nxënës, duke kujtuar se ne të internuarit jemi ,,lugetër,,. Për vuajtjet e familjes tonë, në disa vende të Maqedonisë lindore, mund të  flas me ditë të tëra dhe prap të jem në fillim, gjë që vlen, edhe për familjet e tjera, të internuara.

Diegia e shtëpisë, në v.2001 dhe vjersha ime për të, të cilën, po e prezentoj në vijim Në qershor, 2001, në Manastir, një krim i paparë,  u bë, shtëpive shqiptare, u vunë  zjarrë, për ca policë, të vrarë, në Tetovë, që kishin shkuar, me UÇK-në për të luftuar. Mijra njerës, u tubuan, familjen tonë rrethuan, në prezencën e policisë, zjarrë i vunë  shtëpisë. Ndriçoi fusha e Pellagonisë, pronë e vjetër e Ilirisë, Heraklea e Bardhyl mbretit dhe  objekti i Alfabetit. Skenderbeu, duke luftuar, Naimi ,,Qerbelanë,, duke shkruar, Ismail Qemali, në Vlorë duke kuvenduar, Nëna Terezë,  të sëmurë, duke shërruar, deshin të shpëtojnë, por kot, se i kisha  varur në mur dhe, slonin  dot. Ne të tjerët, që shpëtuam, me  mjeshtëri të madhe, rreziqet, në Manastir, përballuam,  në Prespën tonë, qendruam. Por, edhe aty, na u kërcënuan, Shqi pë rinë, na i treguan, prandaj, nëpër Dibër, në Shkup, përfunduam, pas disa muaj, në Manastir, u  këthyem, nëpër shtëpi të huaja, kohë të gjatë, jetuam, qëllimim armikut, nuk ua plotësuam, vendlindjen e Alfabetit, nuk e lëshuam.

Pjesë nga dosja ime, e krijuar nga ana e UDB-ës komuniste të Manastirit 1979, 28. 06. Dokument nr. 445-360-sillet vendim për bastisje sekrete të shtëpisë tonë. 1990, 12. 07. Dokument nr. 546: ,,Reshat Nexhipi është nacionalist, i cili, në Manastir, Prespë dhe më gjerë, përhap veprimtari iredentiste,, 1991, 23.05. Dokument nr. 172: ,,Babaj dhe xhaxhaj i Reshat Nexhipit, ishin pjesëmarrës aktivë në bandat balliste, kurse babaj i tij në Gjermani ishte anëtar i Organizatës Ekstreme ,,4000 Shqiptarë“ (që plani fikonin rrëzimin e regjimit komunist-R.N.) 1991, 20. 06. Dokument nr. 78. Sillet vendim për përgjimin e telefonit tim, sepse, citoj ,,Ka një rrjetë separatistësh në Kosovë dhe përjashta vendit, kështu që përmes telefonit, mund të zbulojmë shumë momente nga veprimtaria e tij separatiste“- thuhet në këtë dokument. 1991, 21. 11. Dokument nr. 292: ,,Reshat Nexhipi është organizatori për themelimin e shoqërisë kulturo-artistike ,,Bashkimi,, në Manastir dhe duhet përcjellë puna e tij në atë shoqëri“. 1993,16. 11. Dokument nr. 1083: ,,Reshat Nexhipi lot rolin kryesor në regjionin e Manastirit në drejtim të shkatërimit me forcë të rendit kushtetues të Maqedonisë, duke dhënë instrukcione, mendime, konstatime etj, në funkcion të planeve antiqeveritare“. 1995, 29. 11. Dokument nr. 628: ,,Reshat Nexhipi të thirret në bisedë informative, për shkak se  inicon vazhdimisht hapjen e gjimnazit shqip në Manastir, themeloi Degën e  parë njënacionale të PPD-së në këtë qytet, organizoi  referendumin për autonomi territoriale, politike dhe kulturore,është  përkrahës i pakompromis i themelimit të Universitetit të Teto vës“. Ps. ,,Bitollski vesnik,, (gazetë e Manastirit), më 29 janar, 2003, në rubrikën satirike, shkruan: ,,Këshill tarët e Manastirit  kërkojnë që rruga ,,Eduard Kar del,, të zavendësohet me ,,Reshat Nexhipi, sepse edhe ky sillet  si Kardeli: Derisa ai, në heshtje, vepronte për Slloveninë, profesori, këtë e bën për shqiptarët,,. Se  çfarë shqetsime më krijonin këto satira, s'ka nevojë për koment.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora