E premte, 19.04.2024, 08:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Libri më i ri i poetit Vahit Nasufi: Burimet e këngës burimore kërçovare

E shtune, 16.11.2019, 07:00 PM


Shtëpia Botuese "FENIKS" Kërçovë

BURIMET E KËNGËS BURIMORE KËRÇOVARE

Doli nga shtypi libri më i ri i poetit Vahit Nasufi

Populli nuk thotë kot se shoku më i mirë i njeriut është libri. Por, të shkruash një libër sigurisht se nuk është aspak e lehtë, këtë nuk mund ta bëjë secili. Ai që ka dëshirë ta bëjë këtë, duhet të ketë prirje dhe njohuri, kurse për ta vlerësuar u mbetet lexuesëve. Ne si shtëpi botuese, posa nxorëm nga shtypi librin më të ri të poetit Vahit Nasufit nga Kërçova, një emër me karakter të lartë njerzor, i cili tashmë për shumë lexues është i njohur, pasi kaloi një dekadë që në faqet e shumë të lexuarës, Zemra Shqiptare, rregullisht kemi lexuar krijimet e Vahitit, të cilët kanë lënë pas gjurmë të pashlyeshme. Meqenëse ai krijimet e tij i boton në këtë faqe, vendosëm që të bëjmë publike librin më të ri të tij, i cili në vete nuk përmban poema apo rapsodi, siç ka ndodhur me librat e mëparshëm, por, në këtë libër, lexuesit do të gjejnë tema shumë interesante dhe tërhjekse për t`i lexuar.

Thasarin e tij kulturor, autori në fjalë, ua shpalos dashamirëve të librit, sidomos brezave që vijnë pas, kontributi, apo vepra e tij, për këta të fundit, sigurisht se do të jetë një dokument ndriçues. Në këtë libër, Vahit Nasufi, pasi prej vitesh me familjen e tij jeton në mërgim, një plagë e rëndë siç thotë autori, e trashëguar brez pas brezi, e cila si duket se nuk ka fund, nëpërmjet vargjeve mundohet sado pak të ftohë mallin përvëlues për vendlindjen e tij, të cilën e ka përshkruar fije për pe, për të kaluarën dhe gjendjen aktuale, si dhe për aktivitet e bashkëvendasve të tij që jetojnë dhe veprojnë në shtetin Helvetik. Duke çfletuar këtë libër, do të hasni edhe në portretet e disa këngëtarëve kërçovarë, që me mjeshtri e kënduan dhe kultivuan këngën e bukur autoktone polifonike kërçovare dhe atë burimore folklorike, si: Lati Kaleshe, Vebi Aziri, Nasuf Jusufi, Afmet Spahiu, e tj. Në librin e tij autori tregon edhe për një çerdhe bilbilash, siç e quan ai, fjala është për familjen Dervishi, që kënga është trashëguar brez pas brezi.

Vahiti është adhurues i zjarrtë i folkorit, por, jo vetëm, dhe në asnjë moment nuk i largon nga mendja e as nga zemra këngëtarët e mëdhenj, madje për disa prej tyre ka thurë edhe vargje rapsodike të botuara te Zemra Shqiptare, si: Sali dhe Feriz Krasniqit, Sali Manit, Tahir Drenicës, Shyqëri Alushit, Fatime Sokolit, Demir Krasniqit, Nexhmije Pagarushës, dhe shumë e shumë të tjerëve nga mbarë trevat shqiptare. Autori gjithmonë shoqërohej me disa nga këngëtarët që vinin për të kënduar nëpër shumë dasma kërçovare, dhe që i kanë kushtuar këngë shumë të bukura Kërçovës, prandaj dhe Vahiti i deshti aq shumë, madje me disa nga ata krijoi miqësi shumë të ngushtë, e cila jeton e shëndoshë edhe sot e kësaj dite. Autori në fjalë me një artikull të shkëlqyer, ka bërë edhe krahasimin

apo kronologjinë e dasmës kërçovare dikur dhe sot, që pa dyshim ia vlen të bëhet një gjë e tillë, pasi disa nga traditat e dasmave të dikurshme edhe pse kanë pasë vlera të jashtëzakonshme, janë zhdukur fare.

Vahit Nasufi për mrekulli përshkruan për lumturitë e Kërçovës, që në lashtësi quheshte Uskanë, për fitoret e saj historike, për heronjtë dhe pishtarët kërçovarë, zhvillimin dhe modernizimin e qytetit, e kështu me rradhë, por, në asnjë mënyrë nuk i harron as dhimbjet e shumë kërçovare që fatkeqësisht në moshë shumë të re, humbën më të dashurit e tyre, këkojmë ndjesë nga ata që e gjejnë veten këtu. Ky libër, ashtu si edhe librat e mëparshëm nuk shitet, por dhurohet, që shihet qartë se autori nuk e ka botuar për përfitime materiale, por, nga vullneti krujues, që siç na tha ai, se nuk e ka ndërmend të ndalet deri sa të ketë frymën dhe mendjen! Kuptohet se nuk është mirë të zbulohet përmbajtja e tërë e librit, në faqet e tij që nuk janë pak, ka edhe shumëçka të lexohet, prandaj edhe ne si shtëpi botuese, dashamirëve të librit, u propozojmë që brënda mundësive dhe dëshirës, ta lexojnë këtë libër të mrekullueshëm pasi ia vlen pa dyshim! Banorët e Kërçovës, por jo vetëm ata, mund të vijnë ta marrin këtë libër te shtëpija jonë botuese - FENIKS, në Kërçovë.

Vlen të përmendet se Vahit Nasufi vetëm në shtëpinë tonë botuese, deri tash ka botuar librat: "SYLYNJARËT E KËNGËS POPULLORE", "KËNGA E MËRGIMTARIT", "MALL DHE LOT" dhe "BURIMET E KËNGËS BURIMORE KËRCOVARE", gjë që meriton respekt, por, edhe që na bënë të jemi krenarë.

Kërçovë, nëntor 2019



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora