E enjte, 18.04.2024, 12:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Ëndrra më zgjoi të shkruaj

E shtune, 16.11.2019, 06:43 PM


ËNDRRA MË ZGJOI TË SHKRUAJ

Nga Gjon Markokaj

...!

  Më doli gjumi dhe po fërshëlleja këngën:

-E m'ta burra, -ka thanë Leka//Për  k' të tokë s'na dhimbet jeta/

Zgjimi  më lëshoi pak sa të trishtuar ! Isha krenar për ëndrren që pashë! Shoshi ishte krenar për gurin !

Shqiptarët janë krenarë për Prijsin e tyre Lek Dukagjinin! Duke fërkuar e gudulisë sytë; ëndrra më zgjoi të shkruaj;  me erdhi shpresa e thashë: Mbreti i Shqiptarve e ka emrin LEKË.

...!

Kujtoi “Gurin e Lekës”, simbolin e Dukagjinit dhe bindem se Lek Dukagjini është; në zëmër të gurit; dhese, “Guri e burri” jetojnë bashkë...,Lekës Prijsit tonë s' i humbë madhështia; vetem e vetem nese, zhduket guri

Forca e qëndresa janë atje; mu në zëmër të gurit.

-- Princi Lek Dukagjini është “Pomendore në gurë”.

“Guri i Lekës” sjell prej shekujsh freskinë e nji emocioni njerëzor. Krenari e vetëbesim malsorësh; për prijsin e tyre shqiptar...,Forca është “Guri i Lekës” Trashigimi është “Lisi i Lekës” Dieja është “Kanuni i Lekës”, kryevepër e “t' drejtës zakonore” i përkëthyer në disa gjuhë të botës; i cili ka vënd të veçantë në Historinë e kulturës kombëtare.

-- Sofra e Lekës është “Bukmira shqiptare”

“Shpella e Lekës” është mbrojtja e shqiptarëve.

..,Madhështia e LEKËS, Shoshjanët e kanë pagëzue në Gurë: “GURI I LEKËS”

Një ditë të bukur u gjënda përpara “Gurit të Lekës”

Aty ishte Princ Lek Dukagjini.

Shiko gurin; më pasqyrohej Leka.

Fillimisht u trondita po e mora disi veten dhe i thashë Vetem ket gurë kie lënë o, o, Princi ynë ?

-- Si më flet kështu o, o, burrë më tha Leka:  I cili është ai që don, t' m' i zhdukë çifliqet e mija ...?

“Principata e Dukagjinit” njihet në një shtrirje të gjerë; Lezhë, Mirditë,  Mat, Pukë, Kukës, Prizren ,Gjakovë, Pejë, Mitrovicë Historianët e mbajnë peshën e mëkatevet.

Tokë kam lënë: “Rrafshin e Dukagjinit”, Bjeshkë kam lënë sa s' marohen “Malësinë e Gjakovës” me rrethina; Alpet e gjithë “Malet e Dukagjinit”. Shqipërinë e drejtova njimbëdhjet vjet mba s vdekjes Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Lashë “ULPIANËN” Kryeqëndra e Dukagjinit; Kalatë i Kam lënë Fortesa Bregut Drinit; të cilat i rrenuen “Osmano – Sllavet”

--“Sllavo – turqit”, s' më donë mua ! As historianët e inkriminuar.

-- Jetoi në zëmër të gurit Shqipëria të jetë e fortë dhe e ndritur “Kodin Zakonor” e lashë trashigim

“Dora vrastare e komunizmit” plotsoi deshiren “sllavo – serbe”  Shtepisë “Bajrakut të Shoshit” i vrau trembëdhjetë burra Unë isha:“ISHA I GUROSUR”; në zëmër të gurit; kur komunizmi plotsoi deshirën serbe; kasaphanen e djemve t' Bajraktarit t' Shoshit.

Shoshi e Shala janë trima.  “Malet e Dukagjinit”janë Kryelartë gjithnjë se më kanë ruajtë mua; në kët tokë i kam rrënjët ! Për identitet Kombëtar kam luftuar, sa isha i gjallë. “Turqit Osmanlli” e “sllavo – serbet”, s' më kanë dashur asë, s' më donë...! Lekë kam lindë e lekë do të jem sa të rrnojnë ky gur i arbënorvet:  Rrnon Princ Lek Dukagjini. T' merri i turqve dhe i “sllavo serbëve” ! Më e madhje punë që është bë për mue, si Princi i shqiptarëve, në Kosovë e në shqipëri: Është Zbehja ime në historinë shqiptare, nga historianët e inkriminuar dhe “harresa e fjetur”;  ndaj të parve të mi.

Në Shosh, flet guri për burrin e trimi për gurin

– Burrni e Besë në Shosh i gjeta.

-- Aty jetoi “Pomendore njerzore në Gurë”.

Princ Leka disi i hidhëruar m' u drejtue: Në Rrashin e Dukagjinit asë gjëkundi, në Kosovë; s'ma kanë ngulur nji gurë; asë në qytetin e Beratit; prej ku kam dajtë. Në Krujë ku unë drejtova njimbëdjetë vjet jo se jo ! Kam vetem nji foto në “Muzeun e Krujës”.

  Më doli gjumi dhe po fërshëlleja këngën:

-E m'ta burra, -ka thanë Leka//Për  k' të tokë s'na dhimbet jeta/

Zgjimi  më lëshoi pak sa të trishtuar ! Isha krenar për ëndrren që pashë! Shoshi ishte krenar për gurin !

Shqiptarët janë krenarë për Prijsin e tyre Lek Dukagjinin! Duke fërkuar e gudulisë sytë; ëndrra më zgjoi të shkruaj;  me erdhi shpresa e thashë: Mbreti i Shqiptarve e ka emrin LEKË.

“Sllavo – serbve” u intereson zbehja e Pric Lekës e të Parve të tijë, Nikoll e Pal Dukagjinit.

Armiqtë tanë “sebo - turq” e zbejnë lashtësinë Dardane duke u thënë shqiptarëve: S' jeni bijtë e Lekës; po jeni turq;

e kanë fort më leht, t' u thonë: Ikni e shkoni në Anadoll...!

Guri i Lekës u parapri shekujve; më ëmrin e Lek Dukagjinit vazhdon e verteta e historisë, mbas Gjergj Kastriot -- Skënderbeut .

-- Coptimi i Trojeve Shqiptare edhe sot dhëmb e kullon gjakë

Amaneti i Lekës jeton nëpër shekuj /E m' ta burra ka thënë Leka / /Për  k' të tokë, s' na dhimbet jeta/ !

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga USA, mes-Nentori 2019-



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora