E marte, 16.04.2024, 09:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Cik?l poetik nga Alma Vjero (Dedja)

E premte, 15.11.2019, 10:06 PM


ALMA VJERO (DEDJA)


-cik?l poetik-



NE’ S
ËR


Do mbyllen portat e së djeshmes

Udha ku shkelëm do ngjaj me letër

Gërmëzimet në foletë e grisura

do jenë histori  të mbuluara (at)dheu

  një harte të vjetër.

Një nesër  qe e pres patjetër !

Gjuhët e diellit të depërojnë thellë

Horizontit-det, varka argjend hënor..

Një nesër e përgjaktë

miturinë e agut që vrapon të lindë

të mos ma shkelë, të mos e shpërdor’

Të mos e tkurr,  në pëllëmbë të mbrëmjes

nuk e nxë..

Një nesër pres,  nuk dua gjë!

Do  rend pas teje zbathur

E di, bezdisur do mendosh: E heqin xhelozit’.

Se unë litarëve të diellit , zjarr do t’u vë

U çmend, thuaj dhe po deshe më vrit’.

Do rend.. do rend pas teje,

se jeta shpiku çudit’.

Dh’erat që shfryjnë e shkojnë

shkelin të gjitha shtigjet dhe vrapeve

lidhin ndërkëmbësh nostalgjit’.

Një nesër dua, qoftë veç një  dit’ !

Eja të v’ritemi,  të mos  flerë  heshtja.

E shkuar plag’ e harresës.. u fashit.

Por do na dhëmbi sërish  furtunave

Ndaj nëse do,  zgjomi djajtë

Më mirë te vritemi se të na çartin mërit’.

Dhe netëve,  shpurpur

siç dashuri e dhembje tranden, viktimë

Një det përqafimesh ma shtro

Ma vërsho një lumë

prej shtrati ta nxjerr ligesinë.

Nesër ..

Shpresat mos i ler  të shthuren

Të çoroditura në plagën e vet

Se  do thinjen vullnetet, do  rrudhen ëndrrat

mbi qelqe përrallash

me të bukurën e dheut e mbret .

.. *nesër*, një lot me kripën e vjetër..

e sotmja e një dite tjetër..

Krahët e mi zgjatur si degë pemësh

do gjethojnë rreth teje lule dashurie,

gonxhe mundësish .

Se në një Nesër do strukemi,

(herë si  grusht me yje,herë si zogj vjeshtakë, mardhur)

kur  të mblidhemi kok’ më kok’ ..Ta dish.

NE’sër   !

BUKËPJEKËSI !

Ti më pret të dielën

të lehtë si pëlhurë

si mielli i bardhë

në mulli me gurë.

Të dergjem ndër krahë

bëhem e sëmurë

brum’njomur me qumësht

më zë të mërkurë

më zbut gjer të shtunë

s’më le të shkoj kurrë..

Gjer të shuhet prushi

ti ke hedhur drurë

të më pjekësh kurmin

si bukën në furrë.

Ti më pret të dielën

pastaj i vë bravën

nis më bluan miell

zë brum’ për gjithë javën..


BisedAT me ty !

Kur dua të të flas

bëhem yll e të ngas.

Kur dua të mbrohem

kujtimesh fshihem, vogëlohem.

Kur dua të luaj,

gurëve me gur u gjuaj.

Kur dua të gëzohem

të vesh zemre, zbukurohem.

Kur dua të lotoj

nis ylberit ia ngarkoj.

Kur s’kam ku  mbahem

mijëra copash ndahem.

Kur dua të harrohem

mallit tënd  largohem.

Kur dua të jem mirësi

gjakut ngjyer, bëhem Ti.

Kur dua ta mallkoj k’të vjesht

hesht, hesht !

GJYSHËRIT !

Tek vogëlohen nga vitet

kanë ëndrra të mëdha.

Ëndrra fëmijësh,

ëndrra rinie,

ëndrra mesmoshe,

ëndrra pleqërie.

Kanë ëndrra

të mjalta bijsh e bijash,

me dhëndurrë e nuse,

me nipër dhe mbesa.

Ashtu, të pakur,

haen me jetën

mbështetur tek shpresa.

Pasi qëmtojnë gëzimet

e ngjyejnë me to qoshet e vjetëruara

të zëmrës

Gjyshërit nisen parajsës

Në duar mbajnë të çelur

tufën e ëndrrës.

Dh’Urata !

Një dhuratë dua

Një të vetme

Një gëzim të vogël,

sa një frymë kenaqesie:

Ah !

Sa një pupël,

sa një pikë vese,

sa një notë kënge,

sa një syth..

Zemrën t’ma shkryth..

Pastaj, ta vesh gëzimin, beze

E le të thonë:

Ku shkon e marra veshur me një rreze.

Për botën e dua një gëzim !



MOS U HARRO !

Mos u harro

nga mëngjeset e lakuara të diellit.

Nga bisqet e akacies mbi ballin e portës

mos u harro !

Puthja mbart aromat e saj në jakë të këmishës,

ku do më gjesh, që mallet  të t’i zhvesh ?

Mos u harro

nga gishtërinjtë drithmë, mornicat e ndarjes.

Nga sytë që udhën ndjekin për ty.

Rëndes’ e pritjes mbledhur në grusht.. lot i musht.

Mos u harro

Kur zjarri të shuhet e nis të ftohet ai prush.

Harresës kush t’ia shkrep shkëndijat në sy,

kush.

Mos u harro

Rrugët të gjitha lulejoshëse janë.

Fllade dalldie që lamtumirave u fryjnë

dhe  s’do  ta ndjesh sikur në dehje të të shtyjnë.

Më do,  s’më do, me ty do të luajnë ato.

Mos u harro

kur mbrëmja  të bjerë drobitur, e pakët,

do të bëhen të akullta plagët.

Mos u harro

Shpengimit me padurim të hedhur në krah.

E nesërmja, mbart dritë për ne, për ty.

Mbysin kafshatat e mëdha.

Jetën..

(mos u harxho çudive të këtij panairi)

do ta kërkosh  kur t’i ketë mbetur hiri.

...

P.S. Mos u harro pas meje

kur të jem forma e një reje.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora