Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Redaktori Lushaj, prezanton shkrimtarin Pal Neçaj

| E merkure, 13.11.2019, 08:32 PM |


KOPERTINA E LIBRIT

Shqiptaro-amerikani Pal Necaj tani eshte 83 vjecar, por Amerika ´´nuk e ka lejuar´´ te duket i moshuar dhe e ka mbajtur ne gjendjen fizike te para tre dekadave qe ka zbritur aty.   Nga Nju Jorku ku jeton me nusen e tij te nderuar Prenda dhe krejt familjen, mbush me dashurine e mallin per At´dheun ai, me mendje e me zemer eshte ketu, ne trollin qe e lindi dhe e rriti, e burreroi dhe e nderoi gjithe jeten.

Pal Necaj eshte mik i revistes Zemra Shqiptare ku ka botuar nje pjese te madhe te krijimtarise se tij letrare e publicistike.

Keto dite zotri Pali na vjen me nje liber te ri me tregime dhe ese me 248 faqe, publikuar nga Kristalina KH ne Tirane. Kopertinen dhe permbajtjen e lendes po ua prezantojme sot lexuesve te nderuar te ZSh-se. Do ju sjellim here pas here materiale nga ky liber i ri, e si nisje, jo me kot kemi  vecuar te parin tregim ne radhe me titullin TUNXH MIFTARI... -…dhe, FJALA E FUNDIT PARA  KONOPIT-

Ne kete tregim, Djali  i Nikajve rrefen per Baraktarin e  fisit tjeter, per Baraktarin e famshem te Merturit.

Redaktor i librit te ri te zotit Pal Necaj eshte Redaktori i Pergjithshem i revistes Zemra Shqiptare, Zeqir Lushaj.

E urojme per botimin dhe e falenderojme autorin Necaj qe ka zgjedhur revisten tone per prezantim ndersa lexuese tane  ju deshirojme lexim te kendeshem.

---------------------------

Pasqyra e lendes

Cikli i Pare

`´FJALA VIER, E FJALA NXIER`´

Tunxh Miftari

Tragjedi e jetuar

Rrogtari i prine baraktarit

Cikli i Dyte

KOLEKTIV(ZEZA)

Ironia e nje fshatari

Amaneti i te pareve

Borxhi i aksionistit

Amaneti i babait

Ne ekipin e kolektivizimit

Cikli i Trete

DASHURI…, dhe PLAGE DASHURIE

Dashuri e ndaluar

Enderra e Shkelzenit

Ne bese tande e te Zotit doktor!

Cikli i Katert

SHIH E SHKRUAJ

Enderra realitet

I pafati

Vdekja e Bossit

----------------------------

TUNXH MIFTARI

-…dhe, FJALA E FUNDIT PARA  KONOPIT-

Nje ore pa u bere nate, n’oden (dhomen e pritjes) e burrave ishte ndezur zjarri ne oxhak. Drut’e lisit sapo kishin filluar te digjeshin ate nate te ftohte te fundit te Nentorit. Bajraktari ulur mbi nje lekure ogici kembekryq, duke pi duhan, mendonte rreth nje ceshtje te rendesishme.

Mendimet e tij do t’i ja nderpriste zeri i dy musafirve nga Dukagjini kur do t’i thirnin ne dere. Mbasi do t’u uronin “Byrmen” sipas tradites, dy miq e njohur hyne ne dhome. Pershendeten me te zotin e shtepise dhe ulen mbi cerge, n’anen tjeter te oxhakut.

Duke bere pyetje-pergjigje njeri tjetri qe behen ne keso rastesh, bajraktari u jep kutine e duhanit dhe porosite te birin per kafe. Ne ato momente ndigjohet zeri: - O Tunxh Miftari!  Dhe pergjigjia e te zotit shtepise: - O hajde byrme!

Ne dhome hyne dy miq nga Nikajt, fisi perballe Merturit. Dy miq te ngushte te bajraktarit. Madje njeri prej tyre ishte kusherini i dajve te tij. Ate do ta ftonte te ulej ne qoshe te oxhakut aty ku rrinte ai. Me “argumentin” zakonor se “dajo ishte m’i madh se nipi”. Miqte qe arriten do te uleshin prane te zotit shtepise me front nga dukagjinasit.

Burrat e tre kater bajraqeve qe njiheshin mire me njeri tjetrin u gezuan qe u takuan ate nate. Ndonse musafiret e pare dhe ata qe do te shkonin me vone, nuk dinin asgje se mund te ishin ate nate tek bajraktari; qellimi i vizites kishte qene i njejte: Per t’uruar Tunxh Miftarin qe ishte kthyer shendosh e mire nga vendi i huaj ku e kishte “trete” Nemcja. Dhe kur te gjithe ato krahina veriore e, jo vetem, e dini te zhdukur per gjithmone!

…!

Tunxh Miftari (që është dhe objekt i këti tregimi historik e diplomatik), ishte një patriot dhe atdhetar i madh që dallohej në mesin e bajraktarëve të tjerë. Ai në krye të Merturit jo vetëm nuk u pajtua kurrë me asnjë pushtues të huaj, por luftoi trimërisht kundra secilit. Drejtoi e luftoi në mbrojtje të fisit, krahinës, Malësisë dhe të krejt vendit tonë.

Ai ishte burrë shum'i mençur, i cili ishte “shkolluar” n'odat e burrave pa libra e fletore. Kishte përvetsuar mësimet e të parve si Nikë Menxha që merrej në tëra bajraqet e veriut si “kadi” (gjyqtar) që kur ishte vetëm 20 vjeçar dhe deri kur kaloi mbi 100 vjet moshë.

Vendimet e Nike Menxhes, jo vetëm dalloheshin nga drejtësia e tyre por pranoheshin me bindje dhe zbatoheshin nga të gjithë.

Por Tunxh Miftari, në shoqëri me burra të zgjuar si B. Curri, Azem Hoxha, Sokol Basha, Mark Sokoli, Ukë Çuni, Mehmet Shpendi etj, do të forconte idet'e mendimet e tij të larta atdhetare për liri dhe pavarësi të vendit që “Zotër në Shqipëri të jenë vetëm shqiptartë”.

Ai mësoi edhe nga miqt'e mëdhaj të dijës që diti t' i zgjedhin aq të spikatur si, pader Benadin Palaj, Luigj Gurakuqin, pader Gjergj Fishten etj.

Për qëndrimin e tij patriotik e atdhetar, për mbrojtjën e gjuhës, kulturës, të zakoneve të mira të trashëguara dhe të çdo gjëje shqiptare, Tunxh Miftari ishte i vetdishëm se do të ndëshkohej dhe do të rrezikonte jetën e tij. Dhe me gjithatë, ai bëhej përherë e me aktiv në rrugën e tij atdhetare.

Që në rini arrestohet e burgoset nga xhelatët turqë të cilin do ta internonin deri në Adrinopojë (Turqi), sa thuhet, me vite.

Ishin Austro-Hungarestë, okupatortë europian që me zjarr e hekur pushtuan Shqipërinë në kohën e luftës parë botërore. Koha që populli e quajti “Koha e Nëmcës”. Ashtu si mbarë vendi as krahina e Nikaj-Merturit nuk pushoi rezistëncën ndaj këtij agresioni shovinist.

Pra dhe në Mertur me në krye Tunxh Miftari nuk pushoi pushka kundër tyre. Vetëm nga ky fis dhanë jetën kundër austro-hungaresëve dëshmortë: Pjeter Kolndreu, Martin Mhillaj, Sadri Tahiri, Nikë Progni, Ndre Preka, Mhill Ndreu, Prelë Rrucaj, Mhill Kadria, Deli Pjetrushi, Zeqir Dema, Lekë Ukcama, Tahir Rrustemi, Martin Syla, Halil Shabani, Lina Vuksan Ukcama etj.

Shumë të tjere u burgosën në Zhuri, në Austri dhe Hungari, madje disa u zhdukën pa nishan. Kudo u morën masa drastike nëpërmes ligjeve ushtarake për të vra, dhunue e terrorizue. Për të plaçkitur, burgosur dhe internuar sidomos “malësoret e pabindur”.

…Kthehem tek oda e burrave te bajraktarit. Tek ata musafire te nderuar qe ne fund te Nentorit kishin shkuar per te pare Tunxhin e sapo kthyer nga Europa. Kur rallkush besonte se mund ishte i gjalle.

U priten me te gjitha te mirat e mundeshme. Por mbi gjithcka ishte qefi, fytyra e celur dhe zemra e hapur e asaj familje bujare. Dukej se edhe vet shtepia ishte gezuar. I qeshur ishte oxhaku qe i digjte drute pa asnje fije tymi, flaket e tyre te kuqrremta ndriconin dhomen me shume se kurre.

I zoti i shtepise, i cili dallohej ne fjalet e goditura, duke i falnderuar do te thoshte, se ate nate “kripen do ta kthenin ne mjalte”. Ai u tha: - Mirse u pruni Zoti burrat e Nikajve dhe te Dukagjinit, buke e krype dhe qeft! Pastaj burri nga Nikajt qe e kishin vendosur ne krye te sofres, do ja kthente: - Mirse ju gjem dhe shyqyr Zotit qe ju ktheve familjes shendosh e mire edhe bajrakut te Merturit ne krye! Dhe do te vazhdonte: - Se pasha fene e Krishtit jo veten ne ketu, fshatit Shengjergj dhe tere Merturit, por edhe Malesise Gjakoves, Dukagjinit e te tjere qe ju njohin, jane gezuar per ardhjen tuaj o bajraktar.

Duke vazhuar muhabetet njeri pas tjetrit me ralle ata burra te zeshem nder bajraqe do te arrinin tek meraku qe kishin per te mesuar menyren e gjetur nga burri i mencur i malesise qe jo vetem shpetoi veten e shokun e tij, por edhe burg kishin bere pak jave?

Ata e kishin te ditur se ato krahina nga rezistenca dhe betejat guerile qe u bene austro-hungarezve pushtues, te cilet populli i quajturi “Nemcja” ose “Koha e Nemces” do te kishte pasoja. Dhe këtyre masave reprezalje e shfarosje të “Nëmcës” nuk mund t'u shpëtonte as bajraktari i Merturit. Per arrestimin dhe “hupjen” e tij lajmi qe perhapur me shpejtsi ne ato zona liridashese. Por miqte deshironin te dinin pjesen tjeter te tragjedise se bajraktarit.

Tunxh Miftari duke kuptuar merakun e musafirve, do te fillonte t’u tregonte: - Se në ditët e para te asaj vjeshte (vitit 1916) Ai së bashku me Zenel Selimin e Bëtoshës, xhandartë nëmceli, do t'i arrestonin e do t'i çonin në burgun e Zhurin afër Prizrenit. N'atë burg famkeq kanë vdekur nga turturat shnjerëzore dhe nga uria qindra shqiptarë.

Në burgun e Zhurit, at’e Zenelin nuk i mbajtën shumë kohë. Për faktin se si bajraktari se bashku me vojvoden duke qënur, sic thonin ata, ne krye të rezistëncës ndaj' okupatori, do te na “kërkonte” Vjena.

Keshtu vazhdonte te tregonte ai se bashk me Zenelin te lidhur krah me krah, duke udhetuar disa dite si ne “rrathet e ferri “ i çojnë dhe i përplasin në një burg famëkeq të Austrisë.

Mbas disa kohe u vjen dita e gjykimit. Tregonte, se - Një “trup gjykues” ushtarak, nëpërmes një procedure më shumë formale, kishte vendosur denimin ekstrem: “me vdekje” për të dy shqiptaret. Tunxh Miftarin dhe Zenel Selimin. Ekzekutimi do të bëhej me varje në konop (litar).

Ai do t’u fliste për kushtet shumë te rënda që kishin vecanarisht ata përsona të dënuar me vdekje. Për t'i tmerruar dhe nga ana psikologjike, ju kishin varur në qafë një karton mbi të cilin ishte shënuar:

“I dënuar me vdekje në litar”!

Gjithashtu, me sa dukej, qellimi ishte dhe për t'u futur panikun kudo e kujtdo që mund t'i shikonte.

Bajraktari u kallzonte musafirve se kur ai, me gjakftohtësi po mendonte e, lutej për gjetur ndonjë menyrë shpetimi, Zenel Selimi nuk e kishte lene të qetë.

Ai, diku nga orët e mesnatës, ju drejtua bashkë të denuarit duke ju lutur t’i merrte parasush “oferten” qe po i bente bajraktarit.

-       Bajraktar merrmi vesh keto fjale sonte

-       Ti je burr me shum mënd, ke guh (gjuhë) t'madhe. Foli kesaj dërzhave dhe, po na pshtove (shpetove) jetën të koft fal gjaku i Btoshës qi Shëngjergji na ka prej moti?!

Bajraktari qe ishte zhytur në mendime, do t'i i dukej si nënvlersim ndaj shokut, sikur mos ti folte fare që na ato situata duke qene të dënuar me vdekje, shoku i tij e ka ndjenen e hakmarrjës. Prandaj ai ju kishte përgjigjur

- Zenel, si të shkon mendja te gjakmarrja për një vrasje që dikush nga fshati im, shumë kohë më parë ka vra një fshatar nga je ti?!

Dhe Tunxhi do të vazhdonte:

- Ne po na varin në konop mane botës, ku nuk do të na gjindet vorri as eshnat kurr dhe, ti fol prralla gjaqësh. Sa për gjuhe e goje une kam në krahinën e vendin ton, kurse ktu ato droe se nuk mundem me i shti hiç në “punë”.

Me gjithatë për mënçurine e Tunxhit, shoku i tij kishte bërë vlersim të drejtë. Ai ishte ideator dhe argumentues i shumë kuvendëve e pleqërive në trevën e veriut të Shqipërisë.

Me dhjetra janë thënjet, shprehjet dhe urtirat, të folura në vendin e kohën e duhur. Në odat e kullave të Malësisë, në tubime burrash, në dava pleqërish, në kuvende etj, të cilat janë trashëguar dhe shënuar në “enciklopedinë” e popullit që kan autor dhe mbajnë “firmën” e Tunxh Miftarit.

Madje ky bajraktar ishte një diplomat i lindur, një autodidakt që në situata të rëndësishme ka bërë të mundur zgjidhjen e problemeve në favorin e tij, në të mirë të fisit dhe të krahinës, gjetjen e të cilave do ta kishin zili edhe diplomatët e shkolluar.

Siç do ta tregonte, mbas katër pesë ditëve, rreth dy orë para mesdite, dy burrat e Merturi do t'i merrnin nga burgu. Të lidhur secilin duarsh e pastaj të dy krahpërkrahë dhe në mesin e gjashtë ushtarakëve të armatosur deri në dhëmbë, do t'i çonin tek vendi i përgatitur për ekzekutimin e tyre.

Burrat trima të Merturit shkuan drejt trekëmshit të konopit pa treguar asnjë dobësi apo friksim. Të dy ishin në moshë vitale plote energji, Zeneli ishte shume me i ri se bajraktari.

Por, edhe nga trajtimin i keq e vuajtjet qe kishin kaluar ata mbaheshin te forte. I mbante sedra e fort'e shqiptari, i forconte besimi se kështu e kishte “shkruar Zoti” se një herë kishin lindur dhe një herë do të vdesin. Se shqiptari ka ditur të qëndroje, të luftoj, por dhe të vdesin i nderuar dhe kryelartë gjatë gjithë historisë  se tij të lashtë.

Kujtonin traditat heroike të të parve të tyre duke dalur në mejdan e këputë kokat balozave si Gjergj Elez Alia. Duke mbuluar me gjoks grykën e topit si Mic Sokoli. Sillnin në mendje, Oso Kukën duke u vetsakrifikuar në “kullën e Barotit” ku dogji vehtën për të shkrumuar dyqind oficer' dhe ushtarë gjakatar pushtues të cilët e kishin rrethuar.

Bajraktarin e Nikajve, Bashë Vatën, i cili sakrifikohej qe fisi të mos dorëzonte armët, të mos jepte ushtarë as taksa perëndorisë. Ai jo vetëm u vetdorëzua tek veziri i pabesë, por shënoi dhe një rekord të ri guximi, do të shkonte duke “këndue” tek konopi. Kujtonin të shtatshaljanët e besatuar me luftuar dhe më dhëne jetën për mos ju nënshtruar agresorëve turqë.

Me këto e tjera kujtesa guximi e heroizmi në kokë, ishte Tunxh Bajraktari me shokun e tij, kur ata kryelartë, shikonin trekëmbëshin ku ishin zgjatur dy litar bërë rreth për të futur në qafë të dënuarëve.

Një mikropodium në mesin e të cilit kishte dy stola, mbi të cilët do ngjiteshin dy merturasit dhe xhelati do t'i rrëzonte për të mbetur “albanezët rebela” të varur në hava duke u dalur shpirti.

Nuk u cernutej syri as kur shikonin dy “kapuça” mushemani të zi, në formë kove që do t'u mbulonin jo vetëm sytë por krejt kokën kur do t'i vënin në litar. Nuk i trondiste as pamja e atyre xhelatëve trupa ari me gjoksa zgaver pazemër njerëzore. Gjakpirsa që nuk skuqeshin as nuk zverdheshin kur ekzekutonin burrat, pa u bërë përshtypje veç sikur të përdredhnin kokat e zogjëve të sorrës.

Si pas rregullave shtetrore ndërkombëtare, përgjegjësi i zbatimit te ekzekutimit, ndoshta prokuror apo gjyqtar ushtarak u kërkoi të dënuarve të thonë: “fjalën e fundit”?!

Tunxh Miftari, një burr'i pashëm, shum'i mençur, gjakftohtë dhe diplomat në menyrën e shprehjeve të tij do të bënte një suprizë të pandëgjuar ndonjëherë, jo vetëm në Austri, por besoj se as në Europën mbarë. Ai tregonte se u kishte thene:

-Zotni! Maraku jon asht ta shohim Zojën e t'madhit t'ktij vendi

dhe zor m'del ky shpirt po nuk e pava Ate vetëm dy dekika?!

(fjala ishte për gruan e guveratori).

Kjo kërkese e çuditëshme u duhej shënuar në librin e të dënuarëve me vdekje. Ajo shprehje dëshire e dy të dënuarve me vdekje, jo vetëm do të habiste zbatuesit e vendimit, por do t'i çorjentonte dhe do të bënte që ata të debatonin për shtyrjën e ekzekutimit.

Ata dyshonin se kjo kërkesë mund t'i shkoje në vesh “Zonjës parë”. Bënin pyetjen njëri tjetrit: po sikur t'u thonte ajo përse nuk e kishin njoftuar? Dyshonin se mos ky i dënuar ka ndonjë sekret të vlefshëm për Zonjën e në të mirë të Austrisë?

Madje dikush do të mendonte se i dënuari mund ta këtë njohur Zonjën e parë ose vet guvernatorin. Ku i dihej, qeveria ka shumë të panjohura?!

Në këtë dilemë që i futi Tunxhi, skuadra e caktuar për zbatimin e vendimit, detyrohet të shyjë ekzekutimin deri kur të vënin në djeni Zonjën parë.

Sapo do të merrte informacionin zonja e bukur shpirt-humane, me shkolle e kulturë gjermane, urdhëroi jo vetëm pezullimin e ekzekutimit, por dhe sjelljën e të dënuarëve në zyrën e saj.

Kështu Tunxh Myftari së bashku me shokun e tij do t' i çonin tek zyrëtarja e lartë, të cilën kishte kërkuar ta shikonte para se të vinte qafën në konop.

Ajo i priti me gjakftohtësi dhe i dëgjoi qetësisht. Pyetjës së Zonjës, (me përkthyes) se përse e kishin kërkuar “në fjalën e fundi”, për ta parë?!

“Diplomati i pa shkollë” Tunxh Miftari do të përgjigjej:

-  Zoj e nderume; Zoti ta shtoft ymrin! Nuk kam kërkue m'u pa për bukurin mallnuese qi kini. Ku hana e dielli paska ra mi ty. I lumi ai zotnia qi u ka ju grue dhe rrnoshi sa mali. Por kam net pa mshel syt per gjum, tue mëndue dhe, nuk gjata njeri ma besnik se ty Zoj, ti kallzoni burri tand shum t'nderuem qi dy shqiptarve, pa ma t'voglin faj, po u merret jeta.

Pastaj kur zyrtarja e lart'austriake do të kërkonte, të prezëntohen se kush ishin, nga ishin dhe, ç'kishin bërë? Përse i kishin dënuar?

Bajraktari i Merturit do të sqaronte:

-Pik s'pari të faleminders qi more parasyve kërkesn tëme dh'po hup koh tue na hek marakun para se të desim! Ne jem prej nji vendi t'largt m'emnin Shqypni. Në malcin e ati vendi une jam bajraktari dhe ky (per Zenelin) asht vojvoda i 3000 shpive rrash e shpat (fush'e malësi). Dhe do te vazhdonte

Ne nuk kemi ba asgja t'keqe kunda kurkuj. Po kena than se vendi i kujdo duhet ta sundojn e drejtojn vetëm burrat e grat e ati vendi dhe, jo ata q'vin nga vende t'huia… Ne jemi gjin pashkoll, kemi mesue vetëm nga baballart tan.

Të part tan na kan lan amanet: mikun e ke mik, por secili zot në shpin e tij.

Kur Zonja, po shikonte hartën për të gjetur Albaninë (Shqipërinë)), Tunxhi duke mënduar se nuk po e dëgjonte me vemëndje për fjalët që thoshte, ndërpreu tregimin.

Ajo e pau me kurreshtje të dënuarin që nuk po vazhdonte. Zyrtarja austriake duke shikuar në sy Tunxhin që po i krijonte respekt për fjalët e gjetura nga ai burrë i mënçur shqiptar do të pyeste: - Përse ju kan'arrestuar, cili ishte faji që keni bër'i pandehur?!

Atëhere i dënuari vazhdoi:

-  Zabit e nizam, të derzhavës s'Nëmcës, na kapë si m'shkul purrinin nga kopshti dhe pa vra askand, pa grabit apo vjedh njeri, na murn haps, na çuen në Zhuri. Dhe, prej aty na prun ktu dhe, po na hipin n'konop, pamarr vesh psehën... Por Zoj dh'po ta ken shkrue Zoti të desim, kofsh jetgat qi mi ndjeve kto dy fjal dhe s'kam tijera!

Parashtrimi i treguar nga burri i mënçur shqiptar qe ishte dënuar me vdekje, Zonja austriake, jo vetëm do ta vlersonte shumë mënyrën e gjetur për te depërtuar deri tek ajo. Jo vetëm sinqeritetin e të dënuarit n'argumentimin e pafasisë tij. Por edhe për lartësimin e saj si fëmer me bukuri të pa shoqe dhe çmimin aq shumë të “besënikrisë” të asaj ndaj boshkëshortit.

E gjithë kjo skenë reale do ta bënte shpirtin e saj human, të ndihej e mëshirëshme, jo vetëm për mos t'u marrë jetën dy shqiptarëve, ajo gjykoi jo vetëm për mos t'i çuar më në burg, por që n'atë momënt, aty ku i takoi, t' u jepte sihariqin:

FALJE. Jeni të lirë!

Tunxh Miftarit i shëndriti fytyra, zemra ju bë mal. Ai ngriti kokën, syte i përqëndroi tek ajo grua që më të vërtetë po i dukej madhështore. Në shikimin e tij depërtues dallohej, jo vetëm gëzimi i tij i madh, por dhe mirënjohja dhe respekti për zyrtarën e lartë që e kishte përballë.

Në mendjen e tij të kthelltë si rryma elektrike që sjellë “furrnizimin” në llampën ndriçuese, i erdhën në sekont shprehjet:

-       Princesh e nderume, Zoti ta shpërblet mirsin qi bane me ne.

Pshove (shpetove) nga konopi dy shqyptar qi po shkojshin n'dhe pa faj.

Saktsisht, besoi s'mrekulli si ketë, keni ba do bani prap (perseri). Sa t'pava une, ti kanke shëjtesh. Si keni hijeshin me t'gjitha bukurinat qi ka dhan Zoti, qashtu paske zëmren. Rrnosh sa mali, ti dhe njerzit tu! Paqi shendet të mir gjithmon e jetes!

Zonja që ju fali jetën dy shqiptarëve do t'i priste me kënaqesi vlersimet dhe falnderimet e tyre.  Madje thuhej se i përshëndeti duke uruar rrugë të mbarë!

Ndonse ajo porositi vartësit, të dilnin dhe t'i ndihmonin burrat që ju fali jetën dhe i la të lirë, Tunxh Miftari nuk po donte me dalë.

Nga habitja dhe më shumë nga krioziteti, zyrtarja e lartë do t'i thonte përkthyesit ta pyjeste se ç'pretendim a kërkesë tanimë do të kishte burri shqiptar që po hezitonte të largohej?!

Tunxhi do të sqaronte:

Princesh u kerkoi falje për punën qi u qita dhe kohën e harxhueme për ne.

Por jetën që na fali shkelqesia juaj, pa dorën tande, nga ktu deri kur

t' dalim në Shqypni, 1000 shpirta t'i kemi 1000 her do na i marrin.

Kur zyrtarja e lartë mori vesh hallin që kishte bajraktari i Merturit, porasiti të bëhej vendimi. Pastaj do ta firmoste me dorën e saj. Do ta vullosnin e portokollonin rregullisht (se Austria ishte shtet me rregulla, se kishte mbi 700 vjet që kur Vjena kishte universitet) dhe kopjën e vendimit do t'ia ju jepte, në zarf të hapur, Tunxh Miftarit.

…!

Tunxh Miftari i mënçur, gjakftohte e orator nga goja, diti dhe me “fjalën e fundit” jo vetëm të çudiste Austrinë, jo vetëm t'anullonte vendimin e ekzekutimin, duke shpetuar jetën vetit e shokut tij, por dhe të lihet i lirë për t' u kthye në Shqipëri dhe në vendlindjen e tij serbes dhe me vendimin e lirimit në dorë.

Eshtë për t'ardhur keq për mëntalitetin e Zenelit dhe jo vetëm, që të bën sa të qeshish aq edhe të qajësh. N'anijen që udhëtonin, në mes të detit, kur po ktheheshin nga burgu i Austrisë, nga lodhja dhe tani i qetësuar Tunxhin, e kishte zënur gjumi.

E zgjon Zenel Selimi dhe gjoja si për mahi (shaka), (Dihet se populli thotë “Mahija asht gjysëm e mënduar”) do t'i thoshte shokut tij:

-Bajraktar! masi nuk prandove, kur t'bana rigja për at vrasje midis katundve tona, Btosha kurr nuk do ia falin gjakun Shëngjergjit. Bile kur t'zuni gjumi, mund të shtya në det dhe t'merrsha un at gjak. Po nuk deshta të të pres n' bese.

Se bota do t'ma përgojonin qi Zenel Selimi vrau bajraktarin n'bes t'ved?!

Tunxhi, me një buzëqeshje të pazakonëshme do të përgjigjej:

-O Zenel kumara! mos t'shoj mëndja, me m'vra deri kur të

dalim n'tokën e Zotit në Shqypni, ku t'kam dhe une nji vorr!!

-Shkruar ne Nju Jork, USA, Qershor 2008-

(Ekskluzivisht per revisten Zemrashqiptare, nga NY, USA, Nentor 2019)