Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shyqyri Fejzo: Qartësia e mendimit dhe këmbëngulja e një bisnesmeni të suksesëshëm

| E hene, 11.11.2019, 07:44 PM |


Qartësia e mendimit dhe këmbëngulja e një bisnesmeni të suksesëshëm

Nga Shyqyri Fejzo

Në njerzit emblema, “kreshta” të arritjeve të Shënepremtes së Gramshit, pa dyshim, është dhe bisnesmeni i suksesëshëm, Tajar Hasa, “Taku” i njohur nga miqtë, shokët, apo emërtimi në media virtuale e kudo. Me të drejtë lexuesi që nuk e njeh mund të pyesë se “ cili është dhe cfarë ka bërë ky bisnesmeni Taku?”

Buzëqeshja e tij asnjëherë nuk i hiqet nga fytyra, kudo që të ndodhet. Një mendje e ndritur, dikur ka thënë se “…Nga e qeshura mund ta kuptosh tjetrin se c’ njeri është, në se ju pëlqen të qeshurit e parë, thoni i sigurtë se është njeri i mirë.”  Ai është një bashkëbisedues i mirë, se gjithnjë shndërrohet në një dëgjues të vemendëshëm. Taku  ka një veti, që mban mend dhe fikson emrat e njerëzve, të klientëve të bisnesit të tij e më gjërë. Cdo njeri është krenar për emrin e vet, aq më tepër kur falenderohet apo lavdërohet në prani të shumë njerëzve, duke cliruar energji pozitive. Marrja e mendimeve “vjelja” e pozitives nga ai bëhet shumë natyrshëm pa e vënë në siklet tjetrin, qofshin dhe vartësit e tij. Kujtojmë një thënie të Emersonit; “Cdo njeri që njoh, në një farë mënyre është më i vlefshëm se unë, sepse nga sejcili mësoj dicka.” E di apo nuk e ka lexuar Taku këtë thënie brilante, nuk ka shumë rëndësi mbasi ai e zbaton në jetë konkretisht.

Ka dhe shumë veti të tjera që shfaqen në personin e Takut,duke e bërë atë aktiv, me shkallë të lartë intelekti i besueshëm dhe nje bisnessmen tepër korrekt. Por duhet theksuar se këto veti themelore, që kanë të bëjnë me karakterin dhe dinjitetin e njeriut nuk u shfaqën ditën që ai u bë bisnesmen. Për të parë rrugën e evolimit të  këtyre vetive dhe të bisnesit të suksesëshëm le të hedhim një sy “civisë”, si është bërë zakon të thuhet në gjuhën zyrtarë gjatë këtyre viteve në ekonominë e tregut.

Tajar Hasa është lindur më 20 shkurt të vitit 1957 në lagjen Kuratë të Shënepremtes, në një familje puntore tëë ndershme dhe patriote. Ky fshat dallohet nga karakteristikat fizike e gjeografike se shtrihet në një lartësi relativisht të ndjeshme mbi 1.100 metro mbi nivelin e detit, ndërsa shtëpia e Shahin Hasës, ku u lind Taku, ndodhet në një lagje ku lartësia mesatare mbi nivelin e detit shkon në 1.300 metro. . Këtë lloj prezantimi nuk e bëmë ashtu, kot, si për një informacion të thatë. Jo. Në ato kushte klimatike e toksore ku jetonte familja e Shahin Hasës ishin vërtet të vështira. Marrja me blegtori (me të imtat, mbasi ka kullota të mira alpine) ka qënë drejtimi kryesor i familjeve të asaj lagje dhe krejt Kuratës.Vetë, babai i Takut, Shahin Hasa, ka qënë një blegtor shumë i  mirë, si dhe nga të parët mjeshtra të gëdhendjes drurit e bërjes fyejve prej druri të cilëve u binte në të 17 avazet  e kësaj vegle muzikore tradicionale e zonës, si një virtyioz. Me këto instrumenta tradicionalë u furnizuan edhe mjeshtra të tjerë të fshatrave të Gramshit si dhe institucionet kulturore të rrethit.

Shkollen 8-vjecare Taku  e kreu në fshat    shkollën “ Tahir Sadiku”Shënepremte. Ishte një fëmijë i shoqërueshëm  një djalë  shumë i shkathët ku dallohej në cdo lloj aktiviteti që organizonte shkolla, i dashur me shokët  dhe  i dalluar për rezultate shumë të larta.Edukatën, të cilën e mori në shtëpi, në familje, ku rreaztohej në të gjitha aspektet një shkallë e lartë e saj. Për këtë familja e Shahinit, konaku i tij si shkollë, njihej në fshat e më tej. Këto ndikuan fuqishëm në formimin e karakterit dhe personalitetit të Takut. Puna e ndihmesa që duhet ti jepte familjes gjithashtu la mbresa të pashlyeshme  tek i riu, duke e paisur dhe me një përvojë për të kryer cdo punë që do i delte përpara. Ka vend që për këtë moment të ndalemi pak me theks. Baza e një suksesi në jetë, shumë sociologë, specialist kompetentë, përfshi, Hygoin, Heminguein, Maksim Gorkin apo Lasgushin tonë kanë quajtur një fëmijëri të vështirë e të vuajtur. Kultura, arsimi, dihet se zanafillën dhe fundin e ka në shkollë. E nga kjo anë Taku nuk e pati harxhuar kohën kot.

Gjimnazin  e kreu  në shkollën e mesme  “Shefqet Guzi” në qytetin e Gramshit në vitet 1972-1976, shkolla e mesme ishte një provë për të bërë një hap më përpara në jetë e përballuar sfidat që e prisnin. Ai jo vetëm që ishte një nxënës model, por dallohej në vecanti në lendët e shkencave  të natyrës por edhe me aktivitetet  kulturore. Në  një periudhë 5- vjecare ka qënë me grupin e valltarve të asamblit shkollës dhe të qytetit, ku në vitin 1973 shkolla e mesme “Shefqet Guzi”  në konkurimin e shkollave të mesme në Tiranë, në shkallë Republike mori flamurin ,vendin e parë.

Studimet e larta  i ka kryer  në Shkollën e Lartë të Oficerave Tiranë,dega e Artilerisë Toksore në   vitet 1977- 1980.  Shkollën e përfundoi me rezultate të larta.që në hapat e para është dalluar si një student ekselent ku në vitin e parë është marrë për të kontribuar si topograf në përgatitjen e të dhënave për qitje luftarake reale me  vitin e tretë. Një portret i  madh i Takut, prej dy vjetësh ka qënë i vendosur në sheshin kryesor të shkollës. Dhe kjo për atë, të afërmit e shoqërinë e tij nuk ishte pak. Shërbeu  14 vjet  si oficer në reparte  ushtarake  në Ministrinë e Mbrojtjes me detyra të ndryshme ,në Divizionet e Lushnjës dhe Fierit. Duhet thënë se kjo periudhë përkonte me kohën më aktive të jetës dhe shërbimi në ushtri u bë një shkollë e vecantë cilësore e jetës.Shkallë-shkallë e me shpejtësi, falë aftësive të tij, ai i ngjiti shkallët e karierës deri në Marsin e vitit  1993, kohë kur u lirua  nga rradhët e ushtrisë për shkak të reformave që u bënë në vitet e para të demokracisë në Shqipëri.

Kur ju mbyll perspektiva e ushtrisë në këtë moshë aktive, të cilës i përkushtoi pjesën kryesore të jetës, bëri rimodelimin e vetes, tani jo vetëm të jashtëm, por edhe të  mendjes e të shpirtit. Në këtë drejtim Taku ka pasur mendimet e veta që në thelb nga bisedat që kemi bërë, lidhur me biznesin që po mendohej ta hapte. “Suksesi nuk ka shumë sekrete,” shprehet ai. “Suksesi është rezultat i përgatitjes, i punës së fortë dhe nxënies nga dështimet, sado të vogla të jenë ato.” Gjëja më e vështirë, mendoj se ka qënë vendimi për të hapur biznes. Nuk po ndal të flas se përse. Vështirësi në radhë të parë kemi pasur se mungonte përvoja. Mungonte baza e nevojshme materiale. Shkurt, mungonte dhe “thesi dhe mielli”.  Pastaj vendi ku do të vendosej bisnesi, produkti e drejtimi kryesor e këto nuk janë probleme të lehta, e të tjera. Më pastaj pjesa tjetër është këmbëngulje me cdo kusht. Kisha dëgjuar dhe lexuar se “rruga drejt suksesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër.” Kjo më shlodhte në një farë mase dhe më jepte vendosmëri e shpresa. Nga edukata në familje, vecanrisht nga babai mbaja mend një porosi të tij. “Në se e ke mendjen në ato që ke, në jetë do të kesh gjithnjë më shumë. Në se e ke mendjen tek ato që nuk ke, në jetë do të kesh gjithnjë më pak.” Me këto mendime e kam nisur biznesin.E them hapur e pa ndroje, se bashkëshortja ime ka qënë ndihmsja kryesore, frymëzuesja, por edhe frenuesja në mjaft raste kur nga një veprim i gabuar prej të cilit mund të kishim pasoja. Shpesh ajo theksonte se “Në se nuk do të bëjmë sakrificat e nevojshme  tani me merak se na prishet rehatia, ne kemi zgjedhur rrugën e dështimit.” Dhe  sakrificat kohë më kohë ishin të pa numurta.

Përvec parave, të paktën një kapital modest fillestar, e rëndësishme është që ato pak kursime financiare, në fillim duhet tu merret maksimumi i rezultatit të mundëshëm. Kjo kërkon sakrificë të madhe e të vazhdueshme , punë me orë të zgjatura, në shi e në diell, sa të fillojë të ecë ai biznes modest. Duhet ta kemi të qartë se cdo hap që bëhet drejt pozitives shton besimin për ecjen përpara. Kjo periudhë në biznesin tonë zgjati rreth dy vjet.  Ne i përballuam ato kushte shumë të vështira dhe duhet theksuar se asnjëherë nuk u tërhoqëm,por kishim besim tek vetja, tek familja që na mbeshteti fuqishëm për arritjen e qëllimit. Na u desh të përballonim  dhe lëndime,  shpirtërore  se kishte shpotitje, afër dhe tallje  se pati dhe njerëz qe flisnin dhe me ironi “..he komandant po punon ,puno puno se do bëhesh i pasur ti !!!”

Për një periudhë  5-vjecare arritëm të ngrinim bisnesin Tregti Ushqimore me Shumicë në Fier ,ku kishim klientë të fuqishëm nga rrethet Sarandë,Vlorë ,Tepelenë ,Fier Berat ,Skrapar ,Lushnjë Elbasan,Gramsh,Mallakastër,Rrogozhinë etj. Kjo gjeografi e shpërndarjes të veprimtarisë kërkonte disiplinë, korrektesë në mardhënie, por na paisi dhe me përvojë pozitive apo negative në raste të veçanta. Largpamësia e këtij biznesmeni del edhe në dinamikën e ndryshimit strukturor të biznesit, shtimin, heqjen e produkteve që koha i solli në evidencë. Kështu,në vitin 1998  u transferuam në Tiranë ku biznesi u rrit në një shkallë më të lartë ku ne ishim pika e furnizimit për gjitha rrethet e veriut dhe Tirarnës. Ky bisnes vazhdoi deri në vitin 2009. Në vitin 2009 filluam një tjetër aktivitet  duke krijuar  firmën e ndërtimit  ELITA CONSTRUKSION SHPK  me të cilën  janë ndërtuar disa pallate në një zonë të bukur të Tiranës,aktivitet që  vazhdon edhe sot. Gjatë kësaj periudhe, në muajin Mars  2014 në Tiranë është ngritur një super palestër  “ANDYS GYM”, shumë e kërkuar nga të rinj e të reja.

Në Shënepremte e trevat  e Gramshit  përdoret një shprehje; “Bëmë baba të të ngjaj” Kështu ka ndodhur edhe me biznesmenin Taku.Pasuria  më e madhe për të është familja. Ka  dy  vajza dhe një djalë.Vajza e madhe  Entela ka mbaruar Universitetin në Firence dega financë –bankë dhe sot është shefe finance në një nga firmat më prestigjioze në Tiranë. Vajza e dytë është Lorena, e cila ka mbruar Fakultetin e Drejtësisë, dhe punon  juriste në Ministinë e Drejtësisë. Djali  Andi  ka mbaruar Fakultetin  Juridik dhe punon dhe jeton në NEË YORK. Edhe ai atje, si babai, merret me sukses me biznes.

Kështu, hap pas hapi, shkallë pas shkalle biznesi i Takut sa vinte e rritej.Po fitohej mjaft përvojë. Përvoja, dihet tashmë, se ështe mësuesja më e mirë, mësuese që nuk merr pension. Vec atyre që thamë më sipër biznesmeni Taku dallohet edhe për cilësi të tjera që e lartësojnë figurën e tij. Kështu, si rrallë kush ai është nga njerëzit më aktivë që nuk i ka kthyer kurrë shpinën vendlindjes. Kjo vihet re në disa plane e drejtime. Kur u ngrit Shoqata Atdhetare  Kulturore në Shënepremte, Taku ishte më aktivi. Kur u fuqizua pak biznesi ai ndihmoi bisnesmenët e Shënepremtes dhe të Gramshit me sa kishte mundësitë. Taku është i ndjeshëm ndaj cdo problemi që kanë njerëzit e Lenies, kudo qofshin e jetojnë. Si lexues pasionant i letërsisë,poezive, krijimeve letrare ka ndimuar në vazhdimësi autorët e Shënepremtes e ata gramshiotë për sponsorizim të botimeve të tyre. Personi i tij vec rrezaton mirësi. Atë e gjen në takimet që bën Shoqata Atdhetare Kulturore Gramshi në takimet e veprimtaritë e saj, e gjen në Gramsh, në Shënepremte kur e do puna, për gëzime apo ngjarje të tjera. Taku në të gjitha veprimtaritë rrezaton mirësi. Duhet dalluar dhe një problem. Nuk rrezaton mirësi se e ka vënë biznesin etij në “katër rrota” dhe puna i ecën bukuri. Mirsinë ai e rrezaton nga shpirti dashamirës, nga zemra bujare.

Kur diskutonim një ditë për vendlindjen tonë, Shnepremten foli me subrelativa e plot patos. “Shënepremtja jonë më thërret cdo ditë të përjetoj me njerëzit e mij në mes të atyre bukurive të tetë monumenteve të natyrës e vecanrisht të Liqenit të Zi, të kurorave e kreshtave që e rrethojnë trevën ku kemi lindur. Me kohë më është fiksuar mendimi dhe si ushtarak që kam qënë, se kodi gjenetik i këtyre banorëve është i përcaktuar nga malet e larta, të ashpra dhe të buta, duke mbjellë tek ata karakterin e fortë, trimërinë, krenarinë, besën e mikpritjen e plot virtyte të larta të njeriut. Sic e di, unë jetoj e punoj në Tiranë. Po tua numërosh këto cilësi të mrekullueshme ndonjë sociologu të ditëve të sotme aty, atyre nuk u besohet dhe do ju duken si kuriozitete të vjetra të moteve të shkuara. E si thua ti? Si të mos vish sa herë të merr malli në këtë vendlindje të mrekullueshme?  Ne na gëzon cdo arritje, cdo ndërtim, cdo sukses në bujqësi e blegtori, në arsim, në biznes e në të gjitha sferat e jetës. Kjo vendlindje na ligjëroi të drejtën të jemi banorë të  saj, e të mos ndihemi kurrë të vetmuar në botën e trazuar që jetojmë”.