E shtune, 14.12.2019, 02:26 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Mbremje artistike ne nderim te At Gjergj Fishtes ne New York

E hene, 11.11.2019, 08:34 AM


Mbremje artistike ne nderim te At Gjergj Fishtes nga Shoqata Shqiptaro Amerikane Skenderbej dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodres” NY

Nga Keze Kozeta Zylo

Ka qene nje fundjave tejet e ngjeshur per komunitetin shqiptaro amerikan ne New York, por fundja keshtu i pacim te gjitha fundjavat ne nderim te ketyre Prijesave te Kultures dhe Atdheut si At Gjergj Fishta.

Eshte kenaqesi qe ne mblidhemi se bashku ne nderim te At Gjergj Fishtes Poetit Kombetar, figures se ndritur shqiptare ne 148 Vjetorin e ditelindjes se Tij te organizuar nga shoqata shqiptaro Amerikane Skenderbej dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodres” ne New York

Te shtunen u mbajt plot sukses simpoziumi shkencor për At Gjergj Fishtën, më 2 nëntor, 2019-të ne qendren “Nene Tereza” prane Kishes “Zoja e Shkodres”NY ne 148-Vjetorin e ditelindjes se Tij organizuar nga Shoqata shqiptaro amerikane Skenderbej dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodres”.

Te dielen u mblodhem perseri si shqiptare se bashku, ashtu sic enderronte Gjergj Fishta per Shqiperine Etnike. Ne na bashkon Flamuri dhe Gjuha Shqipe ku Poeti Kombetar Fishta shkruan:

Nper gjuhë shqype bota mbarë

ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,

ka me ju njohtë për shqyptarë;

trimi n'za, sikurse jini.

U kenduan Hymnet kombetare shqiptare dhe amerikane

Ne emer te Shoqates Shqiptaro Amerikane Skenderbej pershendeti kryetari i saj z.Bashkim Shehu ish zv/minister i Mbrojtes ne Republiken e Shqiperise.

Në emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” aktivitetin artistike e përshëndeti, Dom Pjeter Popaj, Famullitar i saj

Ne kete aktivitet ishin te ftuar Poeti i shquar z.Agim Doci Agim Doçi i cili solli shume emocione tek te pranishmit: "Mjeshtër i Madh" dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, znj.Yllka Cuasholli, Dr. Rovena Vata, Studiuese, kritike letrare, gazetare dhe albanologe Z.Paulin Zefi : Historian dhe drejtor i Muzeut dhe monumenteve të Qarkut Lezhë.

Me duartrokitje u mirepriten Mark Gjonaj keshilltari I Bashkise se Nju Jorkut, David Tubiolo, ligjvenes ne Westchester County, Marko Kepi, president I organizates “Rrenjet Shqiptare dhe po kandidon per ne Ansamblene e shtetit te Nju Jorkut.

Z.Marko Kepi i dha mirenjohje z.Perparim Likollari ish ushtarak ne Forcat e Armatosura te Shqiperise dhe aktivist i mirenjohur i Shoqates “Skenderbej” qe ne themelim te saj.

Ne emer te familjes Fishta pershendeti z.Gjergj Domgjoni

Nderonin me pjesemarrjen e tyre dhe pershendeten si: Dr.Pashko Camaj, nga Federata Pan shqiptare “Vatra”, shoqata “Devolli” me kryetar z.Odise Salillari, perfaqesues nga Shoqata “Bijte e Shqipes” Filadelfia.

z.Ibrahim Kolari bizensmen activist Ish kryetar i shoqates Dibra.

U interpretuan valle nga Grupi Rozafati, valle e Tropojes nen kujdesin e znj.Angjelina Nika.

Artistet e mirenjohur si Tomë Gjergji, Shaban Lajçi dhe Xhevat Kukaj sollen mjeshterisht interpretime me lahutë nga poezitë e At Gjergj Fishtës te shoqeruara me lahute nga Martin Smajlaj

U interpretuan Vallja Devollite nga “Grupi Devolli” i nxenesve te Shkolles Shqipe “Alba Life” si dhe u kendua kenga “Ty Flamur te duam shume” nga Kelvin Rustan gjithashtu nxenes i Shkolles Shqipe “Alba Life”

Pjesemarresit u argetuan me kenge dhe muzike nga te gjitha trevat shqiptare nga Mjeshtri i Madh Gezim Nika, Valbona Peraj dhe Zamira Lacaj.

Ishte nje aktivitet mbreselenes dhe per kete me duhet te falenderoj z.Bashkim Shehu, kryetar, z.Mark Qehaja n/kryetar dhe anetaret e kryesise shume aktiv si Imer Lacaj, financier, Arta Xhaferri, Alketa Ktona anetare si dhe te tjere qe ndihmuan ne realizimin me sukses.

Queens, New York

3 Nentor, 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT