Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Një Poete që operon me metafora

| E diele, 10.11.2019, 11:23 AM |


Një Poete që operon  me metafora

Libri me poezi"GJETHNAJA  NË SHPIRT", i POETES VERA ISTREFAJ

Nga Përparim Hysi

Libri me 72 poezi lirike të POETES VERA ISTREFAJ, më erdhi përmjet internetit. Erdhi dhe jam befasuar: kam njohur një POETE LIRIKE që "operon"  me metafora dhe, ngaqë poezia lirike është quajtur nga ESENINI:-Mbretëreshë e poezisë, unë, nga  ana ime, po e quaj PRINCESHË të LIRIKËS MBARËSHQIPTARE. Natyrshëm, ky mendimi im mund të jetë disi subjektiv, por ky"emërtim" kaq sublim, nuk është fare nepotik. Asnjë njohje paraprake nuk kam  me autoren dhe, nëse e "mandatoj" me këtë titull kaq honorofik, kjo ndodh se  kam çmuar poezinë e saj sa"bio", por dhe aq të bukur, ku rrallë, shumë rrallë, mungon  ndonjë metaforë që i jep aq shije poezisë. Metafora është"mbretëresshë e tropeve"  dhe POETJA i  ka përdorur me aq bukuri, sa, të duket, "që  të hysh në mbretërinëe tropeve", duhet jo vetëm të"kriheshe ujdisesh" si në atë"mbretëri", por dhe të paraqitesh me dinjitet. Dhe kështu ka ndodhur. VERA ISTREFAJ vjen me një tufë lirikash shpirti. I ka shkruar me stilin më të qartë në botë: të gjitha poezitë e saj mund të lexohen e shijohen nga kushdo, pa pikën e vështirësisë. Duke vazhduar me të tjera aludime për POETEN VERA ISTREFAJ, nuk kam si mos sjell për lexuesin dhe të tjera përafri. MAKSIM GORKI, duke u befasuar me poezitë e një LIRIKU të madh si ESENINI, tha:" Erdhi si një luleshtyrdhe çelur në janar dhe është një organ i lindur për poezi". Të dy këto atribute të ESENINIT i meriton edhe VERA ISTREFAJ. Asgjë në botë nuk është absolute dhe, merret me mend, që nuk dua të vë domenin  me  mendimin tim.

*    *   *

Poezia është biografia e poetit, - ka thënë POETI i madh rus, JEVTUSHENKO. Dhe aq të qëlluar e quaj thënien e JEVTUSHENKOS, sa, në gjykimin tim, i shkon për shtat dhe VERA ISTREFAJT. Në jetëshkrimin e saj, thotë se ka mbaruar të lartën për juridik dhe për çudi, pak nga pak,  po afrohet drejt 10-librave. Atëherë, natyrshëm, shtrohet pyetja:- Ku e gjeti apo e"mësoi" poezinë VERA   ISTREFAJ? Përgjigjen e kësaj pyetjeje pak sugjestive, e gjej nga një POET NOBELIST, JOSEPH BRODSKI. Brodski jetonte në atë kohë në RUSI apo më saktë: në Bashkimin Sovjetik. Rebel nga natyra dhe pak i"indisiplinuar" (siç bëjnë gjithë poetët), mbi 14- herë i"pushuar" nga puna dhe, së fundi në gjyq:- Çfarë pune bën?- pyeti gjykatsi.

-Unë jam Poet!- u përgjigj i pandehuri.

-Poet ti?- shkërbeu shpotitës gjykatsi. Po ti je i pashkollë (atëherë, BRODSKI nuk kish mbaruar të lartën).

-Zoti gjykatës, - foli i "pandehuri", poezia është peshqesh nga ZOTI! Dhe, për të shkuar tej kësaj ligjërate, BRODSKI iku nga RUSIA dhe shkoi në AMERIKË dhe "ipashkolli" mori çmimin NOBEL për letërsi. Dhe"peshqesh nga ZOTI" është poezia për VERA ISTREFAJ !  VERA ISTREFAJ, këtë"peshqesh nga ZOTI", jo vetëm e ka shfrytëzuar racionalisht, por edhe i ka dhënë poezisë vlera të epërme. Atë, kur thotë LUI ARAGON  e"kanë marrë fjalët prej dore" dhe ajo i ka"latuar" me brishtësinë e shpirtit të saj dhe, tek i kthen në vargje, të duket poezia si një gjelbërim poetik, nga i cili nuk do që të ndahesh. Është një befasim i bukur dhe i prekshëm. SUSAN SUNELLEY thotë:-Fjalët janë organizma të gjalla dhe, pse janë të tilla, kanë jetëgjatësinë më të madhe".

*     *     *

Pa referenca dhe aludime për ta sjellë para lexuesëve këtë poete, po mundohem  të pranëvë:, vargje apo srofa poezish prej saj. "Gjethnajës së shpirtit/ fëshfërin mendimi/gjethe më gjethe/peshojnë dhimbje/ me pikla vese/ujit sythe shprese". Ose:"Mëngjesi i hershëm më freskoi/Ma përkëdheli buzën/Unë fle me muzën!" Shijoni tani një metaforë hiperbol:" Dhimbja m'u bë qiell/ e shpresa mbeti zok në në fluturim/ Fjala e pathënë pikon/trishtim!.

Më tutje një poezi si"Mantel gjethesh":- E kam veshur me vjeshtë këtë mantel/dhimbjen time/ mantel gjethesh për drithërimë./Është stacioni im/po dua të mbetm në udhëtim./ Shihni ca vargje tek"Ah, dhimbjet e mia"

"Fatlume janë gjethet e pemëve

Së fundmi, ato në humus do kthehen.

Por dhimbjet  e mia?Ah, dhimbjet e mia

Nuk mund të treten."

E një tjetër:"Zjarrin mbajmë ndezur"

"Lehtas më pulitesh

Gjithë ditën  me sy

Gjersa vjen dhe mbrëmja

Dhe të gjen aty,

M'i vë flatra shpirtit

Ëndërron syhapur

"Notojmë"me njëri-tjetrin

Mbi detin e kaltër.

..........................................

Bashkë në kaq dekada

Zjarrin e mbajmë ndezur

Prushi i këtij zjarri

"Lodhjen" ma ka tretur!

Dhe metaforat, sikur janë nisur e stisur për"sfilatë" nga një dorë prej mjeshtreje, zënë e shfaqen në të gjitha poezitë.Diku"litarët e shiut/më kanë lodhur supet;" më shfaqen metaforat radhë-radhë/gjerdanë të varur në shpirt e gushë/ ashtu si dhëndrri që për herë të parë/ndjen drithërimën e nuses/. Diku tjetër:"xhepfryrë/je njeri i ndyyrë!!!

"Ndjesitë e mia i bëj bisqe/për t'i vënë mbi pika vese/. Sa"bio" janë vargjet e një"peizazhi poetik" si ato për PASHTRKUN;për dy Drinat e toponomi të tjera që vinë për lexuesin si lumenj gëzimi. Kjo, - them unë, - ndodh se përkon me atë që ka thënë  shtatë shekuj më parë poeti i madh Persian:RUMIU!" Kur i bën gjërat me shpirt, ndjen një lumë që lëviz brenda teje:është lumë gëzimi!. Gëzim ndjen dhe autorja se, duke vjedhur përsëri, RUMIUN:"Dua të këndoj siç këndojnë zogjtë  e pyllit, pa e vrarë mëndjen se kush i dëgjon". Poetja ka kënduar me shpirt dhe e di mirë që lexuesi do befasohet nga këto  poezi kaq të bukura.

*    *   *

Në mbyllje të këtyre përshtypjeve modeste të miat, mund të them: "Çdo poezi e saj është aq"bio" dhe e brishtë dhe, parë me një sy kritik (gjithmonë në vizionin tim), është dhe realitet; është dhe lëndinë;edhe ngjyrë; edhe PASHTRIK:edhe DRIN... dhe nuk ka fare poezi abstrakte. Urime, POETE!

Tiranë, 6 nëntor 2019