Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zymer Mehani: Lumi im i madh

| E diele, 10.11.2019, 09:15 AM |


Zymer Mehani

Lumi im i madh

(Llapit)

Nganjëherë m'i ngjan Kalit të Baladës

Me jelën e bardhë i mbushur gjithë shkumbë

Çfarë bart në shpinën tënde që kurrë nuk e kërruse

Cili qenka ai kalorës që të kalëron

E të ndalet s'dashka as n' paqë as n'furtunë

Edhe vashës mitare me lot në sy m'i ngjan

Ashtu me dënesje kë po e vajton

Kush po t'i shiton ato brigje tua

Melodinë nanuritëse kush po ta ndalon

Ti ngado që shkon je bashkë me përroskat në shoqëri

E unë kam dëshirat dhe ëndrrat për bashim të tonës etni

Ti shkon e kthehesh e plagët t' kthehen në lule

Kurse unë shkoj e s' vij e me plagë n'shpirt mbushem

Gjithmonë ecësh kah gjerësitë Lumi im i Madh

Rroftë dashuria jote - e bukura gurrë me valë