E premte, 19.04.2024, 03:21 AM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Shoqata Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” nderon kontribuesit në vite

E diele, 10.11.2019, 03:46 PM


Shoqata Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” nderon kontribuesit në vite

Nga Entela Binjaku

21 tetori i vitit 1991 është edhe viti i themelimit të Shoqatës Kulturore “Arumunët e Shqipërisë”. Në nderim të kësaj date dhe në vijimësi të aktivitetit të saj, shoqata organizoi këtë fillim nëntori një takim ku morën pjesë aktivistë, anëtarë dhe drejtues të degëve në rrethe.

I pranishëm në takim ishte edhe përfaqësuesi më i lartë i Rumanisë në vendin tonë Ambasadori SH.T. Mircea Perpelea, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z. Ervin Bushati, konsulli i Rumanisë në Korçë Elvis Toçi, drejtuesi i shoqatës “Nikolla Jorga” Pano Bakalli etj. Takimi nisi me një minutë heshtje për të gjithë kontribuesit në vite që janë ndarë nga jeta.

Në programin e këtij takimi ishte paraqitja e tre botimeve të reja nga të cilat dy libra në poezi dhe prozë të autorit Ligor Thano dhe përkthimi i romanit me titull “Sokrat Buba” i autorit Thanas Medi nga Andon Kristo.

Të trija këto vëllime janë botuar në “gjuhën tonë” siç u shprehën të dy autorët që vinin përkatësisht nga Grabova dhe nga Elbasani, zona ku edhe komuniteti arumn është i spikatur. Ata ndanë me të pranishmit edhe çaste nga puna si dhe domosdoshmërinë e përcjelljes së gjuhës dhe të njohjes së dialektit arumun nga të rinjtë.

Në fjalën e tij Ambasadori Perpelea përcolli mesazhin e mbështetjes për këto botime  sepse “çdo libër është një gur që vihet për kulturën dhe përfaqëson në vetëvete një përpjekje të madhe. Sa më shumë argumenta të ketë një botim, aq më shumë të vërteta ai sjell”.

Ambasadori tha se një gjuhë e folur mirë kuptohet nga të gjithë, duke ju referuar përdorimit të dialektit arumun me të cilin rumanishtja ndan origjinën e përbashkët.

Në fjalën e tij z. Perpelea u ndal në respektin për pakicat, duke marrë shembullin e Rumanisë si një vend që ka bërë hapa para në këtë drejtim. Ai foli për përfaqësimin e të gjitha pakicave në Parlamentin rumun, si një ndër të drejtat e respektuara.

“Rumania e trajton me shumë respekt minoritetin arumun dhe krenohet me personalitetet e tij si: Karamitru, Haxhi, Halep, Bekali etj. Kjo është një ftesë  për shtetin shqiptar që edhe ai të krenohet me arumunët e Shqipërisë. Sepse asgjë nuk na ndan, shumëçka na bashkon” u shpreh përfaqësuesi i lartë rumun  duke siguruar se “ajo që kërkohet është vetëm respekti”.

Z. Ambasador u ndal në kujdesin që shteti rumun ka treguar përmes: aktivitetit diplomatik në Shqipëri ku komuniteti ka qenë gjithmonë i përfshirë, përmes të drejtave të studimit që ju ka akorduar fëmijëve dhe të rinjve nga Shqipëria në institucionet arsimore rumune si dhe për projektet që realizohen në Shqipëri të mbështetura financiarisht nga shteti rumun.

Rumania ka ofruar, duke filluar nga viti 1993 bursa studimi të rinjve arumunë nga Shqipëria në të gjitha nivelet e studimit.

Ambasadori shprehu edhe gadishmërinë e shtetit rumun për të trajtuar pozitivisht kërkesat për dhënien e nënshtetësisë sipas ligjit duke vendosur theksin tek trajtimi cilësor dhe jo sasior i tyre.

“Shteti rumun ka bërë shumë përpjekje të afrojë dy shtetet dhe dy popujt, u shpreh ambasadori duke folur edhe për projektin e tij të sjelljes në jetë të një libri që do të jetë dygjuhësh e që pritet të trajtojë dy linja. Linja e parë është ajo e afrimitetit mes dy popujve, duke përfshirë personazhe dhe ngjarje dhe linja e dytë është ajo e sjelljes së argumentave më të afirmuara shkencërisht lidhur me kulturën, gjë e cila vjen nga përvoja e tij tashmë si autor i 12 botimeve.

Lidhur me përvojën e tij në Shqipëri Sh.T. Ambasadari Perpelea foli për ekzistencën e një fryme më të mirë bashkëpunimi mes arumunëve, për njohjen më të mirë të arumunëve nga opinioni si dhe për nevojën e kalimit të stafetës tek të rinjtë.

Në këtë takim u përcollën edhe përshëndetjet e ngrohta të Shoqatës Maqedono-Rumune që drejtohet nga zoti Ion Karamitru duke u shpërndarë edhe disa çertifikata mirënjohjeje për disa nga aktorët arumunë në Shqipëri.

Shoqata Maqedono-Rumune e themeluar në 23 shtatorin e vitit 1879 këtë vit përkujtoi edhe 140 vjetorin e aktivitetit të saj. Gjatë gjithë këtyre viteve shoqata punon për idenë e një gjuhe dhe të  një kulture që ka origjinën e përbashkët.

Një ndër çastet emocionuese të këtij takimi ishte edhe ndarja e diplomave të nderit për disa kontribues të shoqatës në këto vite aktivitet.  Diplomat e ndanë me motivacionin: “Me rastin e 21 tetorit, ditës së krijimit të Shoqatës, vlerësuar për kontributin e dhënë në gjallërimin dhe zhvillimin e traditave kulturore, fetare, folklorike e gjuhësore tek minoriteti arumun në Shqipëri si edhe në aktivitetet për lidhjet vëllazërore me popullin rumun” .

Ndër personalitetet e nderuara me këtë mirënjohje ishte edhe Thoma Binjaku, “Mësues i Merituar” i ndarë nga jeta 14 muaj më parë.  Më tej takimi vijoi me shkëmbime idesh dhe projektesh për të ardhmen.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora