Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Mini shpëtimtar

| E shtune, 09.11.2019, 09:33 AM |


Jusuf Zenunaj

MINI SHPËTIMTAR

Pakush e quan mi

të shumtë i thonë maus,

ai  shpëton nga lodhja

jo pak studiues.

Me minin shpëtimtar

shëtisin n'internet

për disa orë

arrijnë sa dikush

që i duhen shumë vjet.

Fusha e gjuetisë

librat e Wikipedia,

me heqen e dy-tre rreshtave,

u shtohet krijimtaria.

Pa hequr pikë as presje

veç me "copy paste"

botojnë në gazeta

në nga pesë a gjashtë.

Nami u shtohet

fal minit- mausit

dija kështu nxirret

dhe nga fundi i pusit.

J.Z., 7 nëntor 2019