Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pal Sokoli: Botime të reja nga anëtar të Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani

| E hene, 06.10.2008, 06:37 PM |


Këto ditë dolën nga botimi disa vepra te reja te autorëve shqiptar në Gjermani anëtar të Lidhjes së shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptar ne Gjermani.

Sadik Krasniqi, "OFSHAMË NË URNË"
përmbledhje me poezi
Redaktor: Nazmi  Rrahmani
Recensent: Faruk Tasholli
Lektore: Pranvera Azemi
Botoi:Shtepia botuese"Faik Konica" Prishtinë,2008

"Edhe pas vdekjes tënde ,prapë do të ketë fushë të blertë,lulet do të lulëzojnë  zjarr,e unë do t´i prek me zemër, janë vargje me të  cilat autori hapë këtë përmbledhje poetike.
"Ofshamë në Urnë"është e ndarë në pesë cikle:
1. Kllapi e blertë
2. Pikëllim i ngrirë
3. Vello ujore
4. Unazë dheu dhe
5. Hija e grisur.

Për z. Krasniqi është ky  libri i parë me poezi,edhe pse nëpër shtypin e përditshëm ka qenë i pranishem shpesh me poezit e tij,me të cilat edhe është shpërblyer me çmimin "Agim Ramadani" nga UPSH në Zhenevë,2006. Është i përfshirë edhe në Antologjin  e LSHAKSH/në Gjermani "Asht dhe gjak arbërie" me disa poezi.
Poezitë e kësaj përmbledhje janë të realizuara mirë dhe i përgjigjen aktualitetit tonë letrarë.

 

Faruk Tasholli "AFARISTË SHQIPTARË NË GJERMANI"
Redaktor: Sabit Jaha
Koordinator i botimit: Abedin Gashi
Botoi SAS/Prishtinë,2008

Libri " Afarist shqiptarë në Gjermani" është përmbledhje e dhjetë afaristëve shqiptarë qe përmbledhë veprimtarin e tyre për sigurimin e kafshatës se gojës për veti dhe familjet e tyre,dhe për shumë bashkëkombës të tjerë në mërgatë. Librit  i paraprin një parathënie e  shkëlqyer e  z. Daut Demaku, i cili vërtet e cilëson si domethënës për trashëgimin e jo vetëm të fjalës së bukur,por edhe të përvojës së punës, shkathtësisë në punë,e sidomos tani kur agjenci të ndryshme qe nuk ja deshën kurrë të mirën popullit tonë na radhitën nëpër lista të zeza.
Në këtë libër shprehen vështirësitë e ndryshme te mërgimtarëve tonë,qe të veprojnë apo edhe të jetojnë në vendlindje nga rrethanat politike nen të cilat gjendeshin nen okupimin serbo/ jugosllav e deri të vështirësitë për integrim në konkurrencën e madhe të pavarësimit ekonomik në shtetet me përvojë të madhe  të perëndimit.
Libri përfundon me një album të afaristëve shqiptarë në Gjermani,foto nga jeta e  tyre nëpër vendet e tyre të punës dhe se bashku me familjarë, me kolegë pune apo edhe bashkëpunëtorë afaristë vendas.
Ky libër le të na shërbej edhe neve krijuesve të tjerë si ana tjetër e medaljes qe na përcjell jo rrallë ne mërgatën tonë të hidhur, për ta siguruar ekzistencën.

 

Shaban Cakolli, "KRISMA E FJALËS",poezi
Botoi: Atlantida Prishtinë,2008
Nën përkujdesjen vetë autorit

Përmbledhja "Krismë e fjalës" është vepra e katërt poetike e z. Shaban Cakolli,pas paraqitjeve të shpeshta me krijime te veta poetike nëpër faqe të ndryshme të shtypit dhe atyre virtuale.
Libri është i ndarë në gjashtë kapituj, me 75faqe.
1. Në kërkim të fatit
2. Gjurmë pas  gjurme
3. Këngë në Dardanë
4. Zjarri që ka Kosova
5. Nën qiellin e huaj, dhe
6. Nga pema e jetës.
Poezia e kësaj përmbledhje është gjithashtu një vazhdë e krijimtarisë se z. Cakolli për të rritur.
Poezin e kësaj përmbledhje e përshkon një lirizëm i ballafaqimit te autorit me jetën e përditshme qoftë ne mërgatë apo edhe fati i përgjithshëm i popullit shqiptarë në përgjithësi.
Autorit nuk mund te i shpëtojnë as figurat e ndritura te kombit qe dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Në shekuj morti/ u rritën brezat/duke pritur të vish ti/me një fanar ardhmërie në dorë.Te poezia "Vizionarit I. Rugovës".

 

Pal Sokoli: "UNAZË  GJAKU" poezi
Redaktor:Din Mehmeti
Recensent : Halil Haxhosaj
Botoi:Klubi Letrarë"Gjon Nikolle Kazazi" Gjakovë,2008
Libri poetik "Unazë Gjaku" është përmbledhja e dytë poetike e autorit Pal Sokoli, i cili nuk mund të i shkëputet krajatave të jetës dhe e përjetimeve karshi realitetit  qe e rrethon dhe e përcjelli gjerë me sot.
"Unazë Gjaku" ndahet në pesë cikle poetike:
1. Ninullat e rritës
2. Urat e ishujve
3. Unazë Gjaku,dhe
4. Vargje lulesh
5. Natyrë Feniksi.
Librit i paraprin një parathënie me titull"poezi e mesazhit të madh" nga poeti i mirënjohur Din Mehmeti,:" Vlerat artistike shihen në thellësinë dhe brendësinë e saj. Pal Sokoli i ka ikë folklorit politik në poezi, i cili do ta bënte pa vlerë artistike atë. Andaj, poezia e tij vjen si vjen si mendim i ngjyrosur me ndjenja tragjike, për gjithçka që ka ndodhur rreth tij në të kaluarën dhe në të tashmen. Poeti, P. Sokoli, i ka shprehur kujtimet e veta dhe në këtë mënyrë bëhet më i sinqertë, më i afërt dhe më i dashur. Pikërisht kjo arritje e poetit konsiderohet si vlerë, të cilën duhet ta shkrijë në vete poezia e vërtetë. Mbase nuk teprohet nëse përforcohet mendimi dhe bindja se poezia e autorit Pal Sokoli rrjedh pikëllim, trishtim, por edhe optimizëm, e dashuri ndaj njerëzve dhe atdheut, i cili s’ është ky i copëtuar në kufij politikë, por atdheu i natyrshëm i shqiptarëve, atdheu të cilin e kanë projektuar me penë dhe gjak brezat e shqiptarëve gjatë histories".
/  Din Mehmeti.

Revista Letrare”MUZA SHQIPTARE”  Botoi : LSHAKSH- në Gjermani,144 faqe,është përmbledhje letrare e me shumë se dyzet autorësh ne gjini të ndryshme të krijimtarisë,se shpejti do ta kenë në duar lexuesit,autoret dhe dashamirët e krijimtarisë letrare.

Revistë  periodike  për  art, shkencë dhe Kulturë
LSHAKSH-Në Gjermani Nr. 1 / 2008 Wuppertal

Librat  e lartpërmendur dhe disa të tjerë qe do të dalin nga botime këto ditë se bashku me Revistën "Muza shqiptare" presin promovimin e tyre qe se shpejti do të organizoj LSHAKSH/ në Gjermani.

Pergaditi: Pal Sokoli