E premte, 29.03.2024, 01:53 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Adem Berisha: Adem Berisha: Klina me rrethinë në valët e historisë (II)

E hene, 06.10.2008, 07:28 PM


Adem Berisha
Adem Berisha:
FRAGMENTE NGA  LIBRI
                      
“KLINA ME RRETHINË NË VALËT E HISTORISË”  
Autori :  Mr. Asllan Krasniqi

 (II) 

TRIBUNË  POPULLORË

PËRKRAHËS I FLAKËT I DEMOKRACISË

Në prill të vitit 1921, me Azem Bejten kishin ardhë edhe të afërmit e Sadik Ramës, Metë Ymeri dhe Bali Fazlia.  Të gjithë me nga 50-60 luftetarë arriten në terenet e veta për të pregatitur popullin për një kryengritje të përgjithëshme. Sadik Rama kishte arritur me 20 korrik afer Drinit në krye të një çete me 85 veta. Pas perleshjeve të rrepta me forcat çetnike, më tepër se 300 kaçakë nën udhëheqjen e Sadik Ramës vazhduan rrugen për në Junik, ku pritej të vinin edhe 300 të tjerë nga Kosova, të cilët duhej tu bashkoheshin. Këtu forcat u perballuan sulmeve çetnike me topa gjatë netëve të 17, 18 e 19 qershorit 1921. Kryengritësit udhëhiqeshin nga Sadik Rama e Azem Bejta.
Në verë të vitit 1922 Sadik Rama me patriotë të tjerë mori pjesë në një sulm të armatosur kunder forcave qeveritare të prefekturës së Kosovës (Kukësit), ku moren pjesë një mijë malësor e luftetarë të Kosovës që kishin ardhë në malësi dhe në Zonen “Neutrale” të Junikut.
Në një kuvend që u mbajt në dhjetor të vitit 1922 në Junik nga komandantet më të njohur të çetave të Kosovës dhe të malësive për një sulm tjetër të forcave qeveritare ne të njejten prefekturë, përkrah Hasan Prishtinës e Bajram Currit, mori pjesë edhe Sadik Rama. Vendimet ew Kuvendit për kryengritje u hetuan. Për këtë arsye në një mbledhje të ngutshme të patriotëve, ku ishte edhe Hasan Prishtina, Azem Galica, Sadik Rama e Hysen Curri, u vendos që sulmi të bëhet përpara afatit të caktuar.
Pas ndjekjes, djegieve e plkaçkitjës së familjeve dhe të pasurisë së krerëve të levizjës dhe mosdorëzimit të tyre, më 1924 në Gjurgjevik të Madh vijnë Deviçët (Dobriçët) nga Bërnjaka e Malit të Zi, të cilët mbeten deri më sot. Më 14 shkurt 1923 Sadik Rama iu dorëzua organeve të pushtetit shqiptar për shkak të familjës që e kishte sjellë që sa kohë në Shqipëri si dhe për shkak të moshës së tij. Me gjithë dorëzimin e tij ai u bë përkrahës i flakët i Lëvizjës demokratike dhe nën udhëheqjen e Bajram Currit e Hasan Prishtinë, Sadik Rama me njerëzit e tij dhanë ndihmesë të madhe triumfit të Revolucionit Demokratik Borgjez të Qershorit 1924 duke çliruar Krumen e duke perparuar drejt Tiranës. Edhe pas deshtimit të këtij revolucioni, Sadik Rama nuk hoqi dorë nga lufta çlirimtare. Më 1941, pas pushtimit të Kosovës nga Italia fashiste, Sadik Rama me familje dhe njerëzit e tij u këthye përsëri në Kosovë. Ai menjëherë filloi aksion in e pajtimit të gjaqëve.
Sadik Rama vdiq më 1944 në Rahovec tek i biri, Ukë Sadiku i cili asokohe ishte nënprefekt i këtushëm. Sadik Rama mbeti frymëzim për brezat që la pas dhe hyri në faqet e historisë sonë kombtare si një strateg dhe vizionar i çështjes kombtare. Rrugen e tij luftarake për çlirimin e Kosovës e vazhduan djemtë e tij: Ukë e Shaban Sadiku dhe të afërmit tjerë si Ymer Berisha, Smajl Hajdari, Nezir Balia, Halil Sadria, Ali Meta etj.
Djali i Sadik Ramës, Ukë Sadiku, më 1941 emrohet kryetar i komunës në Dollc, tash komuna e Klinës. Ardhja e një biri të një kaçaku të njohur për kryetar në Dollc, nuk u prit mirë nga serbet e malazezët e këtushëm. Ata për ta larguar Uken nga Dollci inskenuan një konflikt me italianët.
Në përleshje mes italianëve dhe njerëzve të Ukë Sadikut u vra brigadieri italian ndërsa nga shokët e Ukës Palush Marleku. Pas kësaj perleshjeje Ukë Sadiku e Smajl Hajdari kaluan në rrethin e Mitrovicës – zonë pushtuese gjermane. Njerëzit e tjerë të Ukës pas presionit në famoilje, u moren dhe u hodhen në gjyqin ushtarak italian në Tiranë dhe u denuan me 101
vjetë burg. Në saje të mbrojtësit (një kapiten nga Berati) ata u liruan, ndërsa Ukë Sadiku u denua me burg të përjetëshëm në mungesë. Prej këtu Ukë Sadiku mbeti në mal dhe u rreshtua në krahun nacional demokratik shqiptar (NDSH), qëllimi i të cilit ishte çlirimi i Kosovës jo vetëm nga fashizmi, por edhe nga sundimi shovenist serb dhe bashkmi i saj me Shqipërinë.

NË SHTABIN E SHABAN POLLUZHËS

Në fillim të prillit të vitit 1943 në kullë të Tahir Berishës në Berishë, partizanët e aradhës “Emin Duraku” ranë në kontakt me Ukë Sadikun dhe me njerëzit e tij. Ata u munduan ta fusnin Uken në rradhet e veta,  pasi babai i tij Sadik Rama dhe ai vetë ishin njerëz me influencë në këto anë. Uka erdhi në Berishë i armatosur. Ai nuk u besonte gënjeshtrave të politikës serbe e as bashkëpunimit me ta. Po kjo politike e kishte njdjekur ate dhe familjen e tij për të saten herë. Në fund të vitit 1944 Batalioni i dytë i Rakoshit me në krye Sahit Zatriqin, Hysen Thaçin, Ruzha Raiçeviqin, Toshiqin etj, erdhi në Gjurgjevik të Vogel, në kullë të Ukë Zenelit, dhe zhvilluan bisedë me Ymer Berishen, Ukë Sadikun etj por as kësaj përpjekjeje të partizanëve për bashkëpunim, këta nuk i besuan. Politika demagogjike e çetnikëve të cilët Uka i njihte mirë, së shpejti tregoi fytyren e vetë të vërtetë. Ukë Zeneli, në kullë te të cilit u zhvilluan bisedimet, me disa të tjerë shpejt u pushkatuan. Mu nga kjo politikë më 1947 Hysen Thaçi u denua me 8 vjetë burg. Pas burgosjes së tij në burgun e Nishit, familja e tij iku në Shqipëri e pas vuajtjes së dënimit, në Shqipëri depertoi edhe vetë Hyseni. Në dimërin e viteve 1944/45, në fshatin Bubel, në kullë të Sherif Zeqës, u bë përsëri një bisedë në mes të forcave partizane dhe atyre të Ukë Sadikut. Edhe kësaj radhe shokët e Ukë Sadikut angazhoheshin që deri në fund të luftohej për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. As kësaj here nuk u arrit kurrëfarë marrëveshjeje. Ukë Sadiku, bazë të sigurtë i kishte malet e Kosovës martire. Ai shpesh i pa kënaqur me ate që kishte arritur për popullin thoshte : “Po e ha kot buken e popullit në mal”.

Fillimi luftës së Drenicës, Uken me të vëllanë Shabanin, Ymer Berishen, Ndue Përlleshin si dhe të afërm e shokë të tjerë, i gjen me pushkë në dorë kundër serbo-malazezëve. Ukë Sadiku ishte edhe në Shtabin e Shaban Polluzhës. Pasi shuhet lufta e Drenicës, Ukë Sadiku vazhdoi luften ilegale në anen e vetë. Ai me njerëzit e tij maleve të Kosovës bënte përleshje të vazhdueshme me hordhitë çetnike dhe njerëzit, të cilët e ndiqnin këmba-këmbës. Nga fundi i vitit 1944 Ukë Sadiku e strehoi dhe e ruajti Ferat Dragen. Që nga themnelimi i Komitetiot Nacional Demokratik Shqiptar (KNDSH), Ukë Sadiku ishte anëtzar besnik i tij. Ukë Sadiku merrte pjesë edhe në Kuvende burrash. Ai së bashku me Qazim Bajraktarin, Ymer Berishen, Alush Smajlin, Halil Sadrinë etj, mori pjesë në Kuvendin e Doberdolit më 4-5 gusht 1945.

PËRLESHJA NË ÇELI

Më 12 shtator 1945 në Çeli të fshatit Jellofc, afer Siqevës, komuna e Klinës, bashkëluftetarët e Ukës dhe vëllai i tij Shabani, përleshen me forcat çetnike dhe sherbtorët e tyre.
Në këtë perleshje që zgjati tërë diten, Ukës iu plagos vëllai Shabani, i cili nga plagët e marra vdiq në Gjurgjevik. Para se njerëzit e Ukës të bënin këtë përleshje për të qarë rrethimin, një javë më parë Ukë Sadiku me të birin Skënderin, Nezir Balinë, Halil Sadrinë e tj, shkoi në drejtim të Sharrit për të rënë në kontakt me Muharrem Bajraktarin, ndërsa diten kur zhvilloheshin luftimet në Çeli të Jeloofcit, Uka me njerëzit e tij që ishinn në rrugë, ishte te kisha e Petrovicës mbi Ujëmirë. Në Çeli Ukës iu vranë shumë shokë të idealit si nipi i tij Isufi, Sadri Hoti, Smajl Hajdari, Rexhjep Ademi, Sadik Lutani, Zefi me djalë, Metë Dina etj. Ndërsa u plagosen Alush e Murat Smajli, Marie Shllaku, Ali Meta etj. Edhe nga ana e armikut pati shumë të vrarë e të plagosur. Shaban Sadiku pas plagëve të rënda i dha Ali Metës një bombë dhe një revole, të cilat Aliu ia dha Ukë Sadikut në malet e Pashtrikut, në nëntor të vitit 1945.
Lufta e krahut demokratik e çlirimtar nuk u ndal kështuqë Ukë Sadiku pati edhe përleshje tjera me forcat pushtuese si në Ularicë, Berishë, Garaçevë, Gollubofc etj. Edhe në Hereq të Gjakovës forca e Ukë Sadikut u hetua nga ushtria e xhandarmëria serbe me ç’rast vritet strategu i çetave çlirimtare, profesor Ymer Berisha. Materiali që strategu i çetave çlirimtare, profesor Ymer Berisha e mbante me vete, iu dha Ukë Sadikut, i cili me dy shokë të luftës e strehuan në dhé pranë një lisi. Rrethanat për të luftuar e lëvizur për këta luftetarë u vështirësuan shumë. Pas vrasjes së Shaban Sadikut, ushtria dhe xhindarmëria serbe kerkonte Ukë Sadikun. Për dorëzimin e Ukës me shokë, gjurgjevikasit e tij u mbajten e u maltretuan në mal e deborë për 23 ditë rresht. Kriminelet kishin maltretuar veçanërisht nënen e Ukës, Fazilen dhe gruan e tij, Timen.
Në dimrin e viteve 1946/47 forcat ushtarake jugosllave ndiqnin familjen e Ukë Sadikut, Qazim Bajraktarit, Halil Sadrisë, Sokol Dinit, Shaqë Cakut etj. Me këtë rast nga forcat ushtarake u rrethua fshati Sferkë e Gashit. Njerëzit e fshatit u moren dhe u mbajten me ditë e netë të tëra duke u maltretuar për të treguar se ku ndodhej Ukë Sadiku me shokë i cili fshihej në malet e kësaj ane. Këto maltretime i bënte Brigada e XXV serbe. Nga ky presion pasoi edhe dorëzimi i Sokol Dinit - birit të Din Arifit të Sferkës, Shaqë Cakut, Beqir Bajramit e Nezir Balisë.
Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari e Halil Sadria nuk pranuan të dorëzohen kështuqë mbeten në mal. Të lodhur në gjirin e maleve u drejtuan për te Din Arifi në Sferkë të Gashit. Ardhjen e tyre e kishte treguar ndonjë sherbtor i armikut. Kësisoji forcat ushtarake, gjandarmëria, OZNA, vullnetarët dhe forcat tjera çetnike kishin zënë pritat në pritje të grupit të Ukë Sadikut në arë të Arifit në Sferkë. Qazim Bajraktari i printe grupit, i cili me të rrahur të gurëve, jepte shenjë për të ecur ose për tu ndalur. Kjo bënte të kuptosh se grupi me mjaft dyshim lëvizte në ato ditë të vështira dimëri. Ky grup aty për aty ra në pusi. Forcat serbe shtinin me pushkëmitraloz me ç’rast mbeten të vrarë Qazim Bajraktari e Halil Sadria naten e 17 shkurtit të 1947-ës ndërsa Uka u plagos. Varrimi i tyre u bë në Sferkë të Gashit afer varrezave të një grupi tjetër që kishin vrarë po këta gjelatë. Uka ashtu i plagosur në përleshje me forcat gjakatare serbe, iku në mal. Pas dy-tri ditësh, i mbetur vetem, pa shokët e luftës, u dorëzua në Mleçan të hoxhë Mustafa. Mustafa e ruajti nga likujdimi derisa e dorëzoi te Fadil Hoxha në Prishtinë, ku u burgos.
Ukë Sadikun në burgun e Prishtinës e vizitonte gruaja e tij Tima, Nezir Balia dhe Bekë Syla i Ujmirit. Me gjithë përpjekjet e familjës dhe njerzëve të tij për ta shpëtuar, Uka me kerkesen e prokuririt të atëherëshëm, antishqiptarit të përbetuar Ali Shukrija, u denua me pushkatim në “emer të popullit” sepse kishte luftuar për lirinë e popullit të tij. Pas pushkatimit të tij, e shoqja Tima dhe Nezir Balia moren rrobat e tij nga burgu. Pos rrobave mbi kutinë e tij të duhanit, gjeten një gjysëm cigare, të shuar nga xhelatët para pushkatimit.
Pas dorëzimit të Ukë Sadikut nga ana e hoxhë Mustafës së Mleqanit, familja e tij u vendos në një shtëpi të mbetur të fshatit, pasiqë në pasurinë e tyre që moti ishte vendosur një familje koloniste. Nga ndjekja dhe torturat e vazhdueshme të pushtuesëve serbë “në liri”, e gjithë familja e tij u detyrua të shperngulej në Prizren, Shqipëri e Amerikë. 

Vazhdon...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora