Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Kush janë Shqiptarët sipas Serbëve?

| E hene, 04.11.2019, 07:08 PM |


Kush janë Shqiptarët sipas Serbëve?

(pjesa e parë)

Shkruan Fahri Xharra

Kush janë shqiptarët sipas serbëve? Pse ne ishim të atillë ,vetëm ashtu si donin serbët të na paraqisnin? Pse Europa iu besonte? Pse shqiptarët njiheshin në Europë  vetëm ashtu dhe të tillë si ç`na përshkruanin serbët? A punonte koha për ne? Edhe kur punonte , a e dinim ta frytëzonim atë kohë? A mos vallë Europa po i ri bindet vetëm shkrimeve dhe përshkrimeve serbe për ne? Ku jemi ne? Pyetjet janë të panumërta, por edhe mundësia qe t`i përgjigjemi është e panumërt. Aq shumë ka shkrime serbe për ne ,kundër nesh dhe për përjashtimin tonë ; sa që edhe nëse do të botonim përditë nga një libër si kundërpërgjigje dhe me fakte bindëse nuk do të mundnim t`i errësonim të gjitha ato që janë shkruar nga serbët për ne. Ku ishim ,dhe ku jemi? Me shkrime po mendoj.

Apo a ishim të tillë dhe a jemi sot të tillë si po duan të tjerët?

Në letrën e botuar me 3 janar 1913 ,në gazetën :Temps”  dr.G.M. Jakshiqi në mënyrë shumë të “bukur” –sipas serbëve e ka paraqitur shtrirjen jo natyrore të shqiptarëve jashtë kufijve të” vërtetë” të Shqipërisë: në Sanxhakun e Novi Pazarit, në Fushën e Kosovës ,nëpër Serbinë e vjetër dhe nëpër Maqedoni.

Shtrirja e shqiptarëve ,jashtë kufijve të Shqipërisë  -sipas Jakshiqit paraqitej si një lum vërshues , i cili del nga shtrati i tij ( sepse s` është kush t`ia rregullon shtratin); dhe se tani ( 1913) erdhi koha që ai lumi shkretues-vërshues të kthehet në lum të qetë dhe të pëlleshme. Që të kthehet në shtratin e tij është detyra Shteteve të Mëdha të brengosura, të cilat e zgjidhin problemin e kufijve të Shqipërisë ,dhe ato do ta bëjnë këtë nëse e vendosin Shqipërinë në ‘megjet “ e saja natyrale.

A ishte kush që në atë kohë t`i kundërvihet kësaj letre j? Apo, a donte kush dhe a e kishte kush fuqinë, besueshmërinë dhe dëshirën që gjërat mos të shkojnë sipas dëshirës së serbëve; dhe që shqiptarët e serbëve të rehatoheshin një herë e përgjithmonë në “shtratin” e tyre natyror? Po, një farë pretendenti për karrigen mbretërore shqiptare i ashtuquajturi Arbanas ,princi Fuad me prejardhje nga Kavalla ,kurse i lindur në Egjipt, i cili sorollatej nëpër hotelet e Romës. Zotërinjtë e fatit të shqiptarëve si gjithmonë i fajësonin të tjerët për shpërndarjen aq të madhe të një numri aq të vogël të shqiptarëve nëper tokat serbe.

Shikoni se si nga serbë i shpjegohej Europës çështja shqiptare: “ Lumi shkretues-vërshues shqiptarë nuk është dalur nga shtrati për shkak të shpejtësisë së madhe të rrymimit që e ka e aq ma pak që është dalë nga shtrati i tij për shkak sasisë së madhe të ujit për të vërshuar. Por e tëra është përgaditur nga të tjerët duke ia ndërruar shtratin e “vërshimit” sipas nevojave të veta politike. Lumi vërshues i shqiptarëve iu nevojitej turqve në mënyrë që turqit të mbajnë pushtetin mbi popujt që e kërkonin lirinë (?) Shtrirja e shqiptarëve jashtë lumit të tyre nuk është e vjetër ,ia mbushin mendjen Europës.

Kufijtë e Shqipërisë si shtet i pavarur ( e ka fjalën për kohën e Skënderbeut) ishin shumë të vegjël , edhe shkurt në kohë; ashtu edhe më vonë si krahinë ndër Turkun. Ata kufij nuk ndërrohen as në dy shekujt e parë të pushtimit turk. Ata ishin në një hapësirë të vogël. Europa vetëm ndegjon. Serbët flitnin e nga ana e shqiptarëve dilnin esatpashatë. Por vetëm në kohën kur turqëve iu filluan të dalin dorësh popujt e krishterë e posaçërisht Serbët, atëherë shqiptarët e paskan pas kaluar “megjen” e tyre. Shqiptarët qenkan përdorur nga Turqit për shuarjen e lëvizjeve për liri si dhe përhapjen e myslimanizmit.

“E vërteta “që është pak e njohur ,e të cilën Serbet mundohen ta plasojnë në Europë në kohën e thyerjeve të mëdha në kohën kur ne ende mundoheshim ta ruajmë gjumin pesëshekullorë ,në kohën e lëvizjeve vendimtare për një të ardhme shumë të rrezikshme për ne; serbet mundohen të “rregullojnë” shumë padrejtësi që iu paskan pas ber gjatë historisë. Ajo “ e vërtetë” ishte ,se shqiptarët kishin një rol të madh në përhapjen e myslimanizmit dhe shqiptarizimin me dhunë të serbëve të “ pastër” që ishin në kufij me atë Shqipëri që s`paska pas ekzistuar kurrë.

E vërejtët mënyrën e “vajtimit” serb karshi botës në shekullin e kaluar. Por sot ata çka flasin për ne? Zoti e di. Por e dinë edhe bashkëbiseduesit e serbëve, të cilët vetëm se pohojnë me krye duke i dëgjuar shpifjet serbe të cilat ende janë aktuale për botën. (2012)