E enjte, 14.11.2019, 04:38 AM (GMT)

Reportazh

Lon Karrica: Në Stuttgart qëndron shtatorja e Nanës Tereze

E marte, 05.11.2019, 08:46 PM


NË STUTTGART QËNDRON SHTATORJA E NANËS TEREZE

Reportazh nga aktiviteti shpirtëror dhe kulturor i mërgimtarëve në Gjermani

Shkruan: Lon Karrica

Të shtunën që kaloi, në Stuttgart të Gjermanisë, u bë përurimi i shtatorës së Shën Nanës Tereze- Gonxhe Bojaxhiut. Ishte një ngjarje e rrallë shpirtërore dhe kulturore që organizojnë mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Stuttgart me rrethinë.

Të tubuar rreth sofrës së përbashkët, aty ku lutët, pëndohët ,për fajët dhe lëshimet, aty ku lexohët dhe këndohët në Gjuhën tonë të bukur Shqipe, kësaj ngjarje i parapriu Mesha Shejte e celebruar nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Republikës së Kosovës Imzot Dodë Gjergji bashk me Famullitarin Don Albert Krista, Famullitarin e Kishës St. Konrad Don Anton Seeberger dhe Famullitarin kroat.

Plotë njerëz, plot mërgimtarë shqiptarë pa dallim besimi, shumë rini, të ngazllyer, i uronin njëri tjetrit me fjalët : “E gëzofshim “. Çdo gjë e përgatitur mirë dhe me kohë me kohë deri në datalje edhe ma të vogla. Këshilli i Famullisë Katolike Shqiptare e Shejta Nana Tereze, në krye me Famullitarin Don Albert Kristën, ishin kujdesur më parë që çdo gjë të shkoj në rregull. Dhe, nuk ka se si të ndodh ndryshe. Të sakt, të përpiktë, të rregullt që ti presin një numër të madh të mërgimtarëve nga e gjithë Gjermania dhe nga shtetët tjera, Zvicër, Austri etj. Ishin aty antarët e Këshillit të Famullisë në kry me Lon Karricën. Ishin aty Franqez Spaqi, Bekim Përvorfi, Vera Gojani-Saliquni, Bekim Saliquni. Këta edhe janë të ri, edhe të ditur, por janë shumë të vyeshëm. Nuk pritojnë që çdo punë , çdo aktivitet të realizohët me përpikmëri.

Si erdhi Nana Tereze në Stuttgart

Nana Tereze, në Stuttgart të Gjermanisë ka qenë përsonalisht edhe në vitin 1982 në kuadër të manifestimit të një ngjarje me moton : “Solidariteti me botën e tretë” e organizuar nga Landi Baden- Württemberg. Ka qenë e ftuar nga Qeveria e landit ku është pritë nga Kryetari i atëhershëm i Gjermanisë Carl Carstens dhe Kryetari i Qeveresisë së landit Lothar Späth. Pastaj, Nana Tereze është takuar edhe me Kanzelarin e Gjermanisë Helmut Kohl ku ka pasë një vizitë vendeve të Azisë në vitin 1986.

Nana Tereze ka qenë shpesh herë në Gjermani, se ka pasë disa qendra strehimi dhe përkujdesje për të smuarit, të pa strehët dhe fëmijtë e braktisur si në Mannhaim, Chemnitz, München, Berlin etj. Të gjitha këto vizita të Nanës Tereze në Gjermani janë të përcjellura dhe të shenuara nga shtypi i kohës.

Por, kësaj radhe, erdhi në bronz. Kësaj radhe erdhe me dashurinë , me humanizmin dhe njerzorën, erdhi me Shjtërinë e saj. U vëndos pranë Qëndrës Kishtare St. Konradi aty ku kalojnë njerëzit, prindërit me fëmijë, kalimtarët e ndryshëm për ta shprehur gjithnjë respektin për Shejtorën.

Ishte Bashkësia shqiptare, në përgjithësi, që jeton dhe vepron në Stuttgart me rrethinë që bëri këtë punë të mirë që nga ideja e deri te vëndosja, bekimi dhe zbulimi i shtatorës që u bë sot. Sepse, edhe Famullia jonë Katolike Shqiptare e mbanë emrin e Shejtës Nana Tereze. Janë besimtarët ata të cilët e ndihmuan materialisht ardhjën dhe vëndosjën e shtatorës ku do të qëndroj për jetë e mot.

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji foli për aspektin filozofik të veprës së Shën Nanës Tereze. Si duhët kuptuar dhe praktikuar në jetën e përditëshme, nga njerëzit real, porositë e veprës së Shejtorës sonë. Mirësia, dashuria, kujdesi për njerëzit me nevoja të veqanta, janë vetëm disa premisa që duhët edhe sot në kohën tonë të vazhdohën. Sepse këto janë premisa që e karakterizojnë shpirtin human të Shejtës Nana Tereze. Bota na njeh përmes veprës dhe emrit të sajë.

Dom Albert Krisa , në fjalën përshëndetëse theksoj : “ Edhe një herë përshëndes Imzot Dodë Gjergjin Ipeshkv i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Famullitarin e Qendrës Katolike Shën Konrad Don Anton Seeberger, konsulin e Konsulatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart zotri Imer Lladrovcin, skulptorin e kësaj shtatorje Tal Istrefin dhe juve të gjithë të pranishëm.

Sot është një ditë e bukur që na e dhuroj Zoti . Kënd duhët falemderuar për këtë ditë. Natyrisht se e falemnderojmë Zotin . E falemnderojmë edhe Gonxhën tonë. I falemnderojmë dhe i kujtojmë të gjithë shejtërit tanë që prej Shën Jeronimit ilir, Shën Florit dhe Laurit dardan, Shën Astit të Durrsit, Gjergj Kastriotin dhe të gjithë martirëve dhe dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe e Fe.

Në prezentimin e vetë Famullitari i Kishës së Shën Konradit Don Anton Seeberger shprehu admirim për këtë ngjarje e cila qysh në takimet e para në kremte të parë para Pesë viteve ka lind si ide ku Këshilli i Famullise ka bëre kerkesen. Kemi previlegjin që të jemi të shejtë sepse shejtëria është për njerëzit. Ju dhe ne kemi sot një shtatore të Shejtës Nana Tereze e cila do të ketë gjithmonë respektin e popullit gjerman. Ne me Famullinë Katolike Shqiptare e Shejta Nana Tereze kemi bashkpunim shumë të mirë dhe ky bashpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmën.

Për ndryshe, Don Seeberger ka dhanë një ndihmë dhe përkrahje shumë të madhe në realizimin e këtij projekti të cilin ne e falemnderojmë përzemërsisht.

Në fjalën e vet Konsuli i Konsulatës së Përgjithëshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart zotri Imer Lladrovci u shpreh se jam i lumtur që i takoj kombit të Nanës Tereze e cila me humanizmin e vetë bëri që e terë bota të ketë repket. Përcjelli përshëndetjet e përzemërta nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin zotri Beqë Cufaj.

Autori i kësaj shtatorje , skulptori Tal Istrefi tha se fare nuk ju ka dridhë dora në realizimin e kësaj vepre. Kam pasë motivin dhe dëshirën që me përkushtim ta realizoj çdo imtësi sepse çdo vepër artit duhët të krijoj ndenja. E gëzofshit !

Pjesa artistike, e përgatitur nga motrat Terezina Paluca dhe Valbona Uka, ka qenë pika ma e shëndritshme dhe mbresëlënse e kësaj ngjarje. Kori i Kishës i udhëhequr nga motrat është segmenti kualitativ për çdo ngjarje.

Në fund Don Alberti tha se Imzot Dodë Gjergji shumë herë ka bekuar dhe zbuluar buste dhe shtatore të Nanës Tereze por kësaj radhe do ta kursejm. Do ti ftojmë të gjithë fëmijtë prezent që bashkarish ta bëjnë zbulimin e Shtatorës në Shën Nanës Tereze në Stuttgart.

E gëzofshim bashkarisht !

Stuttgart, Tetor 2019



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT