E marte, 23.04.2024, 03:49 PM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Vrasësja në liri vazhdon ‘’karrierën’’!

E hene, 06.10.2008, 10:32 PM


Arben Llalla
Vrasësja në liri vazhdon ‘’karrierën’’!*

Nga Arben LLALLA

Për disa ditë me radhë në shtypin shqiptar u botuan dhjetëra opinione rreth intervistës së gjatë që dha para disa ditësh në emisionin që drejton Rudina Xhunga në Top Channel gruaja e diktatorit dhe njëkohësisht diktatore Nexhmie Hoxha. Shumë intelektualë shprehën indinjatën e tyre për intervistën dhe akuzat që hodhi fajtorja e 50 viteve të burgut komunist të popullit shqiptar znj.Hoxha. Por nuk duhet të pajtohemi me mënyrën dhe epitetet e disa gazetarëve që përdorën në shkrimet e tyre për të shprehur urrejtjen dhe shqetësimin e daljes në skenë të zonjës së ZEZË. Epitete që më shumë përdoren për të trembur fëmijët e vegjël kur i vëmë në gjumë se sa duhen përdoren nga profesionistët e kulturës së leximit. Dikush shprehu edhe zemërimin pse kanali televiziv Top channali dhe gazetarja Rudina Xhunga i morën intervistë njeriut që i ka duart me gjakun e mijëra shqiptarëve të pafajshëm gjatë viteve që drejtonte vendin tonë. Pyetja është çfarë detyre kanë shtëpitë informative sot?! Në mos në Top Channel, zonja e ZEZË Hoxha do të kishte dhënë intervistë tek KLANI, ALSAT, KOHA, TVSH, apo gjetkë. Tek e fundit çdo njeri e ka të drejtën njerëzore për të shprehur mendimet e tija ashtu siç bëjnë shumë të tjerë. Prandaj nuk ka vend për shqetësime të tilla. Por ne duhet të shqetësohemi për mesazhin vëllavrasës që përcolli Nexhmije Hoxha në moshën e saj të thyer, dhuratë në 100 vjetorin e lindjes të bashkëfajtorit të saj Enver Hoxhës. Atë mesazh që shumë prej nesh e kanë thënë pa të drejtë apo me të drejtë për ish miqtë apo bashkëpunëtorët nga inatet dhe smirat personale se sa kolektive. Mesazhin me kryefjalën “hidh baltë se diçka do të mbeti”, “shpalle dikë tradhtar se ashtu bëhemi atdhetar“. Fjalën e kemi për atë zbulimin “madhështor” të Nexhi Hoxhës që tha për kryeministrit Sali Berisha se vjehrra e tij na paska qenë agjende e UDB. Bukur zonja vrasëse e një populli të tërë. Ja arritët qëllimit tuaj duhet akuzuar çdo njeri që nuk ju shkon për shtat agjent. Po ju kujt i shërbyet për 50 vite me radhë? Vrasjet dhe burgosjet e mijëra intelektualëve shqiptar porosi të kujt agjitacioni spiunazhi ishin? E pra zonja HIDH BALT SE DIÇKA DO TË MBETET, juve sot ju akuzojnë si vrasëse, diktatore, tradhtare etj. Dhe pse mbi ju rëndojnë akuza të rënda të një populli të tërë, ju ende vazhdoni jetën tuaj me qetësi, hidhni shënime që edhe kur të vdisni të vrisni me fjalët tuaja sa më shumë shqiptar. Të fusni përçarje dhe vëllavrasje midis kombit tonë. Kjo është ajo që ne duhet të shqetësohemi për daljen e Nexhi Hoxhës në shtëpinë informative Top Channel.
Një shqetësim tjetër është që pushteti demokratik nuk e dënojë Nexhmije Hoxhën për vrasjet dhe vuajtjet që solli kur drejtonte me bashkëshortin e saj, por e dënoji me 5 vjet burg për një kg kafe. Sa ironike! Mijëra shqiptar në diktaturën proletariate u dënuan me dhjetëra vjet burg pse thanë mungon në treg qumështi, djathi, patatja, buka etj. Ndërsa vrasësen me fakte të gjalla Gjykata jonë demokratike e dënoji për disa gram tepër kafe që kishte pirë. Sot drejtuesit e shtetit shqiptar pijnë më shumë kafe se pjesa më e madhe e shqiptarëve dhe nuk po dënohen. Po hanë dhe shëtisin me të hollat e taksapaguesve shqiptar edhe pse akuzohen nuk po i dënon dikush.
Prandaj mendojmë se ka ardhur koha që duhet të ngrihet padi penale për vrasjet dhe torturat që ka bërë znj. Nexhi Hoxha se sa të merremi me kritika apo opinione që nuk sjellin ndonjë ngushëllim kolektiv, por shprehin ngushëllimet personale. Mirë do të ishte që dikush të merret më seriozisht me Nexhmije Hoxhën duke i ngritur padi për veprimet kundraligjore me ligjet demokratike ndërkombëtare se sa të bëjmë BLLA, BLLA, BLLA.

*Titulli është redaksional



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora