Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Ktheni sytë ju drejt Medvegjës

| E shtune, 02.11.2019, 12:13 PM |


Ktheni sytë ju drejt Medvegjës

- Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi -

O, thërrasin n’ varre eshtrat e Rexhës –

O, ktheni sytë , o, ju , drejt Medvegjës !

O, ktheni sytë , o , ju , rrugës së mbarë – e ,

O , mos i leni shqiptarët me dalë fare !

Refreni :

Se shqiptarët në këtë vend –

Kanë jetua den baba den !

Që nga kohërat e Ilirisë –

Deri në shpalljen e Shqipërisë !

O, ktheni sytë , o vëllezër nga Tirana –

O, mos na leni si fëmijë pa nana !

O, ktheni sytë , o vëllezër nga Prishtina –

O, mos na leni si  fëmijë jetima !

Refreni :

Se shqiptarët në këtë vend ...etj.

O, ktheni sytë , o vëllezër nga  Shkupi –

O, mos na leni loza që t’ na hupi !

O, ju more vëllezër , kudo që do rroni –

O, ju Medvegjën , kurrë mos e harroni !

Refreni :

Se shqiptarët në këtë vend ...etj.

O, ktheni  kah Medvegja , këqyruni  n’ pasqyre –

O, se shqiptarët po shlyhen nga shtëpitë e tyre !

O, ktheni  kah Medvegja , shikoni n’ dylbi –

O, se shqiptarët po shlyhen nga regjistrat n’ Serbi !

Refreni :

Se shqiptarët në këtë vend ...etj.

O, ktheni  kah Medvegja , shikoni n’ ditare –

O, si shlyhen adresat dhe dokumentet  shqiptare !

O, shihni si janë shlyer mbi 4 mijë banorë –

O, janë shpërngulë n’ Kosovë dhe në diasporë !

Refreni :

Se shqiptarët në këtë vend ...etj.

O, përmes ligjit shlyen adresat shqiptare –

O, janë përzgjedhë familjet që s’ kanë hy n’ shpi fare !

O, atyre u janë boshatisë shtëpia –

O,  në çdo kënd u është ndërprerë energjia !...

Refreni :

Se shqiptarët në këtë vend ...etj.

O, me shërbime tjera  u është shtua mërzia –

O, me arsyetim se n’ to , nuk jetojnë ma njerëzia !

O, ata kanë problem me trashëgimi t’ hiles –

O, për të trashëguar pronat e familjes !

Refreni :

Se shqiptarët në këtë vend ...etj.

O, për ne është primare problemi prej t’ parëve –

O, t’ kthejmë identitetin autokton t’ shqiptarëve !

O,  t’ shqiptarëve t’ Medvegjës , që ua ka marrë Serbia –

O, përmes  shlyerjes s’njeh kush janë shqiptaria ?!

Refreni :

Se shqiptarët në këtë vend ...etj.

Gjilan, 01. XI. 2019 .

Demir Krasniqi