Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Domenika Gjekmarkaj: Grykë-Lugjeve të Bogës

| E enjte, 31.10.2019, 09:50 PM |


GRYKE - LUGJEVE TE BOGES

-Mbresa udhëtimi-

Shkruan Dr Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj)

Angazhimet e punes si mjeke tash afer cerek shekulli ne sherbim te komunitetit te qytetti turistik te Shengjinit e rrethines se tij, qe te jem e sinqert ne kete rast publikimi edhe me lexuesit e nderuar te revistes simpatike ZemraShqiptare, nuk me lene te udhetoj aq sa kam deshire. E nese deshirat duhet ti seleksionojme e te zgjedhim midis tyre ne raport me mundesit dhe kohen,  une, te pakten per veten time udhetimet per aty ku kam lindur e jam rritur nuk i zevendesoj me asnje tjeter.

Zoti me dha frymen e jetes ne Mal-Shengjin e ketu cdo fije bari, cdo gjethe lisi, cdo cicerime zogu, cdo fllad bjeshke a puhize deti, more edhe cdo kenge gjinkalle e blegerime deleje eshte pjese e shpirtit tim. Mire ka thene kusheriri i babait tim At Zef Pllumi se Mali i Shengjinit eshte mali me i bukur ne bote!

...E fillova kete rrefejze te nje dite vjeshte, dicka ndryshe nga te tjerat, nga Shengjini e mali ku kam lindur, por sot kemi marre nje rruge me te gjate, kemi marre rrugen per ne Malsi te Madhe te Mbi-Shkodres, per ne Gryke - lugjet e Boges, per ne vendlindjen e prinderve te mi, tani 80 vjecare. Se vendlindja e kerkujt nuk mund te kuptohet pa vendlindjen e prinderve, te te pareve, gjysherve e stergjysherve tane, pa historite e  pa varret e brezave nga te cilet ne vijme e gjallojme ne kete jete...

...!

...Kemi lene pas Koplikun, e sa hyn ne kthesen djathtas-lart,drejte fshatit te mirenjohur Dedaj,  ke perpara dekorin e maleve madheshtore te Shkrelit Hotit, Grudes e deri ne thellesi te Alpeve matan shikimit tone, peizazhin qe e ben Taraboshin e vargmalet e Krajes ne anen tjeter te na duken me te vogla! Dhe si per te na mikpritur,  jo vec ne por cdo kalimtar drejt bjeshkeve qe nga Kopliku e deri te kthesa per ne Rec, gjithe ajo fushe majtas-djathtas eshte mbjelle me sherbele e trumez qe te mbushin gjoksin  me arome te pashoqe...

Bashkudhetaret tane sot jane familja Draga, Ejupi me Zylfijen nga Fushe-Kosova por qe kane dekada qe jetojne ne Zvicerr si dhe Sabrieja e Zeqiri qe te pakten tash 5 vjet prezentohen edhe si banore te Shengjinit.

Edhe bashkshorti im Arben Kapllaj qe nuk parapelqen te flase shume, sot nuk ka te ndalur... -Ja Dedajt e mi,- thote krenar..., ja lagjja e Kapllajve djathtas, rreze malit. Ja shtepite e bukura, ja livadhet, arat, malet lart...

Dhe une, si shumkujt qe kerraba i terheq nga vetje, ju them bashkudhtareve se - mire eshte ketej nga lagjja e Benit por shikoni ketej majtas Prroit te Thate, shikoni lagjen time, te prinderve e gjysherve te mi, lagjen e Gjekmarkajve te Boges. Shikoni sa shtepi te bukura, shikoni cfare bacesh me arra e peme te gjithefare llojshme. Shikoni cfare kullotash ne shpatet matan deri ne bjeshket e Razmes...! Shikoni fare muresh me gure te bardhe bjeshke ndajne arat, bacet, rrugen e makines ne te dy anet...

...!

...Gryka e Lugjeve te Boges eshte vertet e gjate, e sidomos per ata qe kalojne ketej separi duket e pambarueshme. Dhe sot, neve kemi vendosur ti shkojme gjere ne fund, more deri ne maje te Qafe Terthores mbi 1700 metra mbi nivelin e detit nga ku te duket se krejt dynjane i kie perfund. Here djathtas e here majtas Prronit te Thate, rruga e asfaltuar gjarperon me kaq shume kthesa sa i thua vetes more pse kane kaq shume emer Leqet e Hotit a Kthesat e Gomsiqes?! Po ku ka si kthesat e Qafe Terthores ne Gryke-Lugjet e Boges? Ketu eshte gjithmone bukur vere e dimer, por ne nje dite vjeshte si sot ku edhe gjethet e malit kane marre ngjyra te pafund ku dominon e argjendeta, eshte nje panorame qe te merr me vete dhe ndjehesh e pafuqishme ta pershkruash si duhet, sepse, si thone fjales, `´nuk ia jep dot hakun´`!

...Me ne fund jemi ne Qafe! Ketu, `shih e shkruaj`´. Ka mbaruar jo vec  pylli i ahut e lajthise por edhe pisha ka filluar te rrallohet e i leshon vendin kulloses alpine. Nje mrekulli marramendese.

Koha e demokracise, liria e punes dhe e prones i ka dhene krah biznesite edhe maj maleve per te bere gjera te bukura

...Ketu mbaron asfalti. Te gezon fakti se rruga vazhdon me mjete te renda fadroma e buldozere dhe se shpejti deri ne Theth do jete udhetimi shume i rehatshem dhe me kursim kohe. Ne ndalojme ketu dhe hyjme ne stanin - restorant te bjeshkes ndersa nje grup tjeter me kosovare e kuksione me te cilet bisedojme nje cope here thone se do shkojne edhe me tej dhe vazdojne rrugen mes malesh...

Lugina te pashoqe, hone gjigande sheh poshte vetes a thue se po dojne te na ngjallin deshiren e fluturimit...Dhe vertete ne keto panorama e lartesi njeriu perjeton ndjesi qe mbase kurr nuk i ka marre as ndermend. Mbase edhe nga keto ndjesi, bjeshket quhen frymezim!

Eshte pushimi i drekes dhe dy punetore jane shtrire e i ka kapur gjumi ne lendine, ne flladin e bjeshkes. Dhe ne, miqessisht po i fotografojme.

Per te ruajtur traditen shekullore te vendit dhe per te qene sa me interesant per vizitoret e turistet e huaj ketu gatuhen gjera karakteristike si djathi zier, djathi i njome, turshia, kacamaku,mishi i kecit, kosi i deleve etj etj, nje larmi me ushqime te shijshme e shume te fresketa.

Maje-mali, ne Qafe Terthore: -Arben Kapllaj, Ejup Draga, Zylfieja, Sabrieja dhe Une, autorja e ketyre rradheve

Nje kujtim i paharruar nga bjeshket e Boges, me Zylfien e Sabrien

...Megjithese pjese e ketyre maleve te larta, mish e gjak i ketyre trojeve shekullore tani jetojme disi me larg tyre ne qytete e fusha bregdetare por kurrsesi nuk ndjehemi te ndare. Keshtu erdhen kohet qe edhe ne banoret e bjeshkes te vijme ketu si vizitore, si turiste. E rendesishme eshte qe kurrr nuk mund ti harrojme, kurr nuk mund ti nderrrojme keto troje me askend tjeter ne kete bote.

Edhe grupi yne i sotem prej 6 vetash tani duhet te kthehemi. Une mund ti mbylli ketu ne faqet e revistes keto mbresa me keto foto modeste por kurrsesi perfytyrimet e ndjesite e mia per keto ane. Edhe ne darke kur te shkojme te shtepia ne Lezhe, gjithshka do shume fishohet ne biseda me prinderit e mi dhe te Benit, me ata qe kane lindur e ndjehen cdo dite ketu. Ata do na thone shume e shume me teper, shume me me emocion se ne bijet e bijat e tyre.

Po e mbyll kete shkrim me kete foto duke pire kafe ne bjeshket e te pareve te mi, sikur po pi nje kafe edhe me ju lexues e redaktore te nderuar te revistes ZemraShqitare

Ju mbajta pak minuta me kete fotoreportazh, mbresa udhetimi, se per te zbrazur ato qe ndjejne e kujtojne me mall prenderit tane huhen libra te tere. Ndoshta koha do i sjelli edhe ato.

-Ekskluzivisht per Zemrashqiptare, fund-Tetori  2019-