E marte, 23.04.2024, 03:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Shëndritjet e rrëmujëllugës

E marte, 29.10.2019, 09:45 PM


Shëndritjet e rrëmujëllugës

Nga Blerim Rrecaj

Tash sa erdhëm në mesin e kësaj dite. Diell i fortë edhe në këtë ditë pothuajse fundtetori. S'ka edhe dy-tri ditë edhe ky muaj e po arratiset si dallëndyshe. Heq xhaketën vjeshtore, e lë në karrikën kojshike të tavolinës ku rri, në verandën e kësaj kafiterie që qëndron në kufijtë e vet në mes të tjerave shoqe të saja, me emrin e një vendi bregdetar e turistik amerikan. Ca hapa matanë e fare pranë vijave kufitare, qarkullojnë kalimtarë me e pa automjete. Pak djersë në ballë t'i servojnë rrezet e diellit që s'e lënë vetëm me kaq. Mendja na vete te java e fundit e të kësaj jete që shkoi. Dhe te kjo që filloi, e po vazhdon. A nuk e thonë se ka shtatë ditë jetë në këtë botë. Po edhe te kjo mjegullnajë smogu në horizont, te një tym që ngjitet lart e te gjethet që sikur duan të ndizen e marrin flakë para se të bien, shtrihen, shkilen, fshihen, barten. Çohemi. Zbresim rrugës nëpër konviktet e studentëve, ku mes tyre dallohet njëra prej studenteve me bidon dhjetë litërsh mbi njërin sup, derisa bashkëudhëtarja e saj mban një qese me gjëra ushqimore. Ecim për t'u ndeshur me një fluturim korbi. E ç'bën ai? Fluturon me arrën që e ka në sqep dhe ajo përplaset për asfalt, vije korbi dhe e merr, e nuk e dijmë a do t'i duhet ta hedh përsëri. Këtu një xhamfshirës rruge, vizaton një zemër në xhamin e përparmë të kësaj veture. Ec e ec, ec e ec. Këtu këpusim disa koka të thara lulesh (më duket njihen me emrin kadife) i shtypim duke lëvizur gishtërinjtë për të parë pastaj fijet hollëgjata e të zeza të farave të tyre. Mes tyre rrijnë bashkatdhetaret e tyre petalengjeshura të verdha e të portokallta dhe ca me koka të kafta me ca petalehapura, jo më shumë se gishtat e një dore dhe që kanë një aromë të përbashkët parfumore të fortkëndshme. Një biletashitës ndërron vend sikur peshkatari në brigjet e lumit. Shtalbpjekësit janë shndrruar në gështenjapjekës. Në rrëmujëllugën e përditshme ka dhe gjëra që shëndrisin njashtu si fytyrat e fëmijëve dhe të ftonjëve të fshatit...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora