Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Nikollë Leonik Tomeu, filozof i njohur me origjinë arbërore

| E marte, 29.10.2019, 09:06 PM |


Nikollë Leonik Tomeu,  filozof i njohur me origjinë arbërore

Nga Gjon Keka

Nikollë Leonik Tomeu,  filozof i njohur me origjinë arbërore Nga Gjon Keka Kur flasim për njerëzit e famshëm,   respektivisht njerëzit që kanë lënë gjurmë në jetën e tyre,  flasim zakonisht për yje  të cilat sot i bëjnë dritë tempullit të shkencave,  por edhe për njerëz tepër të thjeshtë në jetën e tyre.Ata nuk i kushtuan rëndësi pasurisë,   lakmisë,   luksit,   por në mënyrë tepër të thjeshtë jetuan dhe vepruan dhe lanë veprat e tyre të pavdekshme.Kur jemi tëk humanistët tanë arbëror europian atëherë është e pamundur të mos përmendim disa nga emra të famshëm si Pal Engjelli,   Gjon Gazulli,  Gjon Buzuku,   Pjetër Bogdani etj etj,   të cilët lanë gjurmë në jetën dhe veprën e tyre dhe bota u bë me e pasur dhe më me shumë rreze dielli.

Në mesin e tyre ishte edhe Nikollë Leonik Tomeu,   i cili hynë në hallkën e humanistëve të njohur.

Ky studiues shumë i dalluar i lindur më 1456 në Venedik është me origjinë arbërore,  pra rridhte nga familja arbërore.“Ai kishte studiuar nën dejtimin e  Dhimitër Kalkondin në Firence,   dhe u bë aq i përsosur  si një mjeshtër i gjuhës,   sa që mund të ligjëronte mbi Platonin dhe Aristotelin në greqishten origjinale.Kjo përsosmëri në atë kohë kishte qenë e rrallë. Tomeu u bë docentë,  pastaj si profesor i filozofisë Aristoteliane dhe Platonike në Universitetin e Padovës. Ai vdiq në vitin 1531 duke lënë vepra të rëndësishme përgjatë jetës së tij si filozof,  letrar dhe teolog.Nikollë Leonik Tomeu ishte një burrë me shije elegante,   dhe dëshironte të  nxirrte nga burimi,   në mënyrë që të rivendoste filozofinë. Ai përktheu,   me shumë elegancë,   disa pjesë të Aristotelit,   në lidhje me historinë natyrore. Ai shkroi disa dialogje sipas mënyrës akademike për çështje të rëndësishme. Një vepër tjetër e tij me rëndësi është „De Varia Historia...“,   ka veçorinë se është shkruar në rini,   e cila është botuar pastaj më vonë. Një durim i tillë është shumë i rrallë në karakterin letrar“.Sjellja e tij ishte ajo e një filozofi të vërtetë,   sepse sjelljet e tij ishin të thjeshta dhe kurrë nuk vrapoj pas luksit dhe nuk u korruptua asnjëherë. Nikollë Leonik Tomeu shte i përkushtuar në kërkimin e së vërtetës dhe jetonte si njeri i thjeshtë.

[Gjon Keka - ky tekst është pjesë në një nga librat e mi]